18 Gusht 2024, 15:04
Nga E. D
foo ilustruese
UKRAINË- Komandanti i Forcave Ajrore të Ukrainës tha se ura e dytë në rajonin rus të Kurskut është shkatërruar, teksa Kievi po tenton të dobësojë operacionet luftuese të Rusisë në këtë zonë.
“Minus edhe një urë. Forcat Ajrore vazhdojnë ta privojnë armikun nga aftësitë e logjistikës përmes sulmeve precize ajrore, të cilat ndikojnë ndjeshëm në operacionet”, shkroi në Telegram, komandanti i Forcave Ajrore, Mykola Oleschuk.
Më herët, blogerët rusë të luftës publikuan fotografi të një ure të dëmtuar mbi lumin Sejm, afër fshatit Zvane, në Kursk. Moska ende nuk ka komentuar për këtë sulm. Më 16 gusht, Ministria e Jashtme e Rusisë e akuzoi Ukrainën se ka përdorur raketa me rreze të gjatë veprimi, të prodhimit amerikan, për të shkatërruar një urë kyçe në qarkun Glushkov në rajonin e Kurskut. Gjatë, sulmit, sipas Rusisë u vranë vullnetarë që po ndihmojnë në evakuimin e civilëve.
Forcat ukrainase nisën një inkursion të befasishëm në rajonin e Kurskut më 6 gusht, duke ndryshuar dinamikën e luftës që ka nisur mbi dy vjet e gjysmë. Si pasojë e ofensivës ukrainase, 120.000 persona janë larguar nga shtëpitë e tyre. Sipas zyrtarëve rusë të sigurisë, shkatërrimi i urës më 16 gusht shkëputi një pjesë të qarkut Glushkov, duke ua bërë më të vështirë civilëve evakuimin nga rajoni.
Ndërkaq, ambasadori ukrainas në Gjermani, Oleksiy Makeyev, i bëri thirrje Berlinit që të mos ndalojë ndihmën për Kievin, mes raportimeve se Gjermania po planifikon që ta shkurtojë ndihmën për Ukrainën vitin e ardhshëm. Në Rusi, copëzat e një droni të rrëzuar në rajonin jugperëndimor rus, Rostov, kanë shkaktuar zjarr në një objekt magazinimi të dizelit në orët e para të 18 gushtit, shkroi në Telegram guvernatori rajonal, Vasily Golubev.
Ai tha se njësitë e zjarrfikësve janë angazhuar për të shuar zjarrin në qarkun Proletarsk, duke shtuar se nuk ka viktima. Ministria ruse e mbrojtjes tha se mbrojtja ajrore ka rrëzuar pesë dronë ukrainas gjatë natës mbi Belgorod, Kursk dhe Rostov. Kievi rrallë komenton për raportimet për sulme me dronë.
Ndërkaq, kreu i administratës ushtarake të Kievit, Serhiy Popko, tha më 18 gusht se Rusia ka nisur raketën e tretë balistike kundër kryeqytetit ukrainas gjatë këtij muaji. Ai shtoi se forcat ruse kanë kryer edhe sulme me raketa lundruese ndaj Kievit. Forcat Ajrore ukrainase thanë se në total kanë rrëzuar tetë dronë dhe pesë raketa mbi rajonet e Kievit, Sumit dhe Poltavës.
lufta ukraine-rusi
Bota
18 Gusht 2024, 14:58
E. D
kamla harris donald trump
SHBA- Në zgjedhjet presidenciale të nëntorit mund të shohin ndarjen më të madhe gjinore në his...
Bota
18 Gusht 2024, 14:51
I.A
Daniel Serwer
SHBA- Profesori në Universitetin Johns Hopkins Daniel Serwer, ka folur për hapjen e urës mbi lumin Ibër dhe për &cce...
Bota
18 Gusht 2024, 14:39
M.B
Prevallë, Prizren.
KOSOVA- Një grua ka vdekur nga plagët e marra pasi u godit nga rrufeja mesditën e 18 gushtit në Prevallë ...
Bota
18 Gusht 2024, 14:25
M.B
Foto ilustruese
BRUKSEL- Aktualisht Brukseli zyrtar është me pushime verore, shumë eurodeputetë dhe punonjës të Bashkimi...
Bota
18 Gusht 2024, 14:16
M.B
Emmanuel Macron
FRANCA- Për periudhën e Lojërave Olimpike, Franca ishte si të thuash, një "zonë pa politi...
Bota
18 Gusht 2024, 13:50
M.B
Foto ilustruese
GAZA- Sulmet izraelite në Gazë vranë 19 veta gjatë natës, mes tyre një grua dhe gjashtë fëmijë...
Bota
18 Gusht 2024, 13:31
M.B
Ivica Daçiç
SERBIA- Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiç, tha se një natë m&eum...
Bota
18 Gusht 2024, 13:16
M.B
Foto ilustruese
GAZA- Sulmet ajrore izraelite, të kryera gjatë natës, kanë lënë të vrarë të paktën 19 per...
Bota
18 Gusht 2024, 10:20
M.B
Kamala Harris
SHBA- Kur Kamala Harris të dalë në skenë në Konventën Kombëtare Demokratike në Çikago k&e...
Bota
18 Gusht 2024, 09:31
M.B
Antony Blinken
IZRAEL- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, më 18 gusht do të qëndrojë në Izrael, si pjesë e pë...