26 Korrik 2023, 22:35
Nga k.m.
Foto ilustruese
Të mërkurën, shërbimi i sigurisë së Ukrainës pranoi se ishte përgjegjës për një shpërthim që dëmtoi rëndë urën e Kerçit, që lidh gadishullin e Krimesë me Rusinë, në muajin tetor të vitit të kaluar. Shpërthimi, i shkaktuar nga një kamioni me bombë, rezultoi në tre viktima. Duke folur në televizionin kombëtar ukrainas të mërkurën, kreu i Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës, Vasyl Malyuk tha se agjencia e tij qëndronte pas sulmit.
“Kishte shumë operacione të ndryshme, operacione speciale. Për disa prej tyre do të mund të flasim publikisht dhe me zë të lartë pas fitores, nuk do të flasim fare për të tjerët”, tha Malyuk.
“Është një nga veprimet tona, përkatësisht shkatërrimi i urës së Krimesë më 8 tetor të vitit të kaluar”.
Pas këtij incidenti, Rusia rindërtoi urën. Presidenti Putin drejtoi një makinë nëpër strukturën e restauruar pasi u kryen riparime të shumta. Javën e kaluar, një tjetër sulm në urë la të vdekur një çift dhe plagosi rëndë vajzën e tyre.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka thënë se ura që lidh gadishullin e Krimesë me Rusinë “sjell luftë, jo paqe”, dhe rrjedhimisht është objektiv luftarak. Kjo urë ka një rëndësi të madhe për Moskën, duke shërbyer si një rrugë thelbësore për furnizimet ushtarake dhe civile dhe simbolizon kontrollin e Kremlinit mbi gadishullin e aneksuar të Krimesë që nga viti 2014.
Ura rrugore dhe hekurudhore është e gjatë 19 kilometra. Presidenti rus, Vladimir Putin, është zotuar për “përgjigje” ndaj sulmit. Krimea u aneksua nga Rusia më 2014, ndërsa Kievi do që ta rimarrë atë, teksa po lufton kundër pushtimit të plotë rus prej 17 muajsh. Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022. Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL
lufta ukraine-rusi
Bota
26 Korrik 2023, 22:06
k.m.
Foto ilustruese
SHBA- Anëtarët e Kongresit morën një përgjigje të mirë lidhur me teoritë ndaj UFO-ve të më...
Bota
26 Korrik 2023, 21:53
f.i
Yevgeny Prigozhin
RUSI- Një raport i ri pretendon se kreu i grupit "Wagner", Yevgeny Prigozhin dyshohet se ka fshehur vajzat në një hot...
Bota
26 Korrik 2023, 21:58
k.m.
Foto ilustruese
Strukturat e reja të drejtësisë shqiptare pas reformës janë shumë herë më aktive kundër korrup...
Bota
26 Korrik 2023, 21:42
f.i
Aleksandër Lukashenko
EUROPË- Bashkimi Evropian ka rënë dakord të miratojë sanksione shtesë kundër Bjellorusis...
Bota
26 Korrik 2023, 21:37
k.m.
Qin Gang
Organi kryesor vendimmarrës i parlamentit simbolik të Kinës votoi të martën për largimin e ministrit të Jasht&e...
Bota
26 Korrik 2023, 21:29
k.m.
Radoje Zvicer
KROACI- Një operacion anti-drogë është zhvilluar sot në Kroaci ku janë vënë në pranga bashkë...
Bota
26 Korrik 2023, 21:29
f.i
Aristidis Kolioupa
GREQI- Një bari i zhdukur në Magnezi është gjetur i vdekur pas zjarrit në Velestinë, raport...
Bota
26 Korrik 2023, 21:19
k.m.
Foto ilustruese
27 korriku shënon 70-vjetorin e nënshkrimit të një armëpushimi që i dha fund luftimeve në Gadishullin Ko...
Bota
26 Korrik 2023, 21:09
k.m.
Foto ilustruese
Të mërkurën, nënsekretari amerikan i Thesarit, Jay Shambaugh deklaroi se administrata Biden është e gatshme t...
Bota
26 Korrik 2023, 21:04
f.i
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka marrë pjesë në shënimin e Ditës Memoriale të P...