Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Mbi 90 të rinj nga Ballkani morën pjesë në Forumin Rinor të Procesit të Berlinit në Prishtinë. Rekomandimet e tyre do të prezantohen në Londër. Çfarë kërkojnë ata nga politikbërësit?

KOSOVË- Në kryeqytetin e Kosovës u zhvillua një prej ngjarjeve më të rëndësishme rajonale për të rinjtë, Forumi Rinor i Procesit të Berlinit. I organizuar nga RYCO me mbështetjen e Ambasadës Britanike, forumi mblodhi së bashku 95 të rinj nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe diaspora. Qëllimi: të diskutojnë sfidat dhe mundësitë e përbashkëta të brezit të ri dhe të japin rekomandime konkrete për politikëbërësit.
Atmosferë e gjallë
Të rinj nga Bosnja dhe Hercegovina deri në Shqipëri, nga Maqedonia e Veriut deri në Mal të Zi dhe Serbi rrëfyen se sa shumë rëndësi ka për ta ky forum, ku për herë të parë shumë prej tyre kishin mundësi të njiheshin me njëri-tjetrin, të thyenin stereotipe dhe të ndanin histori personale. Temat e diskutimit ishin të fokusuara tek migrimi, siguria dhe zhvillimi ekonomik.
"Kjo konferencë na lidh dhe na forcon,” tha Gentrit Krasniqi nga Sllatina, duke shtuar se aktivitetet e tilla ndikojnë drejtpërdrejt për paqen, sigurinë dhe zhvillimin.
Hera e parë në Prishtinë
Për disa kjo ishte edhe një përvoja e parë me Kosovën. "Kurrë nuk kisha qenë në Prishtinë,” tha Matej Knezovic, 24-vjeçar nga Tivati i Malit të Zi. "Doja të shihja vetë çfarë është Kosova, jo vetëm të dëgjoja histori.”
Sipërmarrësi 26-vjeçar Amer Begovic, nga Sarajeva, u fokusua tek tema e ekonomisë: "Problemet tona janë të ngjashme. Nëse duam të qëndrojmë në Ballkan, na duhet një e ardhme ekonomike e fortë, vende pune, më pak papunësi dhe mundësi për të hapur biznese.”
Edhe të rinjtë nga Maqedonia e Veriut sollën mesazhin e tyre. "Ne nuk i kemi përjetuar luftërat e '90-ës, por duhet të përballemi me të kaluarën,” tha Lendi Hodaj nga Tetova. "Qeveritë duhet t'u besojnë më shumë të rinjve.”
Eni Isakaj, nga Tirana, theksoi energjinë e Kosovës: "Kosova është vendi i duhur për këtë forum, sepse këtu burojnë ide dhe talente. Ishte frymëzuese të shihje se problemet tona janë ndryshe, por njëkohësisht shumë të ngjashme.”
Nga diskutimet e të rinjve tek politikëbërja
Pjesëmarrësit nga diaspora sollën një dimension tjetër. "Është shumë bukur të lidhesh me boshnjakë, serbë, shqiptarë, të kuptosh se i përkasim njëri-tjetrit,” tha Filip Pilic nga Mynihu, me origjinë nga Bosnja e Hercegovina. "Qëllimi është të prezantojmë konkluzionet tona në Londër, për t'u dëgjuar nga liderët.”
Organizatorët e forumit e shohin këtë si një hap të madh drejt përfshirjes së të rinjve nga Ballkani Perëndimor në vendimmarrje. "Qëllimi i këtij eventi është t'u japë hapësirë të rinjve për të qenë pjesë e procesit politik,” shpjegoi Gorgo Zviovic nga zyra e RYCO-s në Beograd. "Rekomandimet do të prezantohen në Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit në Londër.”
Forumi Rinor i Prishtinës tregoi se ndërsa politikanët shpesh ngecin në marrëveshje, të rinjtë e Ballkanit dinë të gjejnë gjuhë të përbashkët. Ata janë të gatshëm të kapërcejnë ndasitë historike dhe të punojnë për paqe, siguri dhe zhvillim ekonomik./DW
foto ilustruese SHBA- Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara tha se trupat e tij kanë vrarë një militant kryesor të grupit...
foto ilustruese RUSI- Senati i Shteteve të Bashkuara ka përshpejtuar shqyrtimin e një projektligji dypartiak që parasheh shpalljen e Ru...
Pankarta në mbështetje të Jimmy Kimmel janë lënë jashtë studios së tij në Los Angeles SHBA- Prezantuesit telev...
foto ilustruese KOSOVË- Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në mungesë kundër dy të dyshua...
Donald Trump SHBA- Një gjyqtar federal ka hedhur poshtë padinë prej 15 miliardë dollarësh të Presidentit Donald Trump&nb...
foto ilustruese TIRANË- Në shtator të vitit 2022 Shqipëria ndodhej në kulmin e krizës energjetike. Qeveria kishte shpallur em...
foto ilustruese Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka ndalur fluturimet mbi zonën operacionale të Korporatës Energ...
Donald Trump SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se do të takohet me homologun kinez, Xi Jinping, gjatë vjeshtës në samitin p...
Kaja Kallas ESTONI- Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka reaguar pas raportimeve për një tjetë...
foto ilustruese ESTONI- Tre avionë luftarakë rusë të tipit MiG-31 kanë shkelur hapësirën ajrore të Estonisë, d...