All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Zyrtarja e KE-së: Kriza në Gaza ngjan shumë me gjenocid

Deklaratat e saj kanë shkuar më tej sesa ato të bëra nga KE-ja. Krahu ekzekutiv i BE-së e ka akuzuar Izraelin për shkelje të të drejtave të njeriut në Gazë, por nuk ka bërë akuza për gjenocid.

7 Gusht 2025, 15:30 Nga M.B
Zyrtarja e KE-së: Kriza në Gaza ngjan shumë me gjenocid
Foto ilustruese
All - Paragraf - 1

EUROPA- Një zyrtare e lartë e Komisionit Evropian tha se zhvendosjet dhe vrasjet në Gazë ngjajnë shumë me gjenocidin.

“Nëse nuk është gjenocid, atëherë i ngjan shumë përkufizimit që përdoret për ta shpjeguar atë”, tha Teresa Ribera – zyrtarja e dytë më e lartë në KE – në një intervistë për Politico, të publikuar më 7 gusht.

Izraeli vazhdimisht ka mohuar akuzat se kryen gjenocid gjatë luftës në Gazë kundër Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Ribera është zëvendëspresidente ekzekutive e KE-së, e dyta për nga hierarkia pas presidentes Ursula von der Leyen. Socialistja spanjolle, portfolio e së cilës përfshin çështjet e klimës dhe antitrust, nuk është përgjegjëse për çështjet e politikës së jashtme të BE-së.

“Ajo që po shohim është se një popullatë e caktuar po shënjestrohet, po vritet dhe po vdes nga uria”, tha Ribera për Politico.

Deklaratat e saj kanë shkuar më tej sesa ato të bëra nga KE-ja. Krahu ekzekutiv i BE-së e ka akuzuar Izraelin për shkelje të të drejtave të njeriut në Gazë, por nuk ka bërë akuza për gjenocid. Javën e kaluar, KE-ja propozoi kufizimin e qasjes së Izraelit në programin kryesor të BE-së për financimin e kërkimeve shkencore, pas thirrjeve nga shtetet anëtare që ndaj Izraelit të rritet presioni, në mënyrë që të lehtësohet kriza humanitare në enklavën palestineze. Në atë propozim, KE-ja tha se Izraeli ka shkelur një klauzolë për të drejtat e njeriut të një marrëveshjeje që rregullon raportet e tij me BE-në.

“Nëpërmjet ndërhyrjes së saj në Rripin e Gazës dhe katastrofës humanitare që pasoi, përfshirë mijëra vdekje të civilëve dhe rritjen e shpejtë të rasteve të kequshqyerjes ekstreme, veçanërisht te fëmijët, Izraeli po i shkel të drejtat e njeriut dhe të drejtën humanitare”, u tha në dokument.

Izraeli i ka mohuar akuzat për gjenocid. Afrika e Jugut ka ngritur një rast për këtë çështje në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka cilësuar si “të turpshëm” rastin për gjenocid të ngritur pranë kësaj gjykate.

Lufta në Gazë ka nisur më 7 tetor 2023, kur radikalët e Hamasit sulmuan jugun e Izraelit, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Afër 50 persona besohet se ende mbahen në Gazë, ndërsa të tjerët janë liruar në marrëveshjet paraprake të armëpushimit.

Si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë që nga nisja e luftës janë vrarë më shumë se 61.000 persona, ka thënë Ministria e Shëndetësisë, e cila vlerëson se shumica nga viktimat ishin gra dhe fëmijë. Megjithatë, kjo ministri në shifrat që publikon për viktimat nuk bën ndarjen mes viktimave civile dhe luftëtarëve të Hamasit. Izraeli vazhdimisht përsërit se veprimet e tij në Gazë janë për vetëmbrojtje dhe e ka akzuar Hamasin se përdor civilët si mburoja njerëzore – akuzë që është mohuar nga grupi radikal./ REL

gaza

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë