LIVE UPDATES
Editorial

Ç’fsheh poshtë dyshekut? E di Edi Rama

23 Dhjetor 2021, 13:39 Nga DOSJA
Ç’fsheh poshtë dyshekut? E di Edi Rama

Nga Andi Bushati

Kjo javë filloi me një seri ngjarjesh, nga ato të cilat një njeriu të zakonshëm nuk i ndodhin së toku gjatë një jete të tërë. Të hënën dëgjova ambasadoren amerikane, Yuri Kim, që në një takim që përkonte me dy vjetorin e SPAK, tu thoshte prokurorëve të posaçëm se ata ishin “heronjtë e fëmijëve shqiptarë”. Pra se ata po e kryenin mirë detyrën, se tani të fortët e të pandëshkueshmit e këtij vendi, kishin filluar të kishin frikë.

Të martën, në mesditë, i prita më kot këta heronj, në Gjykatën e Lartë, në përballjen që Lapsi.al kishte me ta për çështjen e politizuar të procesit të patronazhistëve. Ata, pasi nuk mundën të hetonin as në PS, as te AKSHI mbyllën dosjen si një hetim që nuk gjeti dot lidhje me krimet zgjedhore. Në sallën e procesit ishte dërguar një përfaqësues i Prokurorisë së Përgjithshme, që ngaqë nuk kishte pikë lidhjeje me të, kërkoi të tërhiqej.

Të mërkurën e pashë me sytë e mij listën e grabitur të mbi 630 mij qytetarëve shqiptarë, të cilëve u ishin bërë publike pagat, vendi i punës, kartat e identitetit, etj.

Të treja këto episode lidhen nga një fill i vetëm me njëri tjetrin. Në prill të këtij viti Lapsi.al publikoi rrjedhjen e databazës më të madhe të të dhënave personale që kishte ndodhur ndonjëherë në historinë e Shqipërisë. Ne provuam me fakte, dëshmi dhe prova se kjo vjedhje e institucioneve shtetërore, të cilave qytetarët u kishin besuar privacinë e tyre, ishte bërë me qëllim për tu përdorur nga patronazhistët e rilindjes të cilët shantazhonin, joshnin dhe blenin votuesit. Ndonëse ky qe një skandal i përmasave të atilla, sa që solli në Tiranë të gjithë korespondentët e shtypit europian, Edi Rama e kaloi atë me gallatë, duke shprehur madje krenari për ushtrinë e tij të korruptuesve.

Edhe SPAK e mori udhëzimin politik. Ai filloi spektaklin e hetimit të gazetarëve, gjë për të cilën i theu hundën me shpejtësi Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Por nuk kaloi shumë dhe çështja degjeneroi.

“Heronjtë e fëmijëve”, nuk guxuan as të merrnin në pyetje qoftë dhe një patronazhist të vetëm, nuk trokitën në asnjë institucion të cilit qytetarët i kishin besuar fshehtësinë e të dhënave të veta dhe arritën në përfundimin se hetimi i kësaj dosjeje nuk i takonte atyre.

Një ditë pasi unë e humba mundësinë të përballesha me ta në Gjykatën e Lartë, shpërtheu skandali tjetër, ai i rrjedhjes së pagave të qindra mijë të punësuarve shtetërorë dhe privatë. Kjo gjëmë që dhunon interesat tregtare të mijra kompanive të biznesit, që i bën qytetarët me paga të mira, si drejtorë bankash apo CEO kompanish, pre të shantazhit nga bandat e dhunshme, ngre disa pyetje të thjeshta.

A do ndodhte kjo nëse PS dhe Rama do ishin ndëshkuar për krimin fillestar? A do ishte e mundur nëse SPAK do kishte bërë detyrën e vet minimale? A do kamuflohej dot nëse Yuri Kim dhe Soreca nuk do i trajtonin shqiptarët si debilë, duke i thënë se pandëshkueshmërisë po i jepet fund?

Natyrisht që jo!

Zhveshja nga privacia financiare e dhjetra mijra qytetarëve është fryt i kësaj aleance të trefishtë kriminale të nisur nga politikanët që i grabitën, të pa hetuar nga prokurorët që iu shamngën detyrës dhe të justifikuar nga ambasadorët që mbyllën sytë për të vazhduar me përrallën e suksesit të reformës në drejtësi.

Dhe e bukura qëndron në faktin se kjo është një nga ato çështje që rëndon njësoj mbi të gjithë qytetarët, pavarësisht nga preferenca e tyre politike, pavarësisht nga përkatësia me pushtetin apo opozitën. Sot teksa bisedoja për këtë skandal, fytyrat më të zymta i gjeta tek mbështetësit më të flaktë të Ramës dhe tek ruspijet më të devotshme të rilindjes. Sepse së pari atyre u kishin dalë në publik milionat maramendëse që fusnin në xhep, në këmbim të shërbimit të pështirë ndaj regjimit.

Kjo pra është autokracia qesharake nën të cilën jetojmë, ajo që nuk mbron dot as shërbëtorët e vet. Sepse kjo piramidë që është ngritur prej tetë vitesh, ka vetëm një qëllim, të mbajë në kulm të saj një njeri të vetëm, në gjithçka tjetër është banale dhe amatore. Një vjedhje thelbësore në këto përmasa nuk ka ndodhur as në kohën e “terapisë shock”, kur u bë shkrumb e hi shumëçka, as në perudhën kur Zani me Kakamin hapnin depot e armatimeve.

Sot shteti është me brekë nëpër këmbë.

Sot qytetarët janë të rrezikuar më shumë se kurrë, pasi regjimi dhe bandat e tij iu’a dinë edhe atë që mbajnë të fshehur nën dyshek. Ngaqë janë mësuar të durojnë ata edhe mund të vazhdojnë ta bëjnnë këtë. Ama një gjë është e sigurtë, as dhe më të bindurit tashmë nuk besojnë dot në përrallat se po modernizohet Shqipëria dhe se po rivendoset drejtësia.

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

editorial editorial andi bushati edi rama skandali me pagat e qytetareve andi bushati edi rama skandali me pagat e qytetareve

Sondazh

Poll
Editorial 19 Dhjetor 2021, 09:31

Partia e madhe në dorë të njerëzve të vegjël!

Nga dje, Partinë Demokratike po përpiqen ta drejtojnë disa njerëz të vegjël. Përdorimin e fjalës “të vegjël” e kam në dy kuptime, si për nga mosha ashtu edhe pë...

Editorial 12 Dhjetor 2021, 06:50

Berisha, zoti i pavdekshëm i gjurulldisë

Nga Arlind QoriSali Berisha nuk vdiska kurrë. Për herë të parë emrin e tij e kam dëgjuar kur isha 9 vjeç, dikur nga janar-shkurti i 1991, kur një fqinj u...

Editorial 11 Dhjetor 2021, 19:20

Agonia mbaroi

Çdo njeri ndez një dritë të vetën e cila shpalos përpara të tjerëve fuqinë dhe forcën individuale të tij. Mënyra e vetme për ta ndezur atë është nëpërmje...

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!