LIVE UPDATES
Editorial

Djana Bahçja, Edoardo De Filipo dhe Bajram Begaj!

Për ironi, këtë të mërkurë, zonja e parë Armanda Begaj zhvillon në Presidencë një aktivitet me temë “Gruaja- shpirti i thesareve tona etnografike”. Zonja e parë nuk ka në dorë të firmosë amnisti, ama sot ajo mund dhe duhet ti përshpërisë në vesh bashkëshortit të saj se ai ka në dorë të japë një dorë për drejtësi sociale përballë pa(drejtësisë) së ligjit që nuk ka mëshirë, kur nuk ka lek!

16 Mars 2023, 00:30 Nga Bledian Koka

Djana Bahçja!

Në një akt të padëgjuar deri më sot, drejtësia shqiptare ka vendosur të dërgojë në burg për një gjobë të papaguar, nënën e një vajze 10 ditëshe. Lehona nga Shkodra, Djana Bahçja as nuk e kishte idenë që ajo kishte hesape për të larë me ligjet e Shqipërisë, por ligji është i verbër dhe si i tillë funksionon pavarësisht ligjeve të natyrës. Atij ligji që thotë se një foshnje e porsalindur duhet të ushqehet nga gjiri i nënës së saj të paktën 6 muaj. E njëjta drejtësi që liroi 1 muaj më parë Dan Hutrën i cili vrau 3 gra për një orë, e po i njëjti ligj që la në shtepi Fation Muratin e që për faj të të cilit humbi jetën 60 vjeçarja Mimoza Paja, ka vendosur qe Djana Bahçja të shkoi në burg për 5 pare. Ironi therëse më të zezë se kaq në vetëm 20 dite të marra bashkë, vetëm një vend i mallkuar si Shqipëria mund të prodhojë. Por dhe sikur ligji të jetë në të drejtën e vet, cfarë mund të bëhet për të kthyer nënën te foshnja, dhe për ti dhënë foshnjes nënën?


Edoardo De Filipo!

Pa dashur të bëj sofizma, jo historia por kinematografia italiane e ka trajtuar me përpikmeri të frikshme një situate të ngjashme.

"Ieri, oggi e domani" është një nga skenaret kryevepër që Edoardo De Filipo i ka dhuruar kinemasë italiane përmes një filmi të drejtuar nga Vittorio De Sicca nën interpretimin e mrekullueshëm të Sofia Loren e Marcello Mastroianit. Ky triptik kinematografik, në episodin e parë, "Ieri", trajton dramën e një familje të varfër napoletane. Karmine dhe Adelina kanë një problem ligjor me shtetin, gjobë e cila rezulton nën emrin e Adelinës. Për ti shpëtuar përballjes me ligjin, çifti ka lindur plot 6 fëmijë, sepse rregulli parashikon që një nënë shtatëzënë ose 6 muajshe lehone nuk mund te burgohet. Pasi dështon të ngelet shtatëzënë sërish, Adelina vendos të bëjë burgun dhe shkon në qeli bashkë me dy femijët më të vegjel. Komuniteti bëhet bashke dhe fillon të mbledhe qindarka për lirimin e Adelines, por e gjitha kjo nuk mjafton. Atëherë, bashkeshorti i Adelines vendos ti drejtohet Presidentit të Republikës për falje, vendim i cili merret nga ky i fundit dhe Adelina lirohet e bashkohet me familjen e saj. 70 vjet më parë, De Filipo mund ti jetë referuar edhe një historie reale kur shkroi dramën e Karmines dhe Adelinas. Sot pas 70 vjetësh ne vetëm mund të mahnitemi me gjeniun Italian dhe të dëshpërohemi për batakun ku kemi rënë, si një lagje e varfër e Napolit e viteve 50!
Bajram Begaj!

A ka në dorë Presidenti i Republikës të ndërhyjë në këtë pikë? Në ato pak kompentenca që ende i kane mbetur Kreut te Shtetit në Shqipëri, ekziston edhe mundësia për të firmosur amnisti. Nëse Shqiperia sot do të kishte një President Republike, i cili nuk shqetesohet nëse ka apo s’ka eskorte kur udhëton nëpër botë, por do te ishte i përqendruar për të bërë punën e tij si përfaqësues i unitetit dhe interesave të popullit, Bajram Begaj do të duhet të ishtë vënë në lëvizje sot duke firmosur që nëna e një foshnje të kthehej të krijesa e saj. Për ironi, këtë të mërkurë, zonja e parë Armanda Begaj zhvillon në Presidencë një aktivitet me temë “Gruaja- shpirti i thesareve tona etnografike”. Zonja e parë nuk ka në dorë të firmosë amnisti, ama sot ajo mund dhe duhet ti përshpërisë në vesh bashkëshortit të saj se ai ka në dorë të japë një dorë për drejtësi sociale përballë pa(drejtësisë) së ligjit që nuk ka mëshirë, kur nuk ka lek! Sigurisht që duke parë sesi erdhi Bajram Begaj në krye të shtetit është e tepërt të pretendosh shumë. Një figurë i cili është i aftë të firmosë për asgjësimin e aseteve ushtarake me vlerën e “sigurisë kombëtare” për intersat e oligarkëve, është shumë larg esencës logjike të një njeriu mediokër që të ketë dëgjuar për rastin e Djana Bahces e larg qoftë të triptikut të Edoardo De Filipos, që 70 vite më parë e thirri në kauzë Presidentin e Republikës. Dero atëhere, ne, populli, atë që ende kemi mbetur në Shqipëri, nuk na mbetet vetëm që përsiatemi duke kërkuar shembuj sesi mund të lirohet nëna e një foshnje, dhe sesi e njëjta “drejtësi” liron 2 kriminelë pa din e iman me pasoja ne jetë nënash e grash.

bledian koka djana bahcja

Sondazh

Poll
Editorial 9 Mars 2023, 12:35 Ditmir Bushati

Mes ideales dhe të mundshmes

Negociatat e 27 Shkurtit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel përfunduan me arritjen e një marrëveshjeje të propozu...

Editorial 7 Mars 2023, 09:16 Meri Lika

Diktatura e Absurdit

Meri Lika Do ta nis shkrimin tim me një strofë nga teksti i një kënge për fëmijë, me titull “Mbretëria me kok...

Editorial 2 Mars 2023, 08:58 Meri Lika

Yuri, nëse vula...!

Meri Lika  “Pse s’më erdhe kur të prita 100 vjet po m’bahet dita.” Nuk e di ku i kam lexuar këto vargje, t&eum...

Editorial 28 Shkurt 2023, 13:39 Arber Zaimi

Mbi “marrëveshjen”

Arber Zaimi Mbi “marrëveshjen”. 1. Ajo nuk është nënshkruar ende. Kur të nënshkruhet i bien thonjëzat dhe b...

Editorial 28 Shkurt 2023, 11:32 Henry Kissinger

ChatGPT, Revolucion intelektual?

Henry Kissinger Një teknologji e re po përpiqet ta transformojë rrënjësisht procesin njohës tek njerëzit, që nga ko...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë