LIVE UPDATES
Editorial

Nga materniteti në qeli- Eksperimenti i drejtësisë me Dianën

Ajo është sot në burg jo se po vuan dënimin, por se nuk ishte mjaftueshëm e zonja dhe e fortë për të përdorur mjetet e kudonjohura tashmë për t'ju shmangur burgut

15 Mars 2023, 12:27 Nga Fjola Graçi
Nga materniteti në qeli- Eksperimenti i drejtësisë me Dianën
Naimi, burri i dyte i Dianes

Diana Bahçja do të duhet të shijonte ditët e para me krijesën që mbajti 9 muaj brenda vetes, por ky nuk ishte rasti i saj. Diana është në burgun e grave, ndërsa foshnja po rritet vetëm nga i ati, burri i saj i dytë, që në pamundësi për t'i ofruar "ngrohtësinë e nënës" po i mundëson vetëm rritjen fizikisht. Ajo që ka ndodhur në rastin e kësaj gruaje, përfshirë një mungesë totale të ndjeshmërisë nga ana e gjykatës, tregon edhe farsën me mbrojtjen e grave, luftën për barazi, ndihmesën për kushte të barabarta, kauzat feministe dhe gjithçka që në këtë vend përdoret për përfitime vetjake.

Diana ishte e martuar disa vite më parë. Me bashkëshortin e saj, të dy vendosën të ndaheshin, ndërsa më mes të tyre ishte një fëmijë, një vajzë e vogël. Gjykata vendosi që palët të ndaheshin, fëmijën e mbajti babai, ndërsa Diana kishte detyrimin ti përgjigjej financiarisht. Mospërmbushja e këtij detyrimi e ka çuar sot në burg. 

Por pa i hyrë sqarimit të një rrethane tërësisht familjare mes të dyve, edhe në rast se është kështu, sot problemi nuk është ky. Sot një foshnje e porsalindur nuk ka nënën afër dhe ky është thelbi që do të duhet të kishte gjyqtari që vendosi ndryshimin në vend të parë në 'hierarkinë' e dëmit të kësaj gruaje.

A ka rëndësi për shtetin, për shoqërinë, për familjen zbatimi i ligjit kaq me rigorozitet përpara një fëmije që nuk i mundësohet përkujdesi në javët e para të jetës? Një rast si ky, drejtësia shqiptare bën mirë ta ruajë, ta ofrojë si shembull për  dehumanizmin e qenies njerëzore, që pasi pranon paratë e kujtdo krimineli, vendos të zhbëjë familjen me argumentin se ka zbatuar ligjin. Diana është profili ekzakt që tregon se për kë bëhet ligji. Me saktësinë e një sahati, shteti vepron tek hallexhiu, tek i pambrojturi, tek njerëzit që nuk kanë njohuri dhe mundësi për të gjetur gropa në sistem dhe për të përfituar prej tyre.

Ajo është sot në burg jo se po vuan dënimin, por se nuk ishte mjaftueshëm e zonja dhe e fortë për të përdorur mjetet e kudonjohura tashmë për t'ju shmangur burgut. Ato mjete që liruan nga burgu Dan Hutrën për ta patur jashtë dhe për të vrarë lirshëm 3 gra, ato mjete që çojnë në spital çdo zyrtar të korruptuar se zemra e tyre e dobët nuk e mban dot burgun, të njëjtat mjete që lanë jashtë burgut në sy të të gjithëve Fajton Muratin dhe shokët e tij, në një drejtësi që nuk ka mbajtur kurrë erë drejtësi. 

Drejtësia e vulosur me çertifikatë ndërkombëtare Vettingu nuk gjen te Diana asnjë rrethanë që mund ta lehtësojë, duke harruar qëllimisht se në rastin e saj, ligji e lë të hapur mundësinë që kur nëna është shtatzënë dhe fëmija nuk i ka bërë akoma 1 vjeç, ekzekutimi i vendimit të dënimit të shtyhet. Por jo, drejtësia e ndau foshnjen nga burimi i tij i parë i jetës, sepse ligji është mbi gjithçka. Nuk ka argument më të fortë për një gjykatës sesa mungesa e qumështit të gjirit. Për këtë Dianës nuk i duhet pushteti. 

Kur nuk ka kaluar asnjë javë nga 8 marsi, ato që dolën dhe bërtitën në 8 mars, nuk dolën te Burgu i grave në Tiranë. Afërsia nuk i ndihmoi t'i gjendeshin pranë një gruaje që nuk njeh ligjet, nuk ka akses në media, nuk ka asnjë instrument që mund të mbrohet përveç është nënë. Me gjasë duke numëruar ende paratë e projekteve që kanë në duar, Dianën e kanë lënë vetëm përballë një drejtësie që punon në vetëm një drejtim./Dosja.al

diana bahcja rasti i diana bahcjas

Sondazh

Poll
Editorial 9 Mars 2023, 12:35 Ditmir Bushati

Mes ideales dhe të mundshmes

Negociatat e 27 Shkurtit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel përfunduan me arritjen e një marrëveshjeje të propozu...

Editorial 7 Mars 2023, 09:16 Meri Lika

Diktatura e Absurdit

Meri Lika Do ta nis shkrimin tim me një strofë nga teksti i një kënge për fëmijë, me titull “Mbretëria me kok...

Editorial 2 Mars 2023, 08:58 Meri Lika

Yuri, nëse vula...!

Meri Lika  “Pse s’më erdhe kur të prita 100 vjet po m’bahet dita.” Nuk e di ku i kam lexuar këto vargje, t&eum...

Editorial 28 Shkurt 2023, 13:39 Arber Zaimi

Mbi “marrëveshjen”

Arber Zaimi Mbi “marrëveshjen”. 1. Ajo nuk është nënshkruar ende. Kur të nënshkruhet i bien thonjëzat dhe b...

Editorial 28 Shkurt 2023, 11:32 Henry Kissinger

ChatGPT, Revolucion intelektual?

Henry Kissinger Një teknologji e re po përpiqet ta transformojë rrënjësisht procesin njohës tek njerëzit, që nga ko...

Editorial 24 Shkurt 2023, 13:17 Politico

Si e dëboi Moska Francën nga Afrika

Foto Ilustruese Flamuri francez u ul për herë të fundit në kampin ushtarak Bila Zagré në Burkina Faso të diel&eum...

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend