LIVE UPDATES
Editorial

Fasada e shëmtuar që fsheh një pushtet pa kufij dhe një opozitë pa shpresë

Mund të thuhej sot se njerëzit nuk e besojnë opozitën, por për këtë do të duhej më parë, që opozita të ishte e barabartë në këto zgjedhje, të kishte vulën dhe logon e saj, të mos detyrohej të fshihej në një koalicion ku edhe kryetarin e caktoi Kryeministri, të kishte mjetet e mbrojtjes dhe numërimit të votës.

15 Maj 2023, 14:08 Nga Enton Abilekaj
Fasada e shëmtuar që fsheh një pushtet pa kufij dhe një
Enton Abilekaj

Janë qindra mendime dhe argumente që përplasen me njëri-tjetrin për të kuptuar arsyen e një rezultati si ky. Edhe ndjenjat e zhgënjimit, zemërimit, trishtimit, lodhjes dhe dorëzimit zihen tek ata që prisnin një shenjë që Shqipëria nuk do të dorëzohej, pavarësisht nga gjeneralët në pension që e udhëhiqnin rezistencën.

Rezultatet vazhdojnë të godasin çdo përpëlitje për të shpëtuar diçka sado të vogël nga pushteti personal i një njeriu që hyri në politikë si libertin për ta bërë lirinë e tij hije të zezë mbi liritë e të gjithëve.

Argumenti i parë është që kjo ishte një masakër elektorale e paralajmëruar. Është e lodhshme të numërohen dhjetra mjetet që u përdorën për shkatërrimin e procesit, për përçarjen e opozitës dhe heqjen e mjeteve për të mbrojtur votën, për shantazhimin e qytetarëve dhe intimidimin e votuesve, për blerjen masive dhe shndërrimin e zgjedhjeve në pazar.

Ashtu si u përgatitën, këto zgjedhje nuk mund të sillnin një rezultat fitues për opozitën. Ato vetëm do tregonin sa të shqetësuar janë njerëzit nga pushteti personal i Edi Ramës dhe ngushtimi i hapësirave të lirisë për politikë, biznes, arsim, shëndetësi dhe gjithçka kanë nevojë, Sa të shqetësuar janë nga korrupsioni galopant që rrëmben çdo vit 1 të katërtën e buxhetit sipas KLSH, pa përfshirë këtu pronat publike dhe private në qytetet e mëdha dhe bregdet, sa besonin ata se vota për opozitën do ta ndryshojë këtë realitet.

Mund të thuhej sot se qytetarët nuk janë të shqetësuar nga pushteti personal i Edi Ramës dhe ngushtimi i lirive të tyre, mund të thuhej se janë të kënaqur që kufizimi i lirisë u jep më shumë mirëqënie, se nuk janë të shqetësuar nga korrupsioni galopant që hedh valle mbi kokat e prokurorëve të SPAK, se nuk duan t'ja dinë për pronat dhe shtëpitë që u grabiten, nëse shifrat e rezultateve do të ishin të besueshme, nëse do të lejoheshin të dilnin nga shtëpitë, nëse nuk do të shantazhoheshin direkt nga Kryeministri dhe pastaj nga gjithë rrjeti politiko-ekonomiko-kriminal që e mbështeti edhe këto zgjedhje.

Mund të thuhej sot se njerëzit nuk e besojnë opozitën, por për këtë do të duhej më parë, që opozita të ishte e barabartë në këto zgjedhje, të kishte vulën dhe logon e saj, të mos detyrohej të fshihej në një koalicion ku edhe kryetarin e caktoi Kryeministri, të kishte mjetet e mbrojtjes dhe numërimit të votës.

Megjithëse procesi i deformuar nuk e lejoi mesazhin e votuesve të vinte si verdikt i lirë, nuk mund të thuhet, por as mund të përjashtohet. Rezultati i thellë, ngre shumë pikëpyetje mbi dy gjeneralët në pension, që e justifikuan rikthimin me premtimin e ringritjes së opozitës.

Ata nuk mundën dot ta luftonin mekanizmin fitues të Edi Ramës, u futën me dijeni të plotë në procesin zgjedhor që ai e ka personalizuar si themelin mbi të cilin po ngre kullën e pushtetit personal, që është duke u lartësuar çdo ditë.

Ata nuk mundën t'i nxirrnin njerëzit për të votuar, duke sfiduar presionet dhe shantazhet, nuk mundën t'i bindin votuesit vulnerabël që të mos e shesin votën se do të përfitojnë shumë më tepër nëse pushteti lokal ndryshon, nuk mundën të motivonin të rinjtë të dalin nga shtëpia për të mos ikur nga Shqipëria dhe as të ikurit që të kthehen për një ditë me shpresën që do të kthehen përgjithmonë.

Përmasat e katastrofës e kanë bërë emrigrimin kryefjalën e ditës dhe Lulzim Bashën humbësin më krenar të opozitës. Duhet të thuhet sot që Berisha dhe Meta nuk mundën të bashkonin aktorët dhe faktorët opozitarë, politikë dhe civilë, nuk mundën të bashkonin as opozitën vetë, nuk mundën të bashkonin shqiptarët në një betejë kundër së keqes dhe më rezistencën e dobët, arritën vetëm të shndërrohen në një fasadë demokratike për regjimin që po instalohet me shpejtësi dhe po thellon diferencën e votave në çdo proces zgjedhor./Dosja.al

zgjedhjet lokale 14 maj 2023 analiza nga enton abilekaj enton abilekaj

Sondazh

Poll
Editorial 11 Maj 2023, 21:25 Fjola Graçi

A i beson Rama sondazhet?

Edi Rama dhe Sali Berisha TIRANË- Rezultati i zgjedhjeve lokale të 14 majit duket i çimentuar. I pari e ka çimentuar kryeministri, ...

Editorial 6 Maj 2023, 20:42 Meri Lika

Përse i shkrova Belindit

Para pak ditësh, shkrova një letër të hapur për kandidatin për kryetar Bashkie Belind Këlliçi, të koalicionit &ld...

Editorial 3 Maj 2023, 09:34 Meri Lika

Një pyetje për Belind Këlliçin!

Përshëndetje Belind! Po të drejtoj këtë letër, jo sepse nuk mund të të takoj, as se nuk mund të të shkruaj ...

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!