LIVE UPDATES
Editorial

Pse stonojnë zërat në korin pro Veliajt

Ndryshe nga këtu atje dalin si njerëz të lirë, kur duan ndryshim jo konfirmim të pushtetit, kur kanë një kauzë jo një qokë. Mirë apo gabim ata janë atje në rolin e aktivistit civil që lufton të ndryshojë qeverisjen në shërbim të vendit, jo si mercenari i qeverisë që del kundër intëresit publik në këmbim të një shpërblimi.

3 Maj 2023, 16:56 Nga Enton Abilekaj
Pse stonojnë zërat në korin pro Veliajt
Enton Abilekaj

Ky i fushatës së personazheve të famshëm në mbështetje të Erion Veliajt mund të jetë rasti tipik për 'spiropalizimin' e debatit.

‘Këto ndodhin në gjithë botën, madje bëhen edhe filma’.

Në referendumin e daljes së Britanisë nga BE, dy anëtarët e gjallë të grupit legjendar Beatles, e ndanë për herë të dytë bandën, këtë herë për politikë. Paul Mccartney ishte kundër BREXIT, ndërsa Ringo Starr ishte partizan i flaktë. Ashtu si një tjetër grup i famshëm britanik, Pink Floyd, u nda përsëri për luftën në Ukrainë. Ndërsa 3 anëtarë këndonin për tërheqjen e Rusisë në metronë e Kievit, nën predha, i katërti e justifikonte Putinin dhe fajësonte Perëndimin.

I gjithë Hollywood-i doli në mbështetje të Barak Obama-s në 2008. Fjalimi i Robert De Niros në mitingun e Obamës, ndërsa ai konkuronte akoma kundër Hilary Clinton, ishte jo vetëm emblematik, por edhe befasues, për aktorin që njihej si mik dhe mbështetës i Bill Clinton.

Clint Eastwood bëri të pamundurën që Obama mos ta merrte mandatin e dytë. Debati i tij me karrigen e Presidentit, ka shënuar gjithashtu një moment të paharrueshëm për fushatat elektorale.

Ka qindra e mijëra raste kur artistë apo njerëz të njohur janë bërë pjesë e fushatave elektorale. Shqipëria nuk është rasti i parë, por ka një ndryshim të madh me rastet Perëndimore.

Ndryshe nga këtu atje dalin si njerëz të lirë, kur duan ndryshim jo konfirmim të pushtetit, kur kanë një kauzë jo një qokë. Mirë apo gabim ata janë atje në rolin e aktivistit civil që lufton të ndryshojë qeverisjen në shërbim të vendit, jo si mercenari i qeverisë që del kundër intëresit publik në këmbim të një shpërblimi. Daljet e tyre publike e forcojnë raportin e tyre me publikun, ndryshe nga shërbimi me pagesë në Tiranë, ku raporti me publikun i ofrohet pushtetarit për të marrë një copë nga tepsia e korrupsionit.

Sepse, ashtu siç e thotë Andi Bushati ne një postim në Facebook, as pushtetari i korruptuar dhe as këngëtari i korruptuar, nuk jetojnë falë raportit me publikun.

I pari nuk jep llogari, por kërkon të manipulojë votën me shumicë nëpërmjet ndihmës së personazheve të njohur dhe pastaj të blejë më pakicë ato që mbeten. Të dytët të blejnë audiencë me paratë e fituara prej shërbimit, që pastaj ta shesin këtë si influencë për pushtetarin e radhës.

Prandaj kjo marrëdhënie që e fyen publikun, është më pak eficente se blerja e votës së fukarenjve të pashpresë. Publiku e ka humbur besimin te politikanët, e ka parë si janë telendisur "artistët", që aktivizohen vetëm me para publike dhe kurrë për një kauzë të madhe kombëtare, shoqërore apo edhe personale. Ata që kanë lënë Teatrin të prishet, që lejojnë Bashkinë për 4 vjet të bëjë ahengje falas, të përzgjedhë këngëtarët që marrin audiencë në dëm të konkurencës, nuk mund të jenë të besueshëm, kur ditën e zgjedhjeve kërkojnë ndihmën e publikut, për një gjë që nuk u takon.

Në sytë e publikut janë pengje që kërkojnë favorizimin e agresorit, janë ahengxhinjë e haremit të Sulltanit, ose skllevërit modernë të oborreve të Sheikëve.

Me këtë imazh më shumë e dëmtojnë fushatën e sponsorit politik. Erjon Veliaj, duke u shfaqur krah pengjeve, krijon vetëm idenë e agresorit, e politikanit dallkauk të tranzicionit lindor që investon luksin personal me paranë publike. Me shfaqjet hipokrite të të famshmëve të paguar, ai vetëm sa na kthen mbrapa në kohën kur autobusët me këngëtarë shoqëronin fushatën e liderëve shpëtimtarë, vetëm sa konfirmon që 10 vite në pushtet e kanë bërë të jetë e shkuara dhe slogani i partisë së tij vetëm një përpjekje për të fshehur të vërtetën.

enton abilekaj analiza nga enton abilekaj

Sondazh

Poll
Editorial 3 Maj 2023, 09:34 Meri Lika

Një pyetje për Belind Këlliçin!

Përshëndetje Belind! Po të drejtoj këtë letër, jo sepse nuk mund të të takoj, as se nuk mund të të shkruaj ...

Editorial 25 Prill 2023, 14:20 Enton Abilekaj

Zgjedhjet mbaruan, numëron Edi Rama

Sot KQZ vendosi ta lërë opozitën pa numërues në gjysmën e vendit. Nuk ishte vendim i papritur, ishte vulosja e një projekti...

Editorial 21 Prill 2023, 11:54 Slavoj Žižek

Idiotësia artificiale

Chatbot-et e rinj do të shkojnë shumë mirë me ideologët e të gjitha shtresave, nga turma e sotme që zhvillon luftërat ...

Editorial 14 Prill 2023, 20:29 Meri Lika

Gjuetia e pëllumbave

Meri Lika E morët vesh??? U gjet vjega ku vulistët mund të varin hallin e madh që i zuri me dorëheqjet e kandidatëve. Sot k...

Editorial 11 Prill 2023, 20:12 Enton Abilekaj

Dy mashtrimet e mëdha të fushatës së PS

Enton Abilekaj Fushata e Partisë Socialiste u hap sot me 2 shtylla, dy nga absurditetet që propaganda ka investuar për të çorien...

Editorial 10 Prill 2023, 11:12 Gjergj Erebara

Votim pa zgjedhje në Shqipëri

Kuti votimi Më 15 mars, ish-presidenti për pesë vjet dhe ish-kryeministri për tetë vjet, Sali Berisha, udhëtoi drejt Mirdit&e...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë