LIVE UPDATES
Editorial

Gjuetia e pëllumbave

Sot ka filluar do këndohet refreni se PD-ja e Berishës nuk po gjen dot fajtor për humbjen se këta të vulës po “luajnë aq bukur” sa nuk po ia japin këtë shans. Domethënë, edhe strategji, edhe taktikë, edhe teknikë.

14 Prill 2023, 20:29 Nga Meri Lika
Gjuetia e pëllumbave
Meri Lika

E morët vesh???

U gjet vjega ku vulistët mund të varin hallin e madh që i zuri me dorëheqjet e kandidatëve.

Sot ka filluar do këndohet refreni se PD-ja e Berishës nuk po gjen dot fajtor për humbjen se këta të vulës po “luajnë aq bukur” sa nuk po ia japin këtë shans. (Uau çfarë gjetje?!) Madje, madje ka zëra se kandidatët e vulës po tërhiqen, që Berisha të mos ketë kë të bëj me faj (Më vërte?! Dmth Rolandi do të tërhiqet i fundit si i fundmi i Mohikanëve?!) Sipas kësaj teorie na del që pas çdo dorëheqje të kandidatëve të tyre, vulistët, në zyrat tek “Kotoni” bërtasin:

- Po kjo ishte loja!

Domethënë, edhe strategji, edhe taktikë, edhe teknikë. Pra disa nga kandidatët e vulës, pasi vendosën të kandidojnë, vendosën që të tërhiqen në mënyrë që Berisha të mos ketë kë të bëj me faj kur të humbas. Të qeshësh e të qash në të njëjtën kohë, kur dëgjon teori të tilla. Këta po konkurojnë çdo program humori, nuk i konkurron dot më as Portokallia, as Al Pazari e as Kosherja se këta janë aktorë shumë më të zotë.

Domethënë këta vulistët, morën 920.000 euro në vitin 2022, do të marin dhe 940.000 euro në vitin 2023 jo për të ushtruar misionin e tyre politik, por për të luajtur kukafshehtas duke vendosur kandidatë në 15 bashki nga 61 e që pastaj shumica e këtyre të tërhiqen për t’i lënë Berishës në dorë dopjo gjashtën.

O Zot, sa e sofistikuar paska qenë kjo strategji!

Sigurisht që grupi i vulës është bërë qesharak por në të njëjtën kohë është duke e dëmtuar shumë opozitarizmin me pa dinjitetin dhe pa personalitetin e tyre politik, por se do arrihej deri në këtë pikë sa dështimin total të tyre dhe braktisjen që po iu bëjnë kandidatën ta quanin sukses, nuk ma kishte marrë mendja.

Ua ua ua sa të thella paskan qenë këto punë, more Perikli, njësoj si tek ajo fabula kineze!

Në Kinë ishte një qytet i vogël i quajtur Handan, në të cilin prej shekujsh ruhej një traditë e lashtë.

Të gjithë fshatarët gjuanin pëllumba për t'ia dhënë mbretit si dhuratë për vitin e ri. Mbretit i pëlqente shumë kjo traditë aq sa jepte edhe shpërblim për ata që i sillnin pëllumba dhe nuk i bënte aspak përshtypje se në përpjekje për të kapur një pëllumb, fshatarët vrisnin shumë të tjerë.

Një ditë, një burrë e pyeti  mbretin se përse i pëlqente kaq shumë kjo traditë. Dhe ai u përgjigj:

– Më pëlqejnë shumë pëllumbat. Dhe gjithë pëllumbat që më dhurojnë, pas një viti, një ditë përpara natës së Vitit të Ri i lë të gjithë të lirë, e kështu tregoj mirësinë dhe dhembshurinë time.

– Nënshtetasit e mbretit luftojnë që t’i kapin se e dinë që mbreti do t’i lëshojë pas një viti. – shtoi një nga lakejtë e mbretit.

Burri që kishte bërë pyetjen i zhytur thellë në mendime i tha:

– Ju i lëshoni pëllumbat si shfaqje të mirësisë dhe dhembshurisë suaj, por nënshtetasit tuaj, në përpjekje për t’i kapur, vrasin shumë pëllumba të tjerë. Nëse doni të tregoni mirësinë tuaj duhet të ndaloni gjuetinë e tyre, sepse ashtu siç bëni tani, që i merrni pëllumbat për t'i çliruar pas një viti, mirësia juaj nuk mund të riparojë dëmin që shkakton dëshira juaj./Dosja.al

meri lika editorial nga meri lika

Sondazh

Poll
Editorial 11 Prill 2023, 20:12 Enton Abilekaj

Dy mashtrimet e mëdha të fushatës së PS

Enton Abilekaj Fushata e Partisë Socialiste u hap sot me 2 shtylla, dy nga absurditetet që propaganda ka investuar për të çorien...

Editorial 10 Prill 2023, 11:12 Gjergj Erebara

Votim pa zgjedhje në Shqipëri

Kuti votimi Më 15 mars, ish-presidenti për pesë vjet dhe ish-kryeministri për tetë vjet, Sali Berisha, udhëtoi drejt Mirdit&e...

Editorial 5 Prill 2023, 10:45 Ditmir Bushati

Fundi apo fillimi i një epoke?

Me një popullsi prej pak më shumë se gjashtëqind mijë banorë, Mali i Zi luan një rol vendimtar në ruajtjen e ekuilibra...

Editorial 5 Prill 2023, 09:59 Meri Lika

Urdhëri vegjetarian i Kimit

Meri Lika Partitë politike kanë filluar fushatën, por sigurisht nuk mund të rrinte jashtë saj edhe ajo, “prima donna” ...

Editorial 28 Mars 2023, 09:39 Meri Lika

Me dyqind petrita vulëhumbur

Në murin tim në Facebook dje publikova një status të Agron Gjekmarkajt në të cilin ai iu kërkonte 200 petritave pengëm...

Editorial 16 Mars 2023, 16:56 Anthony Zurcher

AI: Sa 'të frikësuar' duhet të jemi?

Foto ilustruese Inteligjenca artificiale ka fuqinë e jashtëzakonshme për të ndryshuar mënyrën se si e jetojmë jetën...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë