LIVE UPDATES
Editorial

Urdhëri vegjetarian i Kimit

Mos ndoshta në intervistën tënde duhet të kishe dalë më hapur dhe të thoje që të votonim kandidatën e Ramës?

5 Prill 2023, 09:59 Nga Meri Lika
Urdhëri vegjetarian i Kimit
Meri Lika

Partitë politike kanë filluar fushatën, por sigurisht nuk mund të rrinte jashtë saj edhe ajo, “prima donna” e diplomacisë, “kulinaristja” dhe vegjetarianistja me famë botërore, Yuri Kim.

E si mund të ndodhte ndryshe!

Ajo foli e foli, e foli e foli duke thënë se qeveria duhet të na garantonte lirinë e votës, votime të drejta, se kishte patur edhe disa problemka të vogla në votimet e fundit, por më gjatë foli për atë që ajo ka më shumë për zemër, për mbrojtjen e planetit duke i drejtuar opozitarët drejt vegjetarianizmit.

Çuditërisht nuk tha asgjë për kanakarin e saj dhe historinë e tij McGonigaliste, ama ne opozitarëve nuk na harroi, nuk na kujtoi vetëm barin, por na e pasuroi menunë, na ofroi shkrepsen që të mos e hamë barin të pa gatuar. Ne në Tiranë e kemi të zgjidhur o Kim, se “opozita e vërtetë”, në orët e vona të natës na e gjeti kandidat Rolandin pas një gare të fortë me Godolen që e propozoi vetë Rolandi që ta konkurronte, pra nëse ndjekim këshillën yurikimiste e kemi alternativën, por problemin e kam me mamane time.

Po si nuk na the më qartë moj Kim, se kë duhet të votojë mamaja ime në Vlorë, duke qenë se kryetari i komanduar, me autorizim, nga ai që ka bërë vetëm një hap pas, i kësaj opozitës që ti na sygjeron nuk ka vendosur kandidat?! Po si mamaja ime, në dilemë janë votuesit në 45 bashki të tjera, të cilët kanë shumë qejf të ta plotësojnë dëshirën por e kanë të pamundur të bëjnë këtë.

Më dhimbsen shumë edhe votuesit e Korçës, por edhe të Krujës, të Lezhës, të Librazhdit, të Vorës, të Kurbinit, se deri para pak ditësh ishin të lumtur dhe të sigurt se do ta plotësonin dëshirën, por për fatin e tyre të keq kandidatët e Alibejat u tërhoqën nga gara.

Aman o Kim, mos na merr me sy të keq, se nuk është se nuk duam të ta plotësojmë dëshirën, por nuk mundemi moj zemër, thjesht nuk mundemi. Nuk mundemi se na la jetim Luli që bëri atë gjëmën e madhe me atë hapin prapa, na la jetim Alibeaj që luftoi bashkë me pushtetin për atë të shkretë vulë dhe nuk pati kohë të gjente kandidatë, e tani kemi ngelur si çifutët nëpër shkretëtirë që do ta kërkojmë kandiatin por nuk do ta gjejmë o admirale.

E në këto kushte vlonjatët e si ata edhe 51 bashkitë e tjera (mos kujto se nuk di të numëroj, moj, se jam ekonomiste, në fillim ishin 45 bashki pa kandidatë po tani kemi 51) e kanë të pamundur të ta plotësojnë dëshirën.

Mos ndoshta në intervistën tënde duhet të kishe dalë më hapur dhe të thoje që të votonim kandidatën e Ramës?

Se jo për gjë, po këta të rretheve ngelën sërish të hanë bar. Na e tha edhe Rolandi këtë gjë, na e tha moj na e tha, me zë edhe figurë na e tha se kush voton Foltoren do përfundojë duke ngrënë bar.

Po do ti moj që ne ka filluar të na pëlqejë vegjetarianizmi?! Jo për gjë po është edhe i mirë për organzimin.

Rrofsh ti o Kim, e bashkë më ty edhe Rolandi që na theksuat sërish rrugën e duhur, se tani e tutje nuk do kemi më as kolesterol, as mbi peshë (sidomos mua më shpëtove me këtë të fundit).

Do ta lë pak ironinë dhe tani do të drejtohem seriozisht.

Ditën që do të bëhen llogaritë se sa na ka kushtuar ne shqiptarëve epoka 'ramiste' si dhe sa na keni kushtuar të gjithë ju patericat e tij, do të kuptojmë se pse vendin e ka mbërthyer varfëria, se përse investimet e huaja marrin arratinë, se përse po zhdukemi si popull, se përse po mbytemi nga krahu i punës bangladeshase, do të kuptojmë se përse kemi hyrë në një spirale vdekjeprurëse nga e cila nuk do mundemi të dalim nëse nuk zgjedhim DREJT sot, sepse tashmë korrupsioni dhe presioni qeveritar ka fituar një fuqi centrifugale nëpërmjet së cilës po e fut vendin brenda kësaj spiraleje të pa shpresë, prandaj për këto që të thashë e për shumë më shumë se kaq ne sërish edhe në këto zgjedhje, zgjedhim të hamë bar.

meri lika editorial nga meri lika

Sondazh

Poll
Editorial 28 Mars 2023, 09:39 Meri Lika

Me dyqind petrita vulëhumbur

Në murin tim në Facebook dje publikova një status të Agron Gjekmarkajt në të cilin ai iu kërkonte 200 petritave pengëm...

Editorial 16 Mars 2023, 16:56 Anthony Zurcher

AI: Sa 'të frikësuar' duhet të jemi?

Foto ilustruese Inteligjenca artificiale ka fuqinë e jashtëzakonshme për të ndryshuar mënyrën se si e jetojmë jetën...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë