LIVE UPDATES
Editorial

Të baraslarguarit që legjitimojnë regjimin e Ramës

Teza ime, që shpjegon pse kam ndryshuar mendim, është se që prej asaj kohe hyjmë në një fazë të re të sistemit që ndryshon në mënyrë cilësore karakterin e tij duke e shndërruar në regjim.

30 Mars 2023, 21:37 Nga Fatos Lubonja
Të baraslarguarit që legjitimojnë regjimin e Ramës
Fatos Lubonja

Kam qenë një ish i barazlarguar antisistem që, në vitin 2015, ka votuar për grupimin rreth Gjergj Bojaxhiut dhe në vitin 2017 për “Librën” e Ben Blushin, me idenë se tre partitë kryesore kishin krijuar një sistem të korrupsionit oligarkik që duhej sfiduar nga parti të reja. Këtë fakt ma kujton sot një pjesë të barazlarguarisht të cilët më kërkojnë një mbështetje që s’mund t’ua jap pasi kam ndryshuar mendim. Ky shkrim është në vazhdën e shpjegimeve që kam dhënë privatisht dhe publikisht për shkakun pse kam ndryshuar mendim.

Përgjigja është shumë e thjeshtë: sepse ka ndryshuar sistemi, çka do të thotë se tjetër gjë është të ishe antisistem deri në vitet 2015 – 2017 dhe tjetër gjë është të jesh sot antisistem. Le ta shtjelloj çfarë kuptoj me këtë.

Në vitet që përkojnë me mandatin e parë të Ramës, kur ai qeveriste së bashku me Ilir Metën, zhgënjimi me partitë e sistemit e mbylli shpejt ciklin e tij të plotë. Edhe për shumicën e atyre që ushqenin iluzionin se Rama do ta godiste sistemin u bë e qartë se ai po e kalëronte atë, siç bëri Berisha më 2005 pasi kishte dhënë të njëjtat premtime. Jemi në kohën e fillimit të ikjes së dytë masive të shqiptarëve, që përkon edhe me kohën – midis zgjedhjeve lokale të vitit 2015 dhe atyre të përgjithshme të vitit 2017 – kur një numri jo të vogël njerëzish, ndër të cilët kam qenë pjesë aktive edhe vetë, iu duk se kishte ardhur momenti i krijimit të partive të reja, që do të tërhiqnin zonën gri të të zhgënjyerve drejt marrjes së pushtetit. Por jemi edhe në kohën kur Rama fillon projektin që do të shfaqet hapur në zgjedhjet e vitit 2017 kur hedh parrullën se e keqja buron nga të tjerët, që i quan “parti të tepsisë”, dhe kërkon të gjithë pushtetin në duart e veta. Rezultati i zgjedhjeve të vitit 2017 bëri të qartë edhe për më optimistët e të barazlarguarve antisitem se kryepartia e sistemit dhe aleatët e saj, oligarkë si Doshi apo Rakipi, fituan jo vetëm kundër opozitës së sistemit, por edhe kundër të barazlarguarve antisistem.

Teza ime, që shpjegon pse kam ndryshuar mendim, është se që prej asaj kohe hyjmë në një fazë të re të sistemit që ndryshon në mënyrë cilësore karakterin e tij duke e shndërruar në regjim. Personalisht këtë fazë e kam quajtur shpesh “putinizëm”, “parti shtet”, “Tirani të maxhorancës”duke patur parasysh një sistem ku maxhoranca, ndryshe nga ç’ka ndodhur deri në 2013, megjithë konsumimin nga pushteti vjen duke u forcuar, kurse opozita vjen duke u dobësuar pa arritur dot më të kryejnë rotacion. Duke iu referuar një shkrimi të Yuval Hararit të datës 9 mars 2023 me titull: “Ajo që po bën qeveria izraelite nuk është një reformë në drejtësi por një grusht shteti” do ta quaja sistemin ku jemi edhe një grusht shteti të kryer nga lart.

Harari, nisur nga projekti i Netanyahut për të kryer një reformë në drejtësi, që do t’i japë atij undësinë e kontrollit mbi të, thotë se ka dy forma grushtesh shteti: ata që nisin “nga poshtë” kur psh. gjeneralë të etur për pushtet sulmojnë selitë e shtetit me tanke dhe rrëzojnë pushtetarët e radhës; si dhe ata që nisin “nga lart” kur qeveritë e ardhura në pushtet në mënyrë të ligjshme, fillojnë e përdorin pushtetin për të sigur përjetësinë e pushtetit.

Është ky lloj grusht shteti nga lart, që, ndryshe nga të parët nuk kryhet në pak ditë dhe me dhunë, por gradualish dhe në mënyrë paqësore, që ka projektuar Rama dhe që po e çon drejt realizimit të plotë. Këtë e ka kryer dhe po vazhdon ta kryejë jo vetëm nëpërmjet kapjes të aktorëve më të rëndësishëm të ekonomisë (ku duhet përfshirë edhe krimi i organizuar), të mediave, të shoqërisë civile, por edhe nëpërmjet disa reformave ligjore si ajo në drejtësi, ajo administrative, ajo zgjedhore, – për të përmendur vetëm ato më kryesoret. Në këtë proces ndryshimi ligjesh, medemek në emër të së mirës së popullit, që kemi parë t’a kryejnë edhe lider autoritarë si Putini, Erdogani, Orbani apo Kazinski, veçanërisht kur flitet për reformën në drejtësi, duhet përmendur edhe kapja dhe përdorimi i ndërkombëtarëve nga Rama. Madje kjo duhet theksuar në mënyrë të veçantë pasi ata kanë shërbyer si legjitimues edhe si financues të këtij grushti shteti me aktorë kryesorë më herët ambasadorin amerikan Donald Lu dhe atë të BE-së Romana Vllahutin dhe më pas me ambasadoren amerikane Yuri Kim dhe atë të BE Soreca.

Si rezultat i këtij grushti gradual shteti sot nuk jemi më në sistemin që kemi pasur deri në vitin 2015 – 2017 por në një regjim, që ka instaluar një lloj gjendjeje të jashtëzakonshme, që sipas Ramës duhet të zgjasë derisa ai të pastrojë përfundimisht të keqen – retorikë tipike kjo e diktaturave ku pastrimi i së keqes identifikohet me eliminimin e kundërshtarëve politikë dhe gjendja e jashtëzakondëshme jo vetëm nuk mbaron kurrë, por sa vjen e rëndohet. Për rrezikun e kësaj gjendjeje të jashtëzakonshme ka paralajmëruar edhe Komisioni i Venecies kur kritikonte reformën tonë në drejtësi, duke u shprehur për vetingun se “një zgjidhje e tillë radikale do të ishte e pavend në kushte normale” dhe se “si çdo masë e jashtëzakonshme, (ajo) krijon rrezikun e kapjes së gjyqësorit nga forca politike që kontrollon procesin”. (shih për këtë edhe shkrimin tim të janarit 2016 “Draft – kushtetuta e një grushti shteti” (http://perpjekja.blogspot.com/2016/01/draft-kushtetuta-e-nje-grushti-shteti.html))

Shkurt, situata e krijuar që kur ka nisur ky grusht gradual shteti nuk është më ajo e vitve 2015-2017, kur e mendonim rotacionin si diçka të garantuar dhe synonim që ky të sillte në pushtet forca të reja. Sot jemi në një regjim që po punon në mënyrë gjithnjë e më agresive për eliminimin e kundërshtarëve sa duke ndryshuar ligje aq dhe duke shkelur i pacënuar nga drejtësia që ka kapur ligjet që kanë mbetur ende pa ndryshuar. Prandaj të jesh antiregjim sot nuk është e njëjta gjë me të qënit antisistem dje.

Se çdo të thotë të jesh antiregjim sot mjaft të shohësh se çfarë ndodhi këto ditë në Izrael ku, për të mbrojtur demokracinë e kërcënuar nga reforma në drejtësi e Netanyahut, u bashkuan kundër tij jo vetëm krejt opozita, por edhe shoqëria civile edhe presidenti i vendit Isaac Herzog deri dhe ministra të qeverisë si ai i mbrojtjes Yoav Gallant dhe ku, më në fund, u shpall edhe një grevë e përgjithshme që e detyroi Netanyahun ta ngrijë reformën në drejtësi.

Ndërkaq tek ne, po të ndjekësh diskursin e të barazlarguarve antisistem, do të dallosh se shumica e tyre, me vetëdije apo pa vetëdije, e injorojnë këtë grusht shteti gradual që ka ndodhur dhe vazhdojnë të pretendojnë se jetojmë në të njëjtin sistem si të para vitit 2013. Po të vesh re këta nuk e përdorin fjalën regjim. Sipas tyre rotacioni në Shqipëri nuk ndodhi pas 8 vjetësh, siç kishte ndodhur më parë, jo sepse Edi Rama ndryshoi pabesisht ligjin elektoral duke eliminuar koalicionet, as sepse, duke shkelur i pacënuar nga drejtësia ligjin, kishte ngritur një sistem të tërë patronazhistësh, që është ende në veprim, (rreth 900 000 vetë) për të gjuajtur votues, as sepse, gjithë duke shkelur i pacënuar ligjin kishte shpërndarë tendera e dëmshpërblime tërmeti në kohë fushate, as sepse kishte vënë në veprim për shantazhim dhe blerje votash bandat e krimit të organizuar të mbrojtur nga prokurorët dhe policët e shtetit, por sepse opozita, duke qenë pjesë e sistemit nuk i frymëzon njerëzit për ta përmbysur atë me votë.

Kur flas për të barazlarguarit kam parasysh disa kategori syresh kufiri midis të cilëve nuk mund të ndahet prerazi. Kam parasysh të barazlarguarit e rremë: ata që e kanë kthyer këtë në një biznes personal e shfaqen në prag të zgjedhjeve për t’i hequr vota opozitës së sistemit, dhe që pastaj zhduken për t’u rikthyer në prag të zgjedhjeve të tjera; kam parasysh ata që e bëjnë sepse besojnë vërtet se jemi në vitin 2015 nga mungesa e instiktit politik apo pse u është errësuar ky nga ambiciet për protagonizëm; të tjerë që besojnë edhe pas skandalit Mac Gonical se ndërkombëtarët nuk do ta lejojnë ndërtimin e një diktature në Shqipëri. Ka edhe një kategori të barazlarguarish që e përdorin fjalën regjim, dhe janë kundër tij, por që nuk kërkojnë bashkimin e të gjitha forcave që janë në opozitë për të ndalur të keqen, pasi urojnë rritjen e saj deri në atë pikë saqë regjimi të rrëzohet nëpërmjet një dhume ndëshkuese popullore. Ndër të barazlarguarit duhen futur edhe më të këqijtë e të këqijve: indiferentët, për të cilët Ajnshtajni thotë: “Bota është një vend i rrezikshëm, jo për shkak të atyre që bëjnë vepra të liga, por të atyre që rrinë e shikojnë dhe nuk bëjnë asgjë.”

Në fakt, të gjithë këta së bashku, aktivisht apo pasivish, po punojnë bash për të kundërtën e atij bashkimi që na tregoi shoqëria izraelite kur ndjeu se po i kërcënohet gjëja themelore mbi të cilën qëndrojnë të gjithë: demokracia. Pa mënjanuar edhe rolin e opozitës së sistemit në këtë që po ndodh, do të thoja se, me vetëçdije apo pa vetëdije të barazlarguarit po punojnë për shkatërrimin e çdo bashkimi nëpërmjet ç’orientimit, ndarjes, përçarjes të njerëzve në sa më shumë pjesë. E gjitha kjo shkon në favor të parimit përça dhe sundo që përdor Rama për të çuar përpara grushtin e tij të shtetit deri në eliminimin e plotë të kundërshtarëve përfshirë edhe të barazlargurit që duket e kanë harruar (apo nuk e kanë mësuar kurrë) atë thënien e priftit gjerman Marin Niemöller: “Në fillim morën romët dhe unë u kënaqa sepse ata ishin hajdutë. Pastaj morën ebrejtë dhe unë nuk fola sepse më dukeshin antipatikë. Pastaj morën homoseksualët, dhe u çlirova, sepse më bezdisnin. Pastaj komunistët dhe unë nuk thashë gjë se nuk isha komunist. Një ditë erdhën e më morën mua dhe nuk kishte mbetur më kush të protestonte.”

fatos lubonja

Sondazh

Poll
Editorial 28 Mars 2023, 09:39 Meri Lika

Me dyqind petrita vulëhumbur

Në murin tim në Facebook dje publikova një status të Agron Gjekmarkajt në të cilin ai iu kërkonte 200 petritave pengëm...

Editorial 16 Mars 2023, 16:56 Anthony Zurcher

AI: Sa 'të frikësuar' duhet të jemi?

Foto ilustruese Inteligjenca artificiale ka fuqinë e jashtëzakonshme për të ndryshuar mënyrën se si e jetojmë jetën...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë