LIVE UPDATES
Editorial

Dy mashtrimet e mëdha të fushatës së PS

Absurdi është se, megjithëse në Kuvend njeh zyrtarisht si opozitë atë grup me më pak se 20 deputetë të Alibeajt, kur del në fushatë, njeh si opozitë Sali Berishën, megjithëse vulën ia jep Alibeajt, sloganin ia kushton Berishës, megjithëse fondet dhe komisionerët i jep Alibeajt, frikën ia ka elektoratit të Berishës.

11 Prill 2023, 20:12 Nga Enton Abilekaj
Dy mashtrimet e mëdha të fushatës së PS
Enton Abilekaj

Fushata e Partisë Socialiste u hap sot me 2 shtylla, dy nga absurditetet që propaganda ka investuar për të çorientuar shqiptarët. E para lidhet me sloganin "Kurrë mbrapa, përpara", që, i shpjeguar nga fjalët e kryetarit, kishte te bënte me "dy hijet" Berisha dhe Meta. Më tej, ai shau kandidatin e "Bashkë fitojmë!" në Tiranë, më pas, prapë Berishën dhe Metën. Asnjë fjalë për Alibeajn, apo kandidatin e tij në Tiranë apo në ato pak bashki ku kandidojnë me siglën e PD.

Kjo ishte shtylla kryesore e fushatës së një partie që kërkon të shmangë debatin nga bilanci negativ i qeverisjes. Sulmi ndaj opozitës. Absurdi është se, megjithëse në Kuvend njeh zyrtarisht si opozitë atë grup me më pak se 20 deputetë të Alibeajt, kur del në fushatë, njeh si opozitë Sali Berishën, megjithëse vulën ia jep Alibeajt, sloganin ia kushton Berishës, megjithëse fondet dhe komisionerët i jep Alibeajt, frikën ia ka elektoratit të Berishës.

Pikërisht këtë ka dashur të bëjë, këtë sistem absurd që i garanton fitoren në tavolinë, një sistem me 2 opozita, një reale pothuajse të paligjshme dhe një te emëruar që është po aq mbi ligjin sa vetë autokrati. Por nuk mjafton kjo për të fituar zgjedhjet.

Bëmat e organizatës së Rilindjes janë aq shumë sa edhe nxjerrja jashtë ligjit e opozitës nuk e garanton fitoren. Organizatës së 8 milionë metrave katrorë beton vetëm në Tiranë, që akuzohet nga organizatat ndërkombëtare për pastrimin e parave të krimit ndërmjet lejeve të ndërtimit dhe nga biznesmenët e huaj në Shqipëri për shkatërrim të klimës së biznesit, i duhet te mbjellë pemë në fushatë për të trukuar të vërtetën.

Ata që në opozitë protestuan se zgjerimi i rrugës së Elbasanit do prishte parkun e Liqenit dhe kur erdhën në pushtet e përdorën parkun për pallatet e miqve të tyre, kanë filluar fushatën me mashtrimin e madh të 1 milionë pemëve të mbjella dhe me inskenimin bajat të mbjelljes së pemëve të reja.

Autorët e krimit që ka vrarë deri tani Tiranën, Durrësin, Vlorën dhe Sarandën dhe po betonizojnë gjithë bregdetin, nuk kanë gjetur dot as një copë lulishte që të mos ketë kulla në sfond. Kjo nuk i ndalon të qeshin ndërsa mbjellin 61 pemë me të cilat duan të fitojnë edhe 4 vjet për kulla 61 katëshe.

Është njësoj si kriminelët të shkojnë në obeliskun e viktimës se tyre për të vënë lule, me shpresën se, megjithëse i kanë parë duke e vrarë, njerëzit të besojnë se nuk kanë qenë ata, ose se janë penduar për një shkatërrim 23-vjeçar, që betonizoi vendin, vrau qytetet kryesore dhe strukturoi keq ekonominë.

Nëse lulet mbi obeliskun e Tiranës, që autorët e vrasjes së qytetit vunë sot pa asnjë pendesë, do t'i bëjnë qytetarët të harrojnë të vërtetën, së shpejti do të kemi një obelisk për pluralizmin, pastaj për biznesin, për bregdetin, për kohën kur Shqipëria nuk ishte lavatriçja e parave të pista dhe për ëndrrën e vrarë të shqiptarëve që duan të jetojnë në vendlindje.

enton abilekaj analiza nga enton abilekaj

Sondazh

Poll
Editorial 10 Prill 2023, 11:12 Gjergj Erebara

Votim pa zgjedhje në Shqipëri

Kuti votimi Më 15 mars, ish-presidenti për pesë vjet dhe ish-kryeministri për tetë vjet, Sali Berisha, udhëtoi drejt Mirdit&e...

Editorial 5 Prill 2023, 10:45 Ditmir Bushati

Fundi apo fillimi i një epoke?

Me një popullsi prej pak më shumë se gjashtëqind mijë banorë, Mali i Zi luan një rol vendimtar në ruajtjen e ekuilibra...

Editorial 5 Prill 2023, 09:59 Meri Lika

Urdhëri vegjetarian i Kimit

Meri Lika Partitë politike kanë filluar fushatën, por sigurisht nuk mund të rrinte jashtë saj edhe ajo, “prima donna” ...

Editorial 28 Mars 2023, 09:39 Meri Lika

Me dyqind petrita vulëhumbur

Në murin tim në Facebook dje publikova një status të Agron Gjekmarkajt në të cilin ai iu kërkonte 200 petritave pengëm...

Editorial 16 Mars 2023, 16:56 Anthony Zurcher

AI: Sa 'të frikësuar' duhet të jemi?

Foto ilustruese Inteligjenca artificiale ka fuqinë e jashtëzakonshme për të ndryshuar mënyrën se si e jetojmë jetën...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë