LIVE UPDATES
Editorial

Votim pa zgjedhje në Shqipëri

Zgjedhjet për pushtetin vendor duket se po përdoren nga të tre liderët historikë të Shqipërisë si një okazion për të zënë vëmendjen e qytetarëve me politikat e tyre jashtëzakonisht të vjetra, ndërsa temat reale të debatit që duhet të mbartin një palë zgjedhje për pushtetin vendor janë krejtësisht të injoruara.

10 Prill 2023, 11:12 Nga Gjergj Erebara
Votim pa zgjedhje në Shqipëri
Kuti votimi

Më 15 mars, ish-presidenti për pesë vjet dhe ish-kryeministri për tetë vjet, Sali Berisha, udhëtoi drejt Mirditës, një bashki që nominalisht ka katër qyteza minerare, 28 mijë zgjedhës në lista dhe 81 fshatra, shumica e të cilave duket se nuk janë lidhur ende me rrugë të asfaltuara me pjesën tjetër të vendit.

Media e opozitës syri.net njoftoi se kandidati i opozitës është Albert Mëlyshi, ndërsa raportoi gjerë e gjatë se çfarë tha Berisha. Vetë kandidati nuk foli, së paku jo në këtë lajm. Ndërsa në media të tjera, emri i kandidatit humbi nëpër të pa u përmendur fare.

Shqipëria ka 45 subjekte të licencuara për transmetime televizive dhe shumë e shumë media, të cilat kanë transmetim 24-orësh vetëm me lajme. Ta ha mendja se ndonjë prej këtyre televizioneve do të kishte shfrytëzuar rastin të mbushte ndonjë cep të programacionit që është jashtëzakonisht rraskapitës për t’u mbushur, edhe me një ngjarje të tillë si prezantimi i kandidatit të opozitës në bashkinë Mirditë. Në fakt, për aq sa mund të gjendet duke kërkuar online, asnjë nga televizionet kryesore nuk rezulton të ketë bërë ndonjë kronikë, apo të ketë intervistuar kandidatin.

Kandidati përballë tij, Ndrec Deda, nuk rezulton gjithashtu të ketë dhënë ndonjë intervistë gjëkundi prej shumë dhe shumë vitesh.

Sa i përket Mëlyshit, fjalimi i tij i kandidimit mund të gjendet vetëm në një faqe youtube të vetë Partisë Demokratike, ku fjalët e tij ndëpriten nga brohoritjet e herëpashershme të pjesëmarrësve në takim “Sali Berisha, Sali Berisha.”

Në anën tjetër në Shqipërisë, në Vlorë, dy socialistë garuan për postin e kandidatit të kryetarit të bashkisë. Ta ha mendja që një garë e tillë, megjithëse brenda partisë, duhet të shfaqë mjaftueshëm interes publik sa ndonjë gazetar a gazetare nga ndonjë prej shumë televizioneve kombëtare a lokale, t’i afrohet kandidatëve paraprakisht për t’i intervistuar. Për t’i pyetur se çfarë ka ai ndër mend të bëjë për qytetin që ka në plan ta qeverisë për katër vitet e ardhëshme, ose, mos o Zot, për t’i bërë ndonjë pyetje provokative, nga ata që gazetarët i bëjnë rëndom nëpër botë: ta pyesin, fjala vjen, nëse kandidatit i pëlqen mishi apo peshku, nëse i pëlqen çokollata e bardhë apo çokollata e zezë, nëse preferojnë qentë përkundrejt maceve, nëse shqetësohen për ngrohjen globale apo zinë e bukës në Somali.

Votuesi, vlonjat apo tjetër, ka gjasa do të zhgënjehet. Qytetarët ka shumë gjasa që këto zgjedhje, njësoj si të në shkuarat, do të shkojnë në kutinë e votimit (nëse do të shkojnë), pa pasur ende të qartë në kokë emrat e kandidatëve, e jo më, ndonjë ide të secilit prej tyre se çfarë duhet bërë me qytetin.

Në vend të kandidatëve, në shumë televizione, ata që po intervistohen janë gazetarët. Gazetari raporton në lajme dhe po ashtu edhe në emisionet e mbrëmjes, ku intervistohet nga moderatori se çfarë ndodhi. Në vend të kandidatëve për deputetë dhe çështjeve të rëndomta vendore, si ujësjellës a kanalizime, urbanistikë, parqe a kazanë mbeturinash, shqiptarëve po u buçasin veshët nga gjëra të mëdha.

P.sh., në shumicën e televizioneve, lajmi mbi caktimin e kandidatit socialist të Vlorës konsistonte në faktin që vetë Edi Rama ka marrë mundimin të shkojë atje. Vetë Rama del çdo ditë në media për të folur se si ka ai në plan të rrisë pagat e pensionet dhe se sa të pashpirtë janë pronarët që mbajnë paga të ulëta. Berisha ka hallin e tij me emërtimin “i korruptuar” nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ndërsa akuzon Ramën për të korruptuar.

Dukshëm, kandidatët socialistë kanë një si tip kod heshtjeje, një lloj omerta-je në këto zgjedhje ndërsa në rastin e kandidatëve të opozitës, ata ose nuk kanë ndonjë gjë për të thënë, ose, media nuk u qaset për t’i intervistuar. Duke pasur parasysh se shumica e televizioneve kryesore dukshëm favorizojnë qeverinë, ka gjasa që është kjo e dyta.

Ambasadorja Audrey Glover ishte drejtuesja e misionit të vëzhgimit të OSBE-ODIHR në zgjedhjet e vitit 2019. E njëjta qëlloi që do të jetë edhe këtë vit. Herën e kaluar ajo vërejti se si politikanët shqiptarë “kanë pak respekt” për votuesit, se media nuk ofron informacion mbi kandidatët dhe rrjedhimisht, votuesit kanë pak shanse të bëjnë një zgjedhje të informuar.

“Për kë bëhen zgjedhjet, për politikanë apo për votuesit?” pyeti Glover në mënyrë retorike në atë kohë. Ajo ka gjasa që do ta përsërisë këtë vërejtje edhe kësaj here. Këto nuk kanë zgjedhje për kryebashkiakë, Shqipëria nuk ka të tillë. Këto janë zgjedhje për të votuar Ramën ose Berishën dhe Metën, ndërsa kandidatët duket se janë të gjithë ‘kukulla’ të kryetarëve.

gjergj erebara zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll
Editorial 5 Prill 2023, 10:45 Ditmir Bushati

Fundi apo fillimi i një epoke?

Me një popullsi prej pak më shumë se gjashtëqind mijë banorë, Mali i Zi luan një rol vendimtar në ruajtjen e ekuilibra...

Editorial 5 Prill 2023, 09:59 Meri Lika

Urdhëri vegjetarian i Kimit

Meri Lika Partitë politike kanë filluar fushatën, por sigurisht nuk mund të rrinte jashtë saj edhe ajo, “prima donna” ...

Editorial 28 Mars 2023, 09:39 Meri Lika

Me dyqind petrita vulëhumbur

Në murin tim në Facebook dje publikova një status të Agron Gjekmarkajt në të cilin ai iu kërkonte 200 petritave pengëm...

Editorial 16 Mars 2023, 16:56 Anthony Zurcher

AI: Sa 'të frikësuar' duhet të jemi?

Foto ilustruese Inteligjenca artificiale ka fuqinë e jashtëzakonshme për të ndryshuar mënyrën se si e jetojmë jetën...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë