LIVE UPDATES
Editorial

Zgjedhjet mbaruan, numëron Edi Rama

Sot u vendos të mos ketë zgjedhje, u shpallën fituesit, u mbyll procesi para kohe. Më shpejt se kaq nuk i kishte mbyllur as Berisha i 1996, që u vuri drynin kutive diku rreth drekës. Hera e parë në historinë e pluralizmit që zgjedhjet mbyllen 20 ditë përpara.

25 Prill 2023, 14:20 Nga Enton Abilekaj

Zgjedhjet mbaruan, numëron Edi Rama

Sot KQZ vendosi ta lërë opozitën pa numërues në gjysmën e vendit. Nuk ishte vendim i papritur, ishte vulosja e një projekti të menduar mirë nga Edi Rama dhe të mbështetur, me naivitet nga ndërkombëtarët dhe pa asnjë vrarje ndërgjegjeje nga bashkëpunëtorët e Ramës në opozitë.

Nga 3 marsi dhe deri sot, në 25 prill, një seri vendimesh ia kanë hequr mundësitë opozitës reale të vendit, të konkurrojë sadopak e barabartë me një mekanizëm të përbindshëm të Rilindjes. Në 3 mars Gjykata e Apelit vendosi të anulojë vendimin e shkallës së parë për PD dhe t'ja kthente kështu vulën grupimit Alibeaj, që prej më shumë se një viti, nuk kishte asnjë aktivitet partiak. Pas kësaj, megjithëse Komisioneri Zgjedhor nuk pranoi të regjistronte PD me Alibeajn si Kryetar, Këshilli i Ankesave dhe Sanksioneve (KAS), vendosi të funksionojë si Këshilli Kombëtar i PD-së dhe të shpallë Alibeajn kryetar në detyrë.

Berisha u detyrua të strehohej në një koalicion opozitar që të mund të hynte në zgjedhje, me besimin se, sado që pushteti totalitar po nxjerr thonjtë, lufta brenda sistemit të kontrolluar prej pushtetit mund të japë rezultat. Pushteti e gjeti dhe aty, ia hoqi siglën e partisë nga Koalicioni, pastaj, me kërkesën e një grupimi që nuk kishte asnjë lidhje me koalicionin, vendosi që, në kundërshtim me vullnetin e partive dhe me Kodin Zgjedhor, të emëronte Ilir Metën kryetar të koalicionit dhe jo Sali Berishën.

Politikani që ka 61 kandidatë për kryetar bashkie dhe qindra kandidatë për Këshillat Bashkiakë, forca më e madhe politike që garon, nuk figuron askund në fletën e votimit. Edhe kaq ishte shumë. Ajo që ndodhi sot i hoqi edhe mundësinë për të numëruar gjysmën e votave në total, i hoqi iluzionin çdo njeriu sado naiv që do të ketë zgjedhje në 14 maj.

Sot u vendos të mos ketë zgjedhje, u shpallën fituesit, u mbyll procesi para kohe. Më shpejt se kaq nuk i kishte mbyllur as Berisha i 1996, që u vuri drynin kutive diku rreth drekës. Hera e parë në historinë e pluralizmit që zgjedhjet mbyllen 20 ditë përpara.

As opozita e llumit apo e kërpëratave nuk e kishte bërë këtë shërbim për Edi Ramën. Enkelejd Alibeaj dhe ata që e mbështesin, do të mbaheshin mend si kolaboriacionistët e regjimit nëse do të ishin vetëm. Ata vërtet po shërbejnë për ta çuar në asgjësim opozitën, ata vërtet po shkëmbejnë pluralizmin e vendit me kockat që u hedh Taulant Balla, por nuk mund të mos quhet përgjegjës Komisioneri Zgjedhor, as KAS, as Kolegji Zgjedhor.
Ilirjan Celibashi, si personi përgjegjës për zgjedhjet, që pas shpalljes së datës së zgjedhjeve, mund të kishte provuar një zgjidhje, që opozita të përfaqësohej. Ligji ia jep këtë mundësi, që ai e shpërdoroi në shërbim të regjimit.

Katër nga 4 anëtarët e KAS, duke zbatuar verbërisht urdhërat politikë për të shfarosur opozitën, janë sot bashkëpunëtorët e regjimit, të damkosur si KASapë së zgjedhjeve.

Gjyqtarët e apelit, anëtarë të Kolegjit Zgjedhor që votuan për përjashtimin e opozitës, janë po ashtu përgjegjës.
Diplomatët e huaj në Tiranë, që ndërhyjnë në politikën e brendshme, që u japin leksione shqiptarëve dhe u tregojnë për kë të votojnë dhe i futen nën sqetull Edi Ramës, janë gjithashtu bashkautorë.
Ata që heshtin sot, kur pluralizmi po shërbehet si stoli nëpër ekrane dhe mitingje janë gjithashtu bashkëpunëtorë të regjimit.

Nuk bëhet fjalë për Sali Berishën. Asnjëherë nuk është bërë fjalë për fatin personal të Sali Berishës, që nga 9 shtatori i 2021 dhe deri sot. Bëhet fjalë për funksionimin sadopak demokratik të sistemit, tek moslejimi i ekzekutimit pa gjyq të një qytetari, të një politikani sado të keq. Bëhet fjalë për shenjtësinë e votës, si themeli i vetëm i demokracisë, për të mos e zëvendësuar me emërime nga jashtë dhe nga brenda, për kontroll të qeverisë nëpërmjet votës, për aq pluralizëm sa lejon një regjim kleptokratik, që po i përzë shqiptarët nga vendi.

Ndërsa opozita vazhdon fushatën, vazhdon të bëjë rolin e fasadës demokratike, me shpresën se mekanizmi i Edi Ramës do ta nxjerrë fituese në zgjedhjet pa numërues, duhet menduar çfarë do të ndodhë në 15 maj, kur rezultati i parashkruar të zyrtarizohet nga kasapët e zgjedhjeve.
E sigurtë është që 14 maji nuk do të sjellë paqe./Dosja.al

fushata 2023 enton abilekaj kqz per numeruesit numeruesit e partive sali berisha edi rama analiza nga enton abilekaj

Sondazh

Poll
Editorial 21 Prill 2023, 11:54 Slavoj Žižek

Idiotësia artificiale

Chatbot-et e rinj do të shkojnë shumë mirë me ideologët e të gjitha shtresave, nga turma e sotme që zhvillon luftërat ...

Editorial 14 Prill 2023, 20:29 Meri Lika

Gjuetia e pëllumbave

Meri Lika E morët vesh??? U gjet vjega ku vulistët mund të varin hallin e madh që i zuri me dorëheqjet e kandidatëve. Sot k...

Editorial 11 Prill 2023, 20:12 Enton Abilekaj

Dy mashtrimet e mëdha të fushatës së PS

Enton Abilekaj Fushata e Partisë Socialiste u hap sot me 2 shtylla, dy nga absurditetet që propaganda ka investuar për të çorien...

Editorial 10 Prill 2023, 11:12 Gjergj Erebara

Votim pa zgjedhje në Shqipëri

Kuti votimi Më 15 mars, ish-presidenti për pesë vjet dhe ish-kryeministri për tetë vjet, Sali Berisha, udhëtoi drejt Mirdit&e...

Editorial 5 Prill 2023, 10:45 Ditmir Bushati

Fundi apo fillimi i një epoke?

Me një popullsi prej pak më shumë se gjashtëqind mijë banorë, Mali i Zi luan një rol vendimtar në ruajtjen e ekuilibra...

Editorial 5 Prill 2023, 09:59 Meri Lika

Urdhëri vegjetarian i Kimit

Meri Lika Partitë politike kanë filluar fushatën, por sigurisht nuk mund të rrinte jashtë saj edhe ajo, “prima donna” ...

Editorial 28 Mars 2023, 09:39 Meri Lika

Me dyqind petrita vulëhumbur

Në murin tim në Facebook dje publikova një status të Agron Gjekmarkajt në të cilin ai iu kërkonte 200 petritave pengëm...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë