Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Programi i Belindit m’u duk më i plotë nga të gjithë të tjerët, paçka se sipas mendimit tim duhet të kishte të përfshira edhe pika të tjera, kurse për Arlind Qorrin nuk gjeta dot një program elektoral të shkruar.
Para pak ditësh, shkrova një letër të hapur për kandidatin për kryetar Bashkie Belind Këlliçi, të koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Vendosa t’i drejtohesha Belindit, pasi kisha parë programet e të gjithë kandidatëve dhe pasi i kisha analizuar të gjithë. Njëri jepte premtime për gjëra të cilat nuk varen prej Bashkisë, tjetri fliste si kuzhinier restoranti e tjetri fliste me fjalë të mëdha po pa asnjë thelb, kurse një tjetër nuk kishte të publikuar asnjë program. Në këta kandidatë nuk bën pjesë kryetari aktual i bashkisë, sepse mua, personalisht, më është e pamundur ta konsideroj në vazhdimësi si kryetar bashkie dhe se ai bashkë me partinë e tij nuk kanë ofruar asnjë program për këto zgjedhje.
Gjithashtu më duhet të them se në figurat kandidate në këto zgjedhje, të cilat unë i kam konsideruar si personalitete të pacënuara nga korrupsioni, nga përfitimi partiak, nga hakmarrja individuale, apo nga përdorimi i pushtetit, janë vetëm dy: Belind Këlliçi dhe Arlind Qorri. Programi i Belindit m’u duk më i plotë nga të gjithë të tjerët, paçka se sipas mendimit tim duhet të kishte të përfshira edhe pika të tjera, kurse për Arlind Qorrin nuk gjeta dot një program elektoral të shkruar.
E ftuar në një takim që Belindi, pati me gratë sipërmarrëse i drejtova dy pyetje që lidheshin me projekt buxhetin që përfaqësonte programi i tij (si do ishte raporti të ardhura dhe shpenzime pas uljes së të ardhurave nga ulja apo heqja e taksave apo shtimi i shpenzimeve nga transporti publik falas etj), si dhe për qasjen që do të kishte Bashkia ndaj kredive të buta sidomos për gratë kryefamiljare dhe në pamundësi ekonomike.
Në takim, Belindi m’u përgjigj në lidhje me to por koha e kufizuar nuk më bëri të mundur që të flisja më gjatë dhe t’i drejtoja edhe disa pyetje të tjera, të cilat vendosa t’ia drejtoj publikisht në mënyrë që ashtu si unë, të mund të sqaroheshin edhe ata që njëjtë do të donin që të përfshiheshin në punën e bashkisë pas datës 14 maj.
Më duhet të pohoj se i kam drejtuar pyetje edhe në numrin e tij personal dhe ai me shumë mirësjellje më është përgjigjur, njëjtë siç bëri edhe me letrën time publike. Pra, Belindi lexon, konsideron qytetarin, argumentet e tij mund të mos jenë ato që ti dëshiron por, rëndësi ka që ai përgjigjet dhe tregon vizionin dhe premtimet e tij, të cilat i ka vlerësuar si premtime që mund t’i mbaj. Jam shumë dakord me të. Në postimin e tij, në përgjigje të letrës sime ai iu ishtë përgjigjur disa prej shqetësimeve të mia, por sërish janë dy gjëra të cilat ende më kanë ngelur pa u sqaruar dhe që unë i konsideroj si vendimtare për të më bindur që ta votoj alternativën të cilën Belindi ofron.
Unë dua të di vetëm dy gjëra, ndoshta gaboj, por me sa kam parë ka shumë si unë që do të donin të dinin se si do sillet kryetari i ardhshëm i bashkisë kundrejt dy problemeve të mëdha të qytetit.
E para gjë të cilën do të doja dija është, nëse do të ketë një plan urbanistik me vizion afatgjatë apo do të vazhdohet si deri më sot, duke prishur lulishte e ndërtuar kulla pa asnjë plan, por sipas interesave rastësore të momentit.
Dhe e dyta se si do të veprojë kryetari i ardhshëm i bashkisë me lejet e ndërtimit, për të ndaluar betonin dhe mafien e tij që po na merr frymën e na rrezikon jetesën.
Do të kisha shumë dëshirë të kisha të qarta edhe këto dy gjëra në mënyrë që përpara kutisë së votimit të mos kisha më asnjë mëdyshje për të hedhur votën pa hezitim.
Bashkia e ardhshme e qytetit duhet të punojë për kërkesat e të gjithë segmenteve të popullsisë, si për fëmijët në shkolla e kopshte, dhe për shtresat në nevojë, dhe për gruan, por edhe për ne të cilët duam që Bashkia të ketë si primare frenimin e masakrës ndërtimore, sepse sipas mendimit tim (e ndoshta jo vetëm mendimit tim) ajo është shkaku kryesor në kthimin e kryeqytetin tonë në vështirësisht të jetueshëm.
Belind Këlliçi Përgjigje Merit, për letrën e hapur E dashur Meri Lika! E lexova letrën tënde të hapur, dhe m&eum...
Adil Xhelili Ka nisur një përçmim publik për premtimin të kandidatit të opozitës në Libohovë, Adil Xhelili. ...
Enton Abilekaj Ky i fushatës së personazheve të famshëm në mbështetje të Erion Veliajt mund të jetë rasti tip...
Përshëndetje Belind! Po të drejtoj këtë letër, jo sepse nuk mund të të takoj, as se nuk mund të të shkruaj ...
Foto ilustruese Në fjalimin programatik që mbajti për Evropën në gusht 2022 në Pragë, kancelari gjerman Olaf Scholz tha ...
Klodian Tomorri Në pikën më juglindore të Trekëndëshit Polinezian ekziston një ishull i vogël, që quhet Ishull...
Sot KQZ vendosi ta lërë opozitën pa numërues në gjysmën e vendit. Nuk ishte vendim i papritur, ishte vulosja e një projekti...
Më 10 mars, përfaqësuesit e Iranit dhe Arabisë Saudite, të cilët ishin takuar fshehurazi për pesë ditë në Pe...
Chatbot-et e rinj do të shkojnë shumë mirë me ideologët e të gjitha shtresave, nga turma e sotme që zhvillon luftërat ...
“Project Syndicate” A e dinte presidenti rus Vladimir Putin se çfarë po bënte kur urdhëroi një pushtim të...