LIVE UPDATES
Editorial

LETRA PUBLIKE në Dosja.al/ Belind Këlliçi i kthen përgjigje Meri Likës: Ja pse duhet të më votosh mua!

Thelbi është se qyteti kështu si gjendet sot, e si qeveriset, nuk i përgjigjet qytetarëve, kërkesave themelore.

5 Maj 2023, 18:33 Nga Belind Këlliçi
LETRA PUBLIKE në Dosja.al/ Belind Këlliçi i kthen
Belind Këlliçi

Përgjigje Merit, për letrën e hapur

E dashur Meri Lika!

E lexova letrën tënde të hapur, dhe më vjen mirë se, me gjithë gjërat për të cilat nuk jemi 100 përqind dakort, ajo që na bashkon është e qënësishme, është arsyeja pse jam në këtë fushatë. Thelbi është se qyteti kështu si gjendet sot, e si qeveriset, nuk i përgjigjet qytetarëve, kërkesave themelore. Nuk ofron atë çka mund të ishte si bazike, më tej është vetë njeriu që me punën, mundin, talentin, ecën përpara dhe drejton jetën e tij.

Prej letrës tende, dhe pyetjeve që aty ngre, mësoj se ke parë programin dhe zgjidhjet që unë ofroj, dhe kjo më gëzon shumë.

Janë njerëzit, qytetarët, vajzat dhe gratë, ata që përpiqen shumë të sigurojnë jetën e të krijojnë standarde për veten dhe familjet, burimi i platformës time.

Kjo është mendoj diferenca më e madhe që kam me kundërshtarin. Ai ka një skicë në mendje, një pikturë kullash dhe një projektim me ngjyra për elitën financiare të qytetit, shpesh me euro me origjinë të dyshimtë. Nuk ka ai bojën e përmasat e njeriut, e humanit, që udhëheq alternativën time dhe masat që parashikoj.

Pikërisht, që një grua, një profesioniste, apo një kryefamiljare, të ketë mundësi të punojë edhe më shumë, edhe më e qetë, edhe më e sigurtë për fëmijët e saj, do të bëj të mundur që së pari, asnjë zonë në Tiranë të mos jetë më pa një çerdhe, kopësht, apo shkollë. Dhe, do të investojmë shumë në cilësinë e tyre, e në mundësinë që të qendrojnë të hapura deri pasdite, kur prindërit të kenë mbaruar punën, pa nxitim e stres.

Bashkia sot nuk ofron zgjidhje për trafikun, dhe kjo është një pengesë e madhe për çdo njeri, e besoj edhe për ju që shpenzoni jo vetëm karburant, por edhe kohë e nerva teksa ngecni me minuta të tëra në një vend, e kjo disa herë në ditë.

Unë kam një projekt për këtë. Autobusi falas do të inkurajojë shumëkend të mos e marrë makinën, kjo do të ndikojë në lehtësimin e qarkulllimit, e do të sjellë edhe ajër më të pastër. Siç ju e përmendni me rastin e ekonomistes së re, që ndërron 3 autobusë në ditë, plani im do të kursejë për qindra mijë qytetarë, deri në 52 mijë lekë në muaj.

Një nënkalim të Sheshi Skenderbej, është llogaritur që shfryn me 60 përqind trafikun në një prej nyjeve kryesore të qytetit, e kjo valë valë, ndikon kudo.
Aplikacioni TI Tirana, do të të vijë në ndihmë, për të kuptuar se ku ka një vend të lirë parkimi, dhe semaforët inteligjente, do t’i përgjigjen gjendjes në atë moment të fluksit të lëvizjes, duke ndihmuar në lëvizshmëri.

500 oazet që kam në plan të ndërtoj në Tiranë, në çdo lagje, janë një mundësi e mirë që prindërit të argëtojnë fëmijët e tyre, dhe të moshuarit të kalojnë më shumë kohë jashtë, në ambjent të hapur, e të mos qendrojnë me orë të gjata brenda.

Ulja e tarifave dhe e taksave, do të ndikojë që profesionistët e gratë, të paguajnë më pak. Sot, për fat të keq, Bashkia merr shumë para nga qytetarët, e ofron shumë pak shërbime.

41 mln euro ka vjelur Erjon Veliaj nga taksa e veçantë për infrastrukturën arsimore, por rezultati është se 160 mijë banorë në Tiranë, 1/5, e popullsisë, janë pa asnjë çerdhe, shkollë, apo kopësht.

Tirana do të jetë miqësore, e kjo do të nisë nga ndalimi i fushatave ndëshkimore të policisë bashkiake që gjurmon të kapë qytetarët në shkelje, për të lënë mbi ta letrën e verdhë. Policia bashkiake do të kthehet në polici komunitare, do të jetë një kontribuese për sigurinë, për vajzat e gratë, e për fëmijët.

Ju jeni ekonomiste, dhe besoj se edhe për profesion, përpos ndjeshmërisë qytetare, do të jeni duke pyetur se ku do t’i gjej paratë. Ju e dini, se ato janë aty. I pakëson, dhe nuk i lejon të shkojnë në shërbime apo tek qytetarët, korrupsioni. Korrupsioni ka për të marrë goditje. Jam i vetëdijshëm, që nuk është një luftë e lehtë për t’u fituar, por di se unë e kam vullnetin. Më së pari, do të ndaloj aferën e inceneratorëve, një gojë e madhe abuzimi që i merr Tiranës mbi 40 mijë euro në ditë. Më tej, me lehtësimin e barrës, do të bjerë informaliteti, e do të shtohen kontribuesit. Dhe, e sigurtë të jesh, se nuk do të ketë në bashki, drejtorë që kontrollojnë territorin ditën, e ndërtojnë vetë natën. S’do të ketë 5 shefa 5D, që gllabërojnë fondet e marrin lejet e ndërtimit.

E dashur Meri!

Jam i bindur se Tirana ku i gjithë qyteti, banoret e resurset e tij vihen në dispozicion të kryetarit, që ai të dalë mirë e të ecë përpara në karrierë, është një model që duhet ndalur. 8 vite janë shumë. Drejtimi ka gjithnjë të bëjë edhe me karakterin. Sot kemi efektin e narcizit bashkiak, që kërkon të mbulojë çdo gjë që nuk shkon, çdo mungesë e padrejtësi, me fasadë e propagandë të dhunshme.

Unë s’jam ky tip. Jam i vërtetë, i tillë do të jem deri në fund. Sepse besoj se e vërteta, angazhimi, dhe qendrimi me çdo çmim mbi besimin që ke marrë nga njerëzit, është themeli më i sigurtë dhe i qendrueshëm që të ecim përpara jo vetëm në politikë, por edhe si shoqëri.

Kur them se gjithçka është në duart e qytetarëve, që ata të vendosin vetë për qytetin, për mënyrën e qeverisjes, për drejtimin që do të marrë, kam sidomos parasysh që edhe pas 14 majit, njerëzit ta mbajnë Tiranën në duar. Sepse do të kenë mundësi të shohin, të kontrollojnë, të thonë fjalën e tyre, të kontestojnë, të kundërshtojnë, e të dëgjohen. Nuk do të marr vendime kundër tyre, asnjë të vetëm.

Ndaj është rasti për të bërë më shumë se sa zgjedhjen e një kryebashkiaku, me 14 maj. Eshtë momenti për të përmbysur një kohë, për të sjellë në krye të qytetit një model të ri.

*Për shkak se letra e hapur e Meri Likës, u botua në Dosja.al si editorial, edhe përgjigjia e Belind Këlliçit, u vendos që të botohet si e tillë-Editorial

meri lika belind këlliçi zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll
Editorial 3 Maj 2023, 09:34 Meri Lika

Një pyetje për Belind Këlliçin!

Përshëndetje Belind! Po të drejtoj këtë letër, jo sepse nuk mund të të takoj, as se nuk mund të të shkruaj ...

Editorial 25 Prill 2023, 14:20 Enton Abilekaj

Zgjedhjet mbaruan, numëron Edi Rama

Sot KQZ vendosi ta lërë opozitën pa numërues në gjysmën e vendit. Nuk ishte vendim i papritur, ishte vulosja e një projekti...

Editorial 21 Prill 2023, 11:54 Slavoj Žižek

Idiotësia artificiale

Chatbot-et e rinj do të shkojnë shumë mirë me ideologët e të gjitha shtresave, nga turma e sotme që zhvillon luftërat ...

Editorial 14 Prill 2023, 20:29 Meri Lika

Gjuetia e pëllumbave

Meri Lika E morët vesh??? U gjet vjega ku vulistët mund të varin hallin e madh që i zuri me dorëheqjet e kandidatëve. Sot k...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë