LIVE UPDATES
Editorial

Çfarë ndodh pas dëshmisë së Arben Ahmetajt?

3 Shkurt 2024, 13:28 Nga DOSJA
Çfarë ndodh pas dëshmisë së Arben Ahmetajt?
Arben Ahmetaj

Do të mjaftonte vetëm një pohim me kokë, që dëshmia e Arben Ahmetajt të trondiste pushtetet. Nëse thjesht do të pohonte me një lëvizje vertikale të kokës se kanabizimi ishte një projekt qeveritar i drejtuar nga Edi Rama, ku Saimir Tahiri u përdor si kokë turku, do të mjaftonte që të përmbysej gjithçka që Drejtësia ka bërë deri tani dhe të rihapej, ose më saktë të hapej më në fund çështja. Por Ahmetaj bëri më shumë se kaq, ai denoncoi Kryeministrin si ideator dhe zbatues ndërsa Saimir Tahirin e quajti "djalin që bëri burg kot".

Nëse thjesht do të pohonte me kokë se afera e Inceneratorit të Tiranës është ideuar dhe drejtuar nga Edi Rama, duke përdorur këtë herë Erion Veliajn, përsëri do të përmbysej gjithçka është bërë deri tani. Njësoj edhe për Elbasanin dhe Fierin, për të cilët janë dhënë dënimet, pa u prekur ata që urdhëruan 17 firma ministrash për 1 orë. Ahmetaj bëri më shumë se pohimi, ai deklaroi se po të hapet dosja e inceneratorit të Tiranës, "do të llahtarisen shqiptarët", se përfshirja është "deri në nivelin maksimal të qeverisjes" dhe e akuzoi prokurorët e SPAK: "Duan të më të dënojmë mua, për t'i vënë kapakun, pa e hetuar aferën dhe procedurën".

Ish-bashkëpunëtori më i afërt i Kryeministrit, deklaroi publikisht se aferat më të mëdha, nuk janë "mollë dhe dardha" të konsumuara mbrapa krahëve të Edi Ramës, por asete të mëdha, që Edi Rama i ka futur në xhep nëpërmjet atyre që i akuzon se kanë ngrënë mollë dhe dardha.

Ahmetaj nuk tha asgjë të re përveçse pohoi aferat e qeverisjes, të paktën që nga viti 2016, kur bëri kanabizimin e vendit. Ajo e inceneratorëve, e treguar nga një njeri i brendshëm, me shumë pushtet, duket si historia e një bande kriminale, që prej 8 vjetësh pasurohet nga plehrat dhe vazhdon ta bëjë këtë, me paratë e qytetarëve. Zbulon se nuk ka asnjë plan të vijë ndonjë incenerator në Tiranës dhe se 80 mijë euro në ditë, ose rreth 60 milionë euro deri tani, populli më i varfër në Europë, i paguan për një dorë mashtruesish në parajsa fiskale, ndërsa Drejtësia po mundohet ta mbyllë llogarinë me konfiskime pronash që kanë vlerën e një ditë pagesë. Nëse SPAK do të kishte hetuar procedurën e ndjekur për Inceneratorët e Elbasanit dhe Fierit, nëse do ta bënte këtë edhe në Tiranë, do të arrinte aty ku merren vendimet që kontrata të vazhdojë dhe dëmi ditor prej 80 mijë eurosh të ekzekutohet rregullisht.

Mënyra se si qeveris Rama "përpara një pjate me qofte, duke falur asetet e vendit", nuk ishte imagjinuar aq banale sa e përshkroi ish-zëvendësi i tij. Jo për qoftet, por për respektin minimal për ligjin. Vërtetë biznesmenëve që ka emëruar u ka dhënë dhe vazhdon tu japë asetet publike falas, por në vend të pjatës me qofte, mendohej një laptop, me ndonjë propozim të pakërkuar brenda dhe me stafe juristësh dhe financierësh që, edhe pse në rrugë informale, shpjegonin arsyet e kërkesës.
Si dëshmitar okular, Ahmetaj e zëvendësoi fantazinë e një qeverisjeje të korruptuar deri në palcë, me realitetin e një bande që korrupton në vend të korruptohet, e një Kryeministri që i ideon, i urdhëron dhe pastaj i përvetëson vetë, nëpërmjet një grupi bedelësh-biznesmenë, pasuritë publike të vendit. Nëse Rama dikur thoshte: "Ata që më njohin nga afër e dinë raportin tim me paratë", kjo dëshmi e ish-bashkëpunëtorit të tij më të afërt për 9 vjet, vlen për të kuptuar këtë raport.

Çfarë duhet të ndodhte pas kësaj dëshmie rrënqethëse që tregon se publiku është viktimë e pambrojtur e plaçkitjes? Duhet të ngrihej shoqëria civile të protestonte deri në rrëzimin e qeverisë? Kjo nuk ndodhi as në rrjetet sociale. Duhet të ngrihet opozita ta plotësojë këtë mungesë? As kjo nuk ndodhi. Apo duhet që SPAK të ngrejë në një shkallë më të lartë revolucionin e bekuar nga ndërkombëtarët? As kjo nuk do ndodhë. Nëse për publikun dëshmia e Ahmetajt ishte ndihmuese për të konfirmuar dyshimet e panumërta, prokurorët specialë kanë mijëra dëshmi dhe dokumente, mbi të cilat mund ta kishin ngritur revolucionin, pa e shpallur nëpër media.

E vetmja gjë e sigurtë pas intervistës, është që më shumë njerëz do ikin nga sytë-këmbët, për të shpëtuar veten dhe për ta lënë pasurinë e vendit në duart e grabitësve të pamposhtur.

arben ahmetaj

Sondazh

Poll
Editorial 8 Janar 2024, 10:48 Ditmir Bushati

Bindja që më përforcoi 2023

Ditmir Bushati Përfitimi më i madh i një edukimi të mirë është aftësia për të menduar me kokën t&eu...

Editorial 28 Dhjetor 2023, 10:16 Meri Lika

Drejtësia e padrejtë

Meri Lika Të them të drejtën, mua, që në fillimet e krijimit të saj e deri më sot, asnjëherë nuk më ka bi...

Editorial 19 Dhjetor 2023, 13:00 Ditmir Bushati

Një shtytje për zgjerimin

ditmir bushati Dhjetë vjet pasi shpërthyen protestat pro BE-së në sheshin Maidan të Kievit, për shkak se presidenti i atë...

Editorial 17 Dhjetor 2023, 18:28 Andrew Gimson

“Vdekja” e një Kryeministri

Boris Johnson Mëngjesin e së martës 7 prill 2020, u ngarkova nga Daily Mail të shkruaja nekrologjinë e Boris Johnsonit. Në or...

Editorial 6 Dhjetor 2023, 08:42 Meri Lika

Titaniku

Aty rreth fillimit të majit të vitit 1942, në një port të Detit Balltik të pushtuar nga gjermanët dhe nën urdhrat e ve...

Editorial 4 Dhjetor 2023, 16:06 Enton Abilekaj

Që Rama të mbetet i pahetueshëm

Enton Abilekaj Në pritje të Kongresit të 8 dhjetorit, është e qartë se askush në atë që quhet Partia Socialist...

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend