Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Të them të drejtën, mua, që në fillimet e krijimit të saj e deri më sot, asnjëherë nuk më ka bindur kjo “drejtësia e re”.
Ky perceptim, fillimisht mu krijua kur pashë se cilët ishin personat, që do të përzgjidhnin dhe vlerësonin gjykatësit e prokurorët dhe më pas mu forcua akoma më shumë, kur për shkak të punës, kam vlerësuar të ardhurat e disa prej gjykatësve dhe prokurorëve të rrëzuar nga vetingu.
Sot, nuk e besoj fare, dhe kur them fare do të thotë fare, fare, fare. Kjo nuk ka lidhje me Berishën, por ka lidhje me Berishën, Belerin, Elton Qynon, Lefterin, Alqin, Vangjushin etj, me avokatët kryesisht, me gjykatësit jo kryesisht, me SPAK, me GJKKO, me ILD, me ILT, me ABC, me Ç, D, Dh, E etj, etj, etj.
Sipas mendimit tim (i gabuar patjetër), drejtësia është një vlerë, por gjithashtu edhe utopi.
Një vlerë, sepse sa më shumë drejtësi të ketë një vend aq më shumë vlerë do të ketë shoqëria duke krijuar besim dhe qetësi tek qytetari, por është edhe utopi sepse sigurisht që drejtësi totale nuk do të ketë asnjëherë dhe drejtimi i saj drejt perfektes është i lidhur me shumë faktorë duke filluar që nga evolimi i mendimit e deri tek veprimi konkret (punë shumë e vështirë kjo).
Shumë prej nesh të cilët mund të kenë shpresuar tek drejtësia e re, tek kjo drejtësia amerikane, evropiane, marsiane, neptuniane, qiellore, hapsinore (aman ti vendosim kë emër të duam nuk ka rëndësi), kushedi se çfarë janë duke menduar e se sa të lumtur janë duke u ndjerë, kur shohin se si kryhen proceset gjyqësore, se si rrëmbehen gazetarët në mes të ditës, se si trajtohen personat që hetohen, se si nuk zbatohet ligji (nuk zbatohet ligji nga drejtësia?!?!?!).
Kjo drejtësia jonë fringo, mua më duket njësoj si ata burrat (jo për nga burrëria të mos ngatërrohemi, por thjesht dhe vetëm nga efekti vizual) që dikur, kur nuk kishte One dhe Vodafon që të vidhin qytetarët pa iu hyrë gjëmb në këmbë, por kur nuk kishte as SPAK e GJKKO, por vetëm Kanun të Lek Dukagjinit, dilnin nëpër majat e maleve dhe i thërrisnin njëri-tjetrit duke vendosur njërën dorë tek veshi.
Sipas imazhit tim virtual, në njërën majë mali, në atë të pushtetit, është Rama dhe në majën tjetër, pas një ngjitje rraskapitëse duke kaluar sa në një kamp vetingu në tjetrin deri sa arritën Everestin e drejtësisë, janë SPAK-istët dhe GJKKO-istët.
E kur Rama, nga mali i tij lëshon piskamën, menjëherë nga maja tjetër e drejtësisë vjen përgjigja pohuese dhe reflektuese. E kështu piskamë pas piskame drejtësia nuk është duke dashur të vendos drejtësinë e shpresuar, por është vetëm duke vrapuar vrullshëm që t’iu përgjigjet me servilizëm piskamave.
Ah sa shumë më pëlqejnë piskamat! Sepse siç e thotë edhe fjalori ynë i gjuhës shqipe, ai i përpunuari dhe i korrektuari nga Akademia Shkencore pa Shkencë e Gjinushit, piskama është një thirrje me zë të lartë e të fuqishëm; britmë, sokëllimë.
Ja fiks kështu e imagjinoj unë drejtësinë, që e nis punën pas piskamës së Ramës dhe e përfundon kur piskama e tij kthehet në sokëllimë.
Sokëllin Rama nga kali
Sokëllin sa tundet mali
Tundet mali tundet fusha
Rama jonë me treqind mushka.
Por çuditërisht në botën e qytetëruar, ku ne dëshirojmë të shkojmë (o Zot sa shumë dëshirojmë), drejtësia nuk funksionon me sokëllima e as me piskama.
E kam fjalën pikërisht për atë botën ku njerëzit dinë të lexojnë urdhërimet e Zotit i cili na tha, të mos vrasim, të mos vjedhim, të mos bëjmë dëshmi të rreme, në atë botë ku drejtësia gjykon me të njëjtin kut si vrasësin edhe viktimën, si hajdutin edhe të vjedhurin, si dëshimtarin e rremë edhe të dëmtuarin. Ajo drejtësia, që tek ne mesa duket do të ngelet vetëm utopi dhe nuk ka për t’u kthyer asnjëherë në vlerë, është drejtësi e drejtë, tamam si ajo drejtëza e vetme që kalon nëpër dy pika të ndryshme, po pra po, sipas asaj aksiomës matematikore, e cila na e thotë të vërtetuar këtë gjë.
Dhe sipas kësaj aksiome, nëpër dy pika, të cilat, sipas mendimit tim, janë qytetari dhe pushteti gjyqësor, kalon një drejtëz dhe vetëm një, dhe kjo është DREJTËSIA, por me sa duket ne si popull nuk do ta kemi kur fatin që të vërtetojmë aksiomat sepse ne gjithmonë jemi ndryshe, për ne nëpër dy pika kalojnë lakore, kurba dhe drejtëza pa fund, vetëm që të kënaqim pushtetin e radhës dhe aspak për të ndërtuar një shoqëri që t’i shërbejë qytetarit, vendit, kombit.
Sepse ne duam vetëm “prijësin” e momentit, dhe luftojmë duke sakrifikuar gjithçka që ta zhdukim jo vetëm fizikisht por edhe nga kujtesa “prijësin” e mëparshëm, sepse ne nuk na intereson drejtësia për njeriun, mirëqënia e individit, qetësia e qytetarit, ne na intereson që prijësit të mos i prishet rehatia, e për këtë jemi të gatshëm të vrasim e të zhdukim këdo që e shqetëson.
Për të kënaqur prijësin, ne vrasim edhe historinë sepse kemi aksiomën tonë që historia fillon vetëm me ardhjen në pushtet të prijësit të ri, e pikërisht në këtë moment ne vrasim vetveten.
ditmir bushati Dhjetë vjet pasi shpërthyen protestat pro BE-së në sheshin Maidan të Kievit, për shkak se presidenti i atë...
Duke drekuar me një sanduiç në tregun qendror të Volendamit, një port në veri të Amsterdamit, Gerald, 24 vjeç, ish...
Boris Johnson Mëngjesin e së martës 7 prill 2020, u ngarkova nga Daily Mail të shkruaja nekrologjinë e Boris Johnsonit. Në or...
Aty rreth fillimit të majit të vitit 1942, në një port të Detit Balltik të pushtuar nga gjermanët dhe nën urdhrat e ve...
Enton Abilekaj Në pritje të Kongresit të 8 dhjetorit, është e qartë se askush në atë që quhet Partia Socialist...
Meri Lika Ai i ka të gjitha virtytet; është më i ndershmi, më i denji, më i zgjuari, më i përuluri, më i dashu...
Yanis Varoufakis “Shërbëtorë, proletarë dhe vasalë të reve të të gjithë botës, bashkohuni! Nuk kemi...
Edi Rama Edi Rama ka qeverisur Shqipërinë për më shumë se dhjetë vjet. Zgjedhjet e para i fitoi në 2013-ën, pa...
Nuk bëhet fjalë për Humanizëm. Marrëveshja Rama - Meloni nuk ka asgjë humaniste. Këtë e thonë organizatat ndë...
Fatos Lubonja Ky shkrim i Fatos Lubonjës është botuar në 9 nëntor në gazetën italiane Il Manifesto Nëse në It...