LIVE UPDATES
Editorial

AI

Ai ofron më të mirën, vetëm me të është e drejta, vetëm i tij duhet të jetë pushteti, vetëm ai duhet të adhurohet, vetëm me të mund të konkurrojë Zoti.

24 Nëntor 2023, 11:58 Nga Meri Lika
AI
Meri Lika

Ai i ka të gjitha virtytet; është më i ndershmi, më i denji, më i zgjuari, më i përuluri, më i dashuri, më i dimbshuri, më strategu, më mendimtari. Ai ofron më të mirën, vetëm me të është e drejta, vetëm i tij duhet të jetë pushteti, vetëm ai duhet të adhurohet, vetëm me të mund të konkurrojë Zoti.

Ai është i vetmi që ofron më të mirën dhe kur gjysma e popullsisë mbush rrugët e Evropës, ai është i vetmi që zgjidhet me votë të lirë edhe kur vidhen zgjedhjet, ai është i vetmi që rrit pagat në kufijtë e të mbinatyrshmes financiare edhe kur niveli i jetesës ulet, vetëm ai mundet të forcojë lekun pa logjikë ekonomike, vetëm ai mundet të shkurtojë shpenzimet duke rritur konçensionet, vetëm ai nuk është hajdut kur gjithë kabineti dhe administrata e tij dënohet për korrupsion, vetëm nën sajen e tij në kemi luksin e një burokracie të artë.

Ai luan me mirëkuptimin e masës, me vullnetin e saj për të pasur më të mirën. Shpesh me gjysmë truri, masa ëndërron një përdorim efikas të burimeve publike, ëndërron më shumë shpenzime sociale, por pikërisht kur masa mendon se ëndrra e gjysmës së trurit të saj është reale, aty ai ia ngatërron dhe ia përzien gjithçka.

Fjala e tij nuk ka as fund as fillim, ajo ngatërrohet me fjalë të tjera, të vjetra e të lashta e me to ai nuk analizon por pontifikon. Nuk debaton, ofendon, skualifikon, përdor dobësitë që mund të të njohi për goditje nën bel, e kur e sheh se e ka gjetur dobësinë, kalon në ofensivë.

Ai ka zëdhënës që si rele megafonike përsërisin mesazhet e tij edhe një herë, edhe një herë, edhe një herë paçka se ti e ke lexuar, dëgjuar dhe kuptuar mesazhin e asaj që thuhet. Megafonistët e tij përpiqen të na sqarojnë se jemi keq kur jemi mirë, duke u përpjekur të na veshin mbretin me rroba të reja, e nëse ne nuk arrijmë t’i shohim ato rroba kjo nuk ndodh sepse ai, larg qoftë mund të jetë i zhveshur, jo as që mund të mendohet kjo, por sepse ne jemi fajtorët.
Ne nuk i shohim dot rrobat e reja të tij sepse ndoshta ne na mungon besimi, apo ndoshta sepse jemi të moshuar, ndoshta sepse ende jetojmë në të kaluarën.

Ai bën zgjedhje të vështira, për shembull mes demokracisë elektorale dhe “pastrimit të jetës publike” ai zgjedh të dytën, sepse vetëm kështu na mbron nga vetvetja.
Rrugës së tij të vështirë ai gjen plotë aleatë anembanë globit të cilët me inteligjencë të papërshkrueshme liberale dhe shumë xhepmbushëse, e ndihmojnë të kryejë “pastrimin”, pavarësisht se shkelen institucionet, Kushtetuta, ligji, demokracia, liria, sepse këto janë terma të vjetër, tashmë ai ka nxjerrë terma të rinjë: rilindje, rizgjim, bashkëqeverisje etj, etj.

Për të demokracia është fillestare, e brishtë, budallaqe, e vogël, jo efikase, e pamundësisht e përsosshme, e shtrenjtë, e shurdhër madje edhe e verbër.
Ai gjithmonë shqetësohet për atë që është urgjente jo për atë që është e rëndësishme. Gjithmonë fletë për veten e tij dhe sipas tij vetëm duke folur kështu ai fletë për vendin dhe për atdheun sepse “kur themi ai nënkuptojmë atdheu dhe kur themi atdheu nënkuptojmë atë”.

Ai mund të duket se flet me pasqyrën, por ju lutem mos kaloni ne mendime ekstreme sepse ai është duke folur me ju, por ju nuk e kuptoni dot sepse ai i përket një tjetër dimensioni.
Ai nuk lodhet duke folur edhe nëse askush nuk e dëgjon më. E shohim por nuk e dëgjojmë, e vuajmë por nuk e dëgjojmë. Fjalët e tij janë si zhurmat e rrugëve të cilat nuk i shikon po nuk ktheve kokën, por e mbushin hapërisën rrotull teje me ndotje akustike. E kështu ai e zapton hapësirën tënde dhe pas kësaj është ai pronar i saj dhe nuk e lejon më zërin tënd të dëgjohet.

Ai nuk qeveris. Atij nuk i interson puna për të bërë politika publike, për t’u marrë me çështje të mëdha e të vogla të vendit, për të bërë diplomaci në interes të vendit, sepse këto punë janë për njerëz të vegjël. Për njerëz të mëdhenjë si ai kanë rëndësi konfliktet botërore, ndërtimet pompoze, skalitja e fytyrës së tij diku në një shkollë apo përjetësimi në një mozaik të lashtë.

Ai mendon se është viktimë e atyre që nuk kuptojnë dhe se është fatkeqësi e madhe që drejton një popull që nuk e kupton gjenialitetin e tij. Edhe ndjekësit e tij këtë mendojnë. Për ta opozita nuk është një kundërshtar politik, por një armik që duhet zhdukur. Opozita që e pengon të “nusërojë” siç di ai, është personazhi i keq i filmit, është një rrezik shoqëror dhe duhet eleminuar me çdo kusht. Në jetë, ose je me të osë kundër tij, rrugë të mesme nuk ka.

E me këto hire,  ai na fton t’i bashkohemi mashtrimit me supozimin histerik të “demokracisë autentike”, të arkitekturës së deformuar të lirisë sepse ai nuk vjedh thjesht dhe vetëm sepse është dymetrosh.

meri lika

Sondazh

Poll
Editorial 23 Nëntor 2023, 19:53 Yanis Varoufakis

Shërbëtorë të Internetit, bashkohuni!

Yanis Varoufakis “Shërbëtorë, proletarë dhe vasalë të reve të të gjithë botës, bashkohuni! Nuk kemi...

Editorial 13 Nëntor 2023, 17:24 Nicola Pedrazzi

Përsëri ai, përsëri Edi

Edi Rama Edi Rama ka qeverisur Shqipërinë për më shumë se dhjetë vjet. Zgjedhjet e para i fitoi në 2013-ën, pa...

Editorial 6 Nëntor 2023, 15:32 Enton Abilekaj

Përplasja e dy Shqipërive

Enton Abilekaj Të shtunën e 28 tetorit, një video e shpërndarë nga vetë Kryeministri do të shndërrohej në meme...

Editorial 6 Nëntor 2023, 14:56 Paolo Garimberti

Muskuj dhe diplomaci

Në fjalimin e tij të shumëpritur nga Bejruti, i transmetuar drejtpërdrejt në televizion (por jo në Izrael), udhëheqësi...

Editorial 22 Tetor 2023, 14:42 Enton Abilekaj

Banalizimi politik që nuk jep Drejtësi

Pritej të vinte një ditë si e shtuna e 21 tetorit. Pritej zhurma e madhe dhe kundër- reagimet. Deri tani duket një skemë e paras...

Editorial 15 Tetor 2023, 11:25 Ben Blushi

Pse fiton Kombëtarja e Shqipërisë ?

Shqiptarët luajnë futboll prej gati 100 vitesh, por asnjëherë ata nuk kanë fituar kaq shpesh dhe kaq lehtësisht, si kohët e...

Editorial 11 Tetor 2023, 11:08 Ditmir Bushati

Rendi i ngrirë

Kur një grup i armatosur rëndë sulmoi policinë në veri të Kosovës më 24 shtator, duke vrarë një polic dhe du...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë