LIVE UPDATES
Editorial

Rendi i ngrirë

11 Tetor 2023, 11:08 Nga Ditmir Bushati

Rendi i ngrirë

Kur një grup i armatosur rëndë sulmoi policinë në veri të Kosovës më 24 shtator, duke vrarë një polic dhe duke plagosur dy të tjerë, për shumëkënd nuk duhet të ishte befasi. As shpallja e 27 shtatorit ditë zie nga ana e Serbisë në nderim të autorëve të sulmit, si legjitimim i politikës së agresionit ndaj fqinjëve. Veprimet e Serbisë janë shqetësuese, por jo për t’u habitur, duke pasur parasysh rolin e saj si prishëse e stabilitetit rajonal, glorifikimin e vazhdueshëm të kriminelëve të luftës dhe politikës së revizionimit të historisë të ndjekur vijimësisht nga presidenti serb.

Sulmi i 24 shtatorit është më i sofistikuari i një serie aktesh të ngjashme të dhunshme nga bandat e armatosura kriminale serbe, të cilat gradualisht kanë ardhur në rritje. Pak muaj më parë, tre policë të Kosovës u rrëmbyen nga forcat serbe. Në të njëjtën kohë, trupat e KFOR-it, gazetarët dhe policia e Kosovës u sulmuan nga bandat kriminale serbe. Situata e tensionuar në veri të Kosovës e ka origjinën në vendimin dritëshkurtër të inspiruar nga Beogradi, për braktisjen e institucioneve të Kosovës nga ana e serbëve, përfshirë edhe forcat e sigurisë së Kosovës. Duhet thënë se Serbia ka nxitur vijimësisht aktet e dhunës për të sfiduar funksionalitetin e shtetit të Kosovës, sidomos në veri, me qëllim imponimin e autonomisë së katër komunave, gjë që do t'i lejonte Serbisë të ndërhynte në punët e brendshme të Kosovës përmes përfaqësuesve të saj.

Reagimi i Perëndimit ka qenë më së shumti qortues ndaj veprimeve qeverisë dhe institucioneve të Kosovës, që në thelb synonin zbatimin e ligjit në të gjithë territorin e saj. Ndërkohë që Marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi i Ohrit, të ndërmjetësuara nga BE-ja mes Kosovës dhe Serbisë, dokumente që nuk janë nënshkruar nga Serbia, duket se u reduktuan në themelimin dhe mënyrën e funksionimit të Bashkësisë së Komunave me shumcë serbe, duke eklipsuar çështje të tjera themelore për ndërtimin e raporteve të shëndetshme ndërmjet dy fqinjëve.
Prandaj Presidenti i Serbisë vijoi me të njëjtën alibi, duke e cilësuar sulmin e 24 shtatorit, si një akt legjitim të rezistencës nga serbët vendas, i cili nuk do të kishte ndodhur nëse Bashkësia e Komunave me shumicë serbe do të ishte krijuar. Por lloji dhe sasia e armëve të sekuestruara, sugjerojnë se ky ishte një operacion i madh dhe i bashkërenduar me synim destabilizimin e Kosovës dhe me implikime të pashmangshme për sigurinë e rajonit. Thënë ndryshe, ky operacion më shumë kishte të bënte me Beogradin dhe synimet e tij sesa, me serbët e Kosovës.

Në rrethanat e tanishme politike dhe të sigurisë në Europë episodi i fundit është një këmbanë e fortë alarmi. Në dallim nga dy konkfliktet e tjera të mëdha në Europë, pushtimi rus ndaj Ukrainës, apo konfliktii në Nagorno-Karabakh, agresioni i Serbisë ndaj Kosovës mund të lexohet edhe si sulmi i një shteti kandidat për anëtarësim në BE, ndaj një shteti që ka aplikuar për anëtarësim në BE. Vështruar në këtë kontekst, përfundimi i konfliktit që po merr trajtat e një rendi të ngrirë nuk është më një çështje politikë, por një çështje serioze e sigurisë për rajonin dhe të ardhmen e Europës. Për SHBA-në dhe BE-në, zgjedhja nuk është më vetëm mes dështimit dhe suksesit të dialogut, por ndërmjet stabilitetit dhe një përshkallëzimi të mëtejshëm të dhunës. Kjo e fundit ka shumë të ngjarë të ndodhë nëse tolerohet roli i Serbisë, si prishëse e stabilitetit rajonal.

Serbia, nxitëse e luftrave në ish Jugosllavi nuk pranon realitetin e pas luftës, duke kundërshtuar në çdo mënyrë shtetësinë e Kosovës, funksionalitetin e Bosnje-Hercegovinës dhe Malit të Zi. Megjithëse kanë kaluar më shumë se dy dekada nga përfundimi i luftrave në ish Jugosllavi, Serbia ende nuk ka nxjerrë mësime dhe përgjegjësi për krimet e kryera gjatë luftës. Serbia e sotme nuk ka asnjë lidhje me Gjermaninë e pas Luftës së Dytë Botërore, ku Kancelari Konrad Adenauer përqafoi të ashtuquajturën “strategji të përulësisë”, e cila përbëhej nga katër elementë: pranimi i pasojave që vijnë për shkak të humbjes së luftës; rifitimi i besimit në raport me fitimtarët; ndërtimi i një shoqërie demokratike; dhe krijimi i një Federate Europiane që do të tejkalonte ndarjet historike të Europës.

Politikat e Presidentit të Serbisë për më shumë se një dekadë janë në kah të kundërt me të gjithë elementët përbërës të shembullit të mësipërm gjerman, si rruga e vetme drejt pajtimit rajonal, integrimit euro-atlantik dhe pranimit të arkitekturës së sigurisë rajonale, që bazohet tek bashkëjetësa multietnike dhe mosndryshimi i kufijve.

Në rrafshin e brendshëm, Serbia është rasti tipik i një qeverisje joliberale e jodemokratike, i përqendrimit të të gjitha pushteteve në duart e një njeriu, çka nuk mundëson një debat të vërtetë e kritik për krimet e së shkuarës, kërkimndjesën ndaj fqinjëve dhe vullnetin për të ecur në rrugën europiane.

Në rrafshin ndërkombëtar, Serbia ndjek rrugën oportuniste me të gjithë aktorët kryesorë ndërkombëtarë, duke shfrytëzuar të çarat e Perëndimit dhe nevojën këtij të fundit për qetësimin e Ballkanit Perëndimor, në kushtet kur i duhet të përballojë pasojat e agresionit rus në lindje të kontinentit. Objektivi strategjik i Perëndimit përmes ushtrimit të diplomacisë kreative me Serbinë me qëllim largimin e saj nga orbita ruse dhe përfshirjen në rrjedhat europiane qartazi nuk është përmbushur. Përkundrazi, megjithëse shtet kandidat për anëtarësim në BE dhe shteti më i ndërlidhur në rajon me ekonominë europiane, Serbia nuk i është bashkuar sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë. Fjalimi i fundit i Presidentit serb në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara ishte i mbushur me akuza ndaj Perëndimit.

Në rrafshin rajonal, Serbia përpiqet të mbajë vendet e rajonit nën kthetrat e dominimit e presionit të vazhdueshëm, dhe ndërtimit të marrëdhënieve të përzemërta me Shqipërinë, duke synuar përçarjen e faktorit shqiptar në rajon. I vetëdijshëm se pavarësia e Kosovës, e vulosur edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë pas një sërë procesesh të udhëhequra nga partnerët ndërkombëtarë, është një proces i pakthyeshëm, Presidenti i Serbisë synon për serbët në Kosovë një qeverisje autonome duke mos e njohur pavarësinë e Kosovës.
Ndërkohë që çdo formë përfaqësimi dhe qeverisje e serbëve në Kosovë duhet të ketë si pikënisje njohjen e autoritetit të shtetit të Kosovës. Në këtë kontekst, BE-ja dhe SHBA-të duhet të mbështesin një zgjidhje institucionale ndërmjet Kosovës dhe serbëve të Kosovës, e cila nis me pranimin e autoritetit shtetëror dhe lejon vetë-administrimin e tyre të mirëfilltë kulturor, arsimor dhe fetare, pa mundësuar ndërhyrjen e Beogradit në punët e brendshme të Kosovës.

Për SHBA-në dhe BE-në, zgjedhja nuk është më vetëm mes dështimit dhe suksesit të dialogut, por ndërmjet stabilitetit dhe një përshkallëzimi të mëtejshëm të dhunës. Kjo e fundit ka shumë të ngjarë të ndodhë nëse ata tolerojnë rolin e Beogradit në destabilizimin e Kosovës dhe nëse nuk përqafojnë një qasje të fuqishme për ta kundërshtuar atë.

Dërgimi i trupave ushtarake serbe në kufi me Kosovën është pjesë e një strategjie të përsëritur nga Presidenti i Serbisë që synon krijimin e një krize më të madhe për t’iu shmangur përgjegjësisë për atë të mëparshmen. Pra, mosdorëzimin e atyre që organizuan sulmet terroriste në Kosovë dhe mospranimin e një hetimi ndërkombëtar. Reagimi i shpejtë i aleatëve të NATO-s u pasua nga tërheqja taktike e forcave nga Presidenti i Serbisë, por jo nga tërheqja e qëllimeve të tij. Ato mbeten të pandryshuara: formimi i Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe dhe zëvendësimi i forcës policore të Kosovës me KFOR-in, misioni dhe fusha e përgjegjësisë së të cilit është e ndryshme nga ajo e policisë së Kosovës.

Presidenti i Serbisë i druhet pasojave katastrofike të një konfrontimi të mundshëm të forcave serbe në kufi me Kosovë. Ai mund të kujtojë me nostalgji popullaritetin e Millosheviçit gjatë bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë, por kurrësesi fundin e regjimit të tij. Megjithatë, nuk duhet të nënvlerësohet kërcënimi i sigurisë që vjen si pasojë e përshkallëzimit të Serbisë. Në të njëjtën kohë, nuk duhet lejuar që taktikat përshkallëzuese të Serbisë të formësojnë kushtet e zgjidhjes politike. Pra, të legjitimojnë ndërhyrjen e përhershme politike të Serbisë në Kosovë përmes strukturave dhe mekanizmit institucional, e cila në një periudhë afatgjatë, nuk siguron paqen dhe stabilitetin, por destabilizimin e përhershëm.

Para shpërthimit të luftës në Ukrainë, Rusia kishte interes të ruante tensionet në Kosovë, por jo të nxiste një luftë. Gjërat kanë ndryshuar që atëherë. Rusia ka një interes të qartë për të krijuar sa më shumë konflikte në botë, jo vetëm për të dobësuar Perëndimin, por për të ndërkombëtarizuar luftën e saj me Ukrainën, në mënyrë që një zgjidhje përfundimtare, kur të vijë, të kryhet përmes rinegocimit të rendit botëror ekzistues.
Ndryshe nga Rusia, Perëndimit nuk i nevojitet një konflikt tjetër në Europë, ndërkohë që është përqendruar tërësisht në mbështetjen e Ukrainës për të përballuar agresionin rus. Uniteti, koherenca dhe vendosmëria e demonstruar nga BE-ja si përgjigje ndaj agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, duhet të dëshmohet edhe për çështjet kyçe të sigurisë në Ballkanin Perëndimor, të cilat po marrin trajtën e një rendi të ngrirë. Perëndimi duhet të insistojë në hetimin e plotë të ngjarjeve të 24 shtatorit, dorëzimin nga ana e Serbisë të autorëve të sulmit terrorist në Kosovë dhe nxitjen e strukturave të Këshillit të Europës për të hedhur dritë mbi ngjarjen.
Edhe pse në kushte krejt të reja për sa i përket mjedisit të sigurisë në Europë, pesë shtete anëtare të BE-së, katër prej të cilave anëtare të NATO-s, ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Lëvizja e tyre drejt njohjes do të shtonte besueshmërinë e BE-së si ndërmjetësuese, por edhe shanset e zbatimit të planeve europiane për rajonin. Në të njëjtën kohë, do të rriste presionin ndaj Serbisë për të njohur realitetin e pasluftës në ish Jugosllavi dhe për të ecur në drejtim të rrugës europiane. Përfshirja e Kosovës në programet e Partneritetit për Paqe në NATO tanimë përbën domosdoshmëri.

Për shtetësinë e Malit të Zi, BE-ja ishte e bashkuar. Madje, ajo luajti një rol të rëndësishëm ndërmjetësues në përgatitjen e kushteve për referendumin e pavarësisë së vendit. Formati i tanishëm i ndërmjetësimit të BE-së është ezauruar, në mungesë të një qasje të unifikuar dhe plani konkret anëtarësimi në BE për Kosovën dhe Serbinë. Përqafimi i një qasjeje aktive nga BE-ja në rajon do të çimentonte rolin e saj si një aktor efektiv në tejkalimin e mosmarrëveshjeve dhe adresimin e tyre në një plan më të gjerë europian. Njëkohësisht, do të garantonte një proces anëtarësimi të vendeve të rajonit në BE, të bazuar në merita dhe jo të eklipsuar nga mosmarrëveshjet e mësipërme.

NATO dhe BE duhet të projektojnë vizion, fuqi, dhe vullnet për ta materializuar shtetësinë e Kosovës dhe europianizimin e Serbisë, duke shmangur realizimin e interesave afatshkurtër transaksionale që nuk prodhojnë zgjidhje të qëndrueshme dhe stabilitet demokratik afatgjatë. Fokusi i ri gjeopolitik i Europës duhet të bëjë të mundur shkrirjen e këtij rendi të ngrirë në Ballkanin Perëndimor dhe njëkohësisht ankorimin e vendeve të rajonit në BE.

*Analiza është botim i Fondacionit “Friedrich Ebert”

ditmir bushati

Sondazh

Poll
Editorial 10 Tetor 2023, 11:11 Ben Blushi

Hamasi, Izraeli dhe Kosova

Sulmi mizor që kreu Hamasi gjatë kësaj jave në Izrael po e n botën tjetër në dy pjesë. Një palë dënojn...

Editorial 8 Tetor 2023, 11:20 Ditmir Bushati

Të bashkuar për Kosovën

NGA DITMIR BUSHATI Bota u zgjua dje me imazhe të tmerrshme të sulmeve terroriste të Hamasit kundër Izraelit, të cilat me të dre...

Editorial 27 Shtator 2023, 10:58 Meri Lika

Plot me kundërshtarë, por pa opozitë

Gjëja më absurde që po ndodh tek ne, nga koha kur na qeveris e majta është se, edhe pse mund të jemi shumica kundër qeveris...

Editorial 25 Shtator 2023, 19:11 Ben Blushi

Fitorja e Kosovës

Ben Blushi Kosova mori një fitore të papritur, por të merituar, kur ishte në një ditë të keqe për shkak të lod...

Editorial 8 Shtator 2023, 15:12 Enton Abilekaj

Nuk ka paqe, vetëm armëpushim për opozitën

Enton Abilekaj Sali Berisha e ftoi sot Gazmend Bardhin të kandidojë për kryetar të grupit parlamentar të Rithemelimit duke i sigur...

Editorial 5 Shtator 2023, 16:22 Meri Lika

Lloji i MakeUp-it alias Tualetit!

  Meri Lika Kam lexuar se ka disa lloje makeup-i (ose thënë shqip lloje tualeti), profesional, social, dite, nate, për nuse, për ...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë