LIVE UPDATES
Editorial

Propozimi për komisionerë jopartiakë dhe projekti "Shqipëria 2030"

Një propozim jo i ri, që për pak u bë realitet në 2021. Atëherë përfaqësuesit e opozitës ende të papërçarë, arritën ta ndryshonin propozimin e maxhorancës që mbështetej edhe nga ambasadorja Kim, për komisionerë nga administratat publike.

20 Shtator 2023, 15:56 Nga Dosja.al
Propozimi për komisionerë jopartiakë dhe projekti
KQZ

Komisioneri i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, pasi u pyet disa herë për komisionerët e opozitës, tha se zgjidhja më e mirë do të ishte heqja e komisionerëve partiakë. Një propozim jo i ri, që për pak u bë realitet në 2021. Atëherë përfaqësuesit e opozitës ende të papërçarë, arritën ta ndryshonin propozimin e maxhorancës që mbështetej edhe nga ambasadorja Kim, për komisionerë nga administratat publike.

Me pak ndihmë nga BE dhe OSBE, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili, e shndërruan projektin e akaparimit të zgjedhjeve nga Rama, që 1 vit përpara, me një propozim tjetër, që komisionerët të ishin apartiakë, por jo nga administrata, ose pjesërisht partiakë, pjesërisht nga profesionet e lira. Nisur nga raportet e SHBA dhe BE për politizimin e administratës, negociatorët e opozitës arritën t'i jepnin propozimit statusin e një amendamenti në Kodin Zgjedhor, derisa Edi Rama ndërhyri për ta hedhur poshtë, me pretendimin se nuk ka aq profesionistë të lirë sa duhen.

Sot ky propozim rivjen, jo vetëm nga Celibashi. Edhe lëvizja e Adriatik Lapajt, "Shqipëria bëhet" e ka rikthyer propozimin e komisioneve zgjedhore të përbëra nga profesionistë të lirë. Kjo do të thotë që partitë tradicionale, që e kanë çuar Shqipërinë në këtë derexhe, nuk do të kenë më monopolin e kontrollit të votuesve dhe të numërimit të votave, që partitë e reja mund të kenë një shans për të marrë atë që u takon, se votat e tyre nuk do ndahen mes partive nëpërmjet marrëveshjeve të paligjshme të komisionerëve të të dyja palëve, që udhëzohen përpara së gjithash të ruajnë monopolin e së vjetrës.

Në këtë këndvështrim propozimi është joshës. Profesionistët e lirë, pavarësisht bindjeve politike, nuk do arrinin deri në manipulim, nuk do të kishin mbështetjen politike për të shpëtuar pa dënim nëse do tjetërsonin votën gjatë numërimit. Problemi i vetëm është tek llogaritë. Nëse do të ketë komisione zgjedhore vetëm më profesionistë të lirë, atëherë, në më shumë se 5000 qendrat e votimit, do të duheshin të paktën 25 mijë pa numëruesit. Bashkë me nunëruesit, do të duheshin të paktën 30 mijë profesionistë të lirë, që për më tepër pranojnë ftesën që u vjen nga KQZ për të marrë pjesë në proces.

Avokatët, audituesit, përmbaruesit, noterët, psikologët, farmacistët; veterinerët etj. do të ishin ata që kontrollojnë gjithë procesin. Edhe nëse do ta plotësonin numrin e domosdoshëm, a mund të thuhet se do të kemi një administratë zgjedhore apartiake? Nëse disa nga urdhërat, kryesisht më fitimprurës, që i licencojnë kontrollohen nga qeveria, apo nëse ministria e Drejtësisë, harton lista të përvitshme të atyrë që di kenë akses nëpër procese, apo edhe oa presion, angazhimi i tyre partiak, a do të ndikonte në administrimin e votave?

Në një shoqëri të politizuar skajshmërisht, ku politika kontrollon të gjitha qelizat dhe bëhet vendimtare në karrierat e profesionistëve të lirë, do të ishte e pamundur të kishim komisione të paanshme, pavarësisht se do të quheshin jopartiake. Presioni kapilar i rilindjes mbi çdo votues, do të shndërrohej me lehtësi në presion mbi numëruesit, investimi kapilar mbi votuesit në investim mbi numëruesit. Kështu, edhe Rilindja do të kursente kohë edhe para, edhe procesi në dukje do të ishte i pakontestueshëm. Komisione totalisht apartiake, i shërbejnë vetëm projektit të Edi Ramës "Shqipëria 2030", duke i garantuar atij mandatin e katërt, pa bërë asnjë përpjekje përveç trajtimit të numëruesve dhe komisionerëve.

Një hap gradual, si ai që propozoi opozita në 2020, me komisione të përziera, me përfaqesues partish dhe profesionistë të lirë, jo vetëm që do të garantonte më shumë besueshmëri në rezultat, por do të hapte edhe rrugën për komisione jopartiake në të ardhmen.

ilirjan celibashi dosja.al oerd bylykbashi petrit vasili

Sondazh

Poll
Editorial 8 Shtator 2023, 15:12 Enton Abilekaj

Nuk ka paqe, vetëm armëpushim për opozitën

Enton Abilekaj Sali Berisha e ftoi sot Gazmend Bardhin të kandidojë për kryetar të grupit parlamentar të Rithemelimit duke i sigur...

Editorial 5 Shtator 2023, 16:22 Meri Lika

Lloji i MakeUp-it alias Tualetit!

  Meri Lika Kam lexuar se ka disa lloje makeup-i (ose thënë shqip lloje tualeti), profesional, social, dite, nate, për nuse, për ...

Editorial 20 Gusht 2023, 13:02 Enton Abilekaj

A duhet të shkonte Begaj në Athinë?

Ftesa provokuese e Mitsotakis për Presidentin Begaj, ia arriti qëllimit. Do t'ja arrinte edhe në rast se Begaj do të shkonte atje, pë...

Editorial 18 Gusht 2023, 07:11 Klodian Tomorri

Një hetim që ngre pikëpyetje mbi SPAK

Kur mediat publikuan lajmin se gjykata i ka kërkuar prokurorisë të hetojë ish ministrat Beqja dhe Cani për rolin e tyre në koncesi...

Editorial 13 Gusht 2023, 20:45 Dosja.al

Kë kërcënuan tubimet e Albin Kurtit

Albin Kurti "Kam ardhur si kryeministër i Kosovës në një shtet me të cilin kemi marrëdhënie vëllazërore,"- th...

Editorial 11 Gusht 2023, 13:56 Shaban Murati

Lehësit e së keqes

Shaban Murati Është e pashpjegueshme, pse shumë komunistë fanatikë të regjimit diktatorial enverist pas ardhjes së demok...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë