LIVE UPDATES
Editorial

Evropa të mësojë nga gabimet me Rusinë në qasjen ndaj Kinës

Buetikofer ka thënë se BE-ja duhet të mësojë nga varësia që e ka pasur në energjinë ruse, për ta menaxhuar varësinë ndaj tregjeve kineze dhe ndikimin e saj në industritë strategjike.

5 Shtator 2023, 14:45 Nga Reinhard Buetikofer
Evropa të mësojë nga gabimet me Rusinë në qasjen ndaj
Reinhard Buetikofer

Evropa është ende “naive” në marrëdhëniet e saj me Kinën dhe duhet të mësojë nga dështimet e saj në politikat me Rusinë, nëse dëshiron të ketë lidhje të suksesshme me Pekinin në të ardhmen, ka paralajmëruar Reinhard Buetikofer, deputet i Parlamentit Evropian.

“Ekziston aq shumë naivitet sa i përket Kinës në kryeqytetet evropiane, saqë edhe nëse e zvogëlojmë atë për një kohë, nuk e prekim zeron”, ka thënë Buetikofer në një intervistë për Radion Evropa e Lirë në Pragë, ku ka marrë pjesë në samitin Aleanca Ndërparlamentare për Kinën.

Ky samit mbledh politikanë që janë të fokusuar në fuqinë aziatike. Buetikofer udhëheq delegacionin e Parlamentit Evropian për Kinën dhe është bërë një prej diplomatëve më të zëshëm të BE-së kur është fjala për çështjet rreth Pekinit, duke folur shpesh kundër politikave kineze ndaj Tajvanit, dhe për mbështetjen e Kinës ndaj Rusisë për luftën e nisur në Ukrainë, ani pse autoritetet kineze pretendojnë se janë neutrale në këtë temë.

Politikani gjerman, Buetikofer e ka bashkë-udhëhequr Partinë e Gjelbër gjermane, para se të zhvendosej në Bruksel.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ai ka thënë se BE-ja duhet të mësojë nga varësia që e ka pasur në energjinë ruse, për ta menaxhuar varësinë ndaj tregjeve kineze dhe ndikimin e saj në industritë strategjike.

“Mendoj se është e drejtë të them se përvoja me Rusinë na ka mësuar se çfarë duhet të jetë e aplikueshme në marrëdhëniet me Kinën”, ka thënë Buetikofer.

“Kina është duke e mbështetur Rusinë dhe nuk dëshiron që Rusia të humbë në asnjë mënyrë. Unë nuk e shoh aspak afër neutrales. Ajo është duke tentuar të përfitojë nga lufta në Ukrainë”.

Pyetja se si të menaxhohet marrëdhënia afatgjatë me Kinën e ka marrë një dimension krejt tjetër brenda BE-së, prej nisjes së luftës në Ukrainë dhe nisjes së debatit në Bruksel për marrëveshjet që mund të arrihen në të ardhmen me ekonominë e dytë më të madhe në botë.

Ndonëse Pekini nuk i ka ofruar zyrtarisht armë vdekjeprurëse Moskës për luftën në Ukrainë, Kina e ka vazhduar bashkëpunimin ekonomik me Rusinë. Të dhënat e doganave të Kinës tregojnë se ky vend ka nisur në Rusi mallra që mund t’i përdorë ushtria, dhe që Moskës i janë dërguar armë të vogla nga disa kompani private kineze.

Mirëpo në skenën botërore, Pekini e ka paraqitur veten si vend që do paqe. Në shkurt, Kina e ka prezantuar një plan 12-pikësh për bisedime të paqes në mes të Moskës dhe Kievit, i cili është kritikuar nga Perëndimi si tentim të ngrirje të konfliktit në të mirë të Moskës.

Në gusht, Kina ka marrë pjesë edhe në bisedime diplomatike në Arabinë Saudite, të cilat e kanë pasur në qendër luftën në Ukrainë.

“Kinezët nuk mund të përjashtohen dhe ata duan të jenë në tavolinë”, ka thënë Buetikofer.

“Mirëpo, ata janë aty për interesat e tyre dhe për ta negociuar një zgjidhje nga e cila përfiton [presidenti rus, Vladimir] Putin”.

Lëvizja e drejtimit në Bruksel

Për politikanët e Evropës, pyetja se si të menaxhohet me Pekinin është e çuditshme. Ata janë në presion për t’i mbrojtur ekonomitë e tyre nga ekspozimi para Partisë Komuniste të Kinës dhe për t’i marrë seriozisht rreziqet e sigurisë, që dalin nga aleanca e liderit kinez Xi Jinping me Putinin.

Në të njëjtën kohë, bizneset e BE-së varen nga Kina për eksporte të vlerë të 230 miliardë eurove në vit.

Gjermania është duke treguar kujdes në prishje të interesave me Kinën – partneren më të madhe tregtare në gjashtë vjetët e fundit – dhe po e trajton këtë çështje me shumë rëndësi, pas shkatërrimit të bizneseve me Rusinë, për shkak të vendosjes së sanksioneve në shkurt të vitit 2022. Franca – tjetër shtyllë e bllokut evropian – ka qenë skeptike ndaj qasjes amerikane, e cila e ka në qendër rritjen e presionit ndaj Pekinit dhe kufizimin e ekspozimit ekonomik të Perëndimit ndaj Kinës.

“Natyrisht, varësia ndaj Kinës nuk fokusohet në vetëm një aspekt, siç ka qenë puna me energjinë e Rusisë”, ka thënë Buetikofer.

“Është më e shpërndarë dhe është temë që adresohet më vështirë”.

Pavarësisht mungesës së kohezionit në bllokun me 27 anëtarë, Brukseli ka qenë shumë aktiv në krijimin e politikave të reja për marrëdhëniet me Kinën.

BE-ja e ka çuar përpara një strategji të re për rajonin e Indo-Paqësorit, e cila e sheh Pekinin si rival afatgjatë dhe në mars, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka bërë thirrje për rivlerësim të marrëdhënieve të bllokut me Kinën, duke paralajmëruar se “nuk mund t’i mbyllim sytë ndaj faktit se Kina nuk është vetëm partnere ekonomike, por edhe rivale sistematike”.

Në qershor dhe korrik janë publikuar plani i veprimit të BE-së për siguri ekonomike dhe strategjia e re e Qeverisë gjermane për Kinën, dhe në të dyja është përmendur qasja më e ashpër ndaj Pekinit.

Brukseli ka arritur pajtueshmëri edhe me qasjen amerikane ndaj Kinës, mirëpo e ka zbutur tonin, duke bërë thirrje për një praktikë që e kufizon varësinë ekonomike nga Kina në disa fusha strategjike.

Buetikofer ka thënë se ky momentum ka qenë rezultat i veprimeve luftarake të vetë Pekinit ndaj BE-së.

Në veçanti, ai e ka përmendur një episod të vitit 2021, kur Pekini e ka vënë në listë të zezë një grup ligjvënësish evropianë (Buetikofer në mesin e tyre), ekspertësh dhe diplomatësh, për shkak të vendimit të BE-së për t’i sanksionuar katër zyrtarë kinezë për shkelje të të drejtave të njeriut në Ksinjiang.

Ky incident ka rezultuar me ngrirje të traktatit për investime mes BE-së dhe Kinës. Kina ka tentuar ta ringjallë paktin, pasi është raportuar se diplomatët e saj kanë bërë ofertë që Kina t’i heqë sanksionet në këmbim të ratifikimit të planit nga Brukseli. Buetikofer ka thënë se tentime të tilla janë të dështuara, pasi traktati ka vdekur.

“Nuk ka iluzione në Bruksel se Kina është vetëm partnere. Në periudhë të shkurtër kohore, Kina ka arritur të nxisë dyshime të mëdha”.

Buetikofer ka qenë në krye të këtyre ndryshimeve, mirëpo ka përmendur se “askush kurrë nuk e lëviz gjilpërën vetë”, duke përmendur mbështetjen që gëzon për linjën e re ndaj Kinës nga shumë parti politike dhe diplomatë të shumtë në Bruksel.

Buetikofer nuk planifikon të garojë sërish për postin e deputetit në zgjedhjet e vitit 2024.

Janka Oertel, drejtorja për Azinë në Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë të Këshillit Evropian, dhe eksperte e mirë e Kinës, ka thënë në qershor se do të aplikojë për ulësen që tani e mban Buetikofer dhe ai ka thënë se do ta mbështesë.

“Ne kemi arritur të krijojmë një botëkuptim për politikën ndaj Kinës”, ka thënë Buetikofer.

“Jam plotësisht i bindur se kjo nuk është fasadë dhe do të vazhdojë të zbatohet”.

Diçka e tillë do të testohet më 2024.

Zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara dhe në Tajvan mund të ndikojnë në politika në të dyja anët e Atlantikut, ndërsa zgjedhjet për Parlamentin Evropian do ta vërtetojnë nëse qasja aktuale e Brukselit do të jetë e përkohshme apo e përhershme. Për politikanin gjerman, drejtimi i së ardhmes është i qartë.

“Nuk do të kthehemi më mbrapa në kohën e iluzioneve”, ka thënë ai./REL

reinhard buetikofer

Sondazh

Poll
Editorial 20 Gusht 2023, 13:02 Enton Abilekaj

A duhet të shkonte Begaj në Athinë?

Ftesa provokuese e Mitsotakis për Presidentin Begaj, ia arriti qëllimit. Do t'ja arrinte edhe në rast se Begaj do të shkonte atje, pë...

Editorial 18 Gusht 2023, 07:11 Klodian Tomorri

Një hetim që ngre pikëpyetje mbi SPAK

Kur mediat publikuan lajmin se gjykata i ka kërkuar prokurorisë të hetojë ish ministrat Beqja dhe Cani për rolin e tyre në koncesi...

Editorial 13 Gusht 2023, 20:45 Dosja.al

Kë kërcënuan tubimet e Albin Kurtit

Albin Kurti "Kam ardhur si kryeministër i Kosovës në një shtet me të cilin kemi marrëdhënie vëllazërore,"- th...

Editorial 11 Gusht 2023, 13:56 Shaban Murati

Lehësit e së keqes

Shaban Murati Është e pashpjegueshme, pse shumë komunistë fanatikë të regjimit diktatorial enverist pas ardhjes së demok...

Editorial 29 Korrik 2023, 15:19 Ermal Mulosmani

PD, rest in peace

Lulzim Basha duke votuar Uzurpimi i logos së PD-së nga Lulzim Basha dhe krijimi i dy partiçkave antagoniste "demokratike" shënon sip...

Editorial 18 Korrik 2023, 13:31 Dosja.al

Fotoja nga Kreta që nxjerr bllof Edi Ramën

Albin Kurti dhe Miroslav Lajcak Mjaftoi një foto nga Kreta, për të kuptuar se zhurma e Ramës në rajon, nuk ka asnjë lidhej me...

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë