6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Tani që palët po ndahen, pro dhe kundër, duket qartë se kush ishte i interesuar për Iniciativën e Novi Sadit, që mori më vonë emrin Ballkan i Hapur. Me intensifikimin e Procesit të Berlinit, Serbia dhe Maqedonia e veriut mund të pranonin që misioni i Ballkanit të Hapur mbaroi, por nuk ndodhi kështu
Mjaftoi një foto nga Kreta, për të kuptuar se zhurma e Ramës në rajon, nuk ka asnjë lidhej me BE dhe SHBA. Albin Kurti dhe Miroslav Lajçak, të veshur sportivë, në një takim informal, treguan se dreka luksoze e Tiranës, ishte thjesht një qokë tjetër e Kryeministrit të Shqipërisë, për tu shfaqur si lider Rajonal.
Mediat pranë qeverisë dhe vetë Kryeministri u munduan ta theksonin mungesën e Kosovës në drekën e së hënës. Në fakt mungoi edhe kryeministri i Bosnje- Hercegovinës, por për këtë, u kujdesën të mos flisnin. Edhe Vuçiç vendosi të mos e begeniste personalisht Ramën, duke e ulur nivelin e përfaqësimit. Një e drejtë që nuk iu njoh Albin Kurtit, për tu përfaqësuar me numrin 2 të qeverisë, Besnik Bislimi.
Një ditë më parë, Presidenti i Serbisë, pati kohë të takonte Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, me të cilin bënë një bilanc të Ballkanit të Hapur. U krenuan me nivelin e lartë të shkëmbimeve tregtare, vlerësuan se iniciativa është një histori suksesi dhe u angazhuan për vazhdimin e saj.
Mungonte Edi Rama, që, pasi i dha fund aventurës 4- vjeçare me Vuçiç, nuk arriti dot t'i bindte dy partnerët e tjerë për të bërë të njëjtën gjë. Më pas ishte Kryeministrja Brnabiç që paralajmëroi se do të vinte në Shqipëri të hënën, për të bindur homologun shqiptar, se Ballkani i Hapur duhet të vazhdojë.
Tani që palët po ndahen, pro dhe kundër, duket qartë se kush ishte i interesuar për Iniciativën e Novi Sadit, që mori më vonë emrin Ballkan i Hapur. Me intensifikimin e Procesit të Berlinit, Serbia dhe Maqedonia e veriut mund të pranonin që misioni i Ballkanit të Hapur mbaroi, por nuk ndodhi kështu.
Me insistimin e Beogradit, edhe Shkupi nuk po tërhiqet nga iniciativa e lindur në Serbi dhe pa garanci europiane. Bilancet tregtare janë rritur bashkë me deficitin tregtar të Shqipërisë me Serbinë. Për qeverinë serbe, largimi në një proces me garancitë e Gjermanisë dhe Francës, ku shkëmbimet tregtare kanë rregullat e BE, do të thotë humbje, do të thotë që produktet e 2 vendeve konsumatorë të mbrohen.
Ky kontekst ishte mbulesa e tavolinës në vilën 30, ku pavarësisht menusë që supozohet të ketë qenë cilësore, Ramës i duhej të ndante idetë e Procesit të Berlinit me dy Kryeministrat e Serbisë dhe Maqeonisë së Veriut, që nuk heqin dorë nga Ballkani i Hapur, me Kryeministrin në ikje të Malit të Zi dhe me Komisionerin pa votëbesim, që herë shfaqet në Open Balkan, herë në Procesine Berlinit, kryesisht në takime informale.
Në fund, vetëm një foto, asnjë deklaratë. Pasi të gjithë ikën nga sytë këmbët, sapo dreka mbaroi, Rama doli vetëm përpara gazetarëve, për të komunikuar asgjënë. Aq pak kishte për të thënë, sa menjëherë u përball me pyetjet për skandalet e brendshme. Nga shiu në breshër, vendosi të tërhiqej në zyrë, nga ku, për të shpëtuar fytyrën nga ky dështim që këtë herë nuk ishte as spektakolar, u morën me mungesën e Kurtit.
Fotoja e Kretës, e fashiti pa fjalë, zhurmën e ngritur në Tiranë. Në vend ushqimit të delirit personal në vilën 30, Kryeministri i Kosovës zgjodhi të fliste për sigurinë e vendit të tij, si bazë minimale për çdo projekt bashkëpunimi dhe heqjeje barrierash kufitare./Dosja.al
Enton Abilekaj Në vend të shpjegonte pse nuk e lëshon drejtësinë, Kryeministri doli përpara shqiptarëve që të ...
Taulant Balla dhe Rrahman Rraja Kështu kaloi dhe ky skandal, me një ministër të larguar dhe një deputet të dorëhequr. S...
Enton Abilekaj Në fund mbeti vetëm një shëtitje me charter nëpër kryeqytetet e Ballkanit. As Vuçiç, miku i tij,...
Foto ilustruese Banka e Shqipërisë njoftoi se ka blerë deri më tani 120 milionë euro në tregun e këmbimit valutor, shif&...
Ola Xama Nga pamjet e rrahjes së dy njerzve të pafajshëm në Fushë Krujë kuptuam që: -Drejtimin e Policisë së...
Enton Abilekaj Kryeministri i Shqipërisë do të nisë nesër një tur të çuditshëm ballkanik me temë Proce...
Ermonela Felaj dhe Alfred Balla Raportimi para Kuvendit i kreut të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, kaloi pa ...
U duk si një gjest i bukur për t’u shprehur mirënjohjen SHBA-ve, veçanërisht për Kosovën. Një ftesë p&eum...
Klodian Tomorri Ekonomia shqiptare po merr gjithmonë e më shumë fytyrën e një çifligu bejlerësh. Të paktën, ...
Peter Lucas Nuk ka asgjë që Joe Biden nuk do ta bënte për t’u bërë qejfin vendeve që i duan të keqen Shteteve...