LIVE UPDATES
Editorial

A duhet të shkonte Begaj në Athinë?

E vetmja mundësi që qëllimi i ftesës të dështonte do të ishte qëndrimi në unison i palëve në Shqipëri.

20 Gusht 2023, 13:02 Nga Enton Abilekaj

A duhet të shkonte Begaj në Athinë?

Ftesa provokuese e Mitsotakis për Presidentin Begaj, ia arriti qëllimit. Do t'ja arrinte edhe në rast se Begaj do të shkonte atje, për të përfaqësuar vendin në një darkë - përvjetor të Deklaratës së Selanikut. E vetmja mundësi që qëllimi i ftesës të dështonte do të ishte qëndrimi në unison i palëve në Shqipëri.

Lideri i opozitës, Sali Berisha në një analizë të gjatë, e quajti sot "bojkot të Samitit", refuzimin e Begajt, ndërsa e lidhi natyrshëm, provokimin e Kryeministrit të Greqisë me arrestimin e Belerit, si shkelje e ligjit, Kushtetutës dhe Konventave europiane.

E vërtetë është vetëm pjesa e fundit, që arrestimi i Belerit është bërë me urdhër të Ramës dhe, në shkelje të të gjitha ligjeve dhe konventave, mbahet në burg dhe nuk lejohet as të marrë detyrën, duke bërë formalisht betimin.

Përveç kësaj, konsiderimi si Samit i darkës informale në Athinë dhe si bojkot të BE-së, shmangien pa takt nga një provokim i qeverisë greke është në fakt përdorim politik i ngjarjes, pa patur parasysh pasojat e legjitimimit të një ndërhyrjeje brutale në politikën e brendshme të Shqipërisë.

E vërtetë që arrestimi i Belerit është një skandal i brendshëm, por dhënia e statusit të një incidenti të rëndë në raport me Greqinë, nuk i shërben as vendit as të vërtetës. Nga ana shqiptare, arrestimi nuk ka sfond etnik, Beleri nuk u arrestua si grek, por si një kandidat i opozitës që mund të prishte gjithë pazaret e pronave dhe ndërtimeve me dhe pa leje në bregdet. Rama vuri në lëvizje shtetin për të dhunuar votën e lirë dhe rezultatin e saj, jo se do fitonte një grek, por se do humbiste ai grup i vogël biznesmenë që ka favorizuar dhe ka në plan të vazhdojë t'i favorizojë.

Nga ana e Greqisë, presioni që po i bëhet qeverisë shqiptare, edhe me ftesën për darkën e nesërme, nuk lidhet me të drejtat e njeriut, me nivelin e demokracisë në vend, me korrupsionin galopant të qeverisë, apo me zgjedhjet e lira. Rama i ka bërë këto edhe përpara se të arrestohej Beleri, por Mitsotakis i erdhi për vizitë, në Dropull dhe Himarë dhe e bëri këtë në një periudhë zgjedhore për të dyja shtetet. Ai nuk do t'ja dijë sa demokratike është Shqipëria, a i plotëson kriteret për të ndjekur pa pengesa rrugën europiane. Kriteri i vetëm është trajtimi i interesave greke dhe minoritetit grek. Rasti i arrestimit të Belerit është një rast ku, për axhendën e Mitsotakis, preken interesat e Greqisë, ndërsa për axhendën shqiptare abrogohen zgjedhjet me urdhër të nje njeriu, për të gllabëruar Himarën dhe asetet e saj. Për Greqinë është problemi i një shtetasi shqiptar me kombësi greke që është burgosur padrejtësisht, për Shqipërinë është një tjetër goditje e rëndë dhe e hapur për dëmokracinë dhe opozitën në favor të korrupsionit dhe pushtetit absolut.

Nëse opozita dhe oponenca do t' ja lërë çështjen Beleri Greqisë, duke legjitimuar edhe dhunimin që kryetarët e dy bashkive më të mëdha të Greqisë, i bënë sovranitetit të vendit, apo edhe keqpërdorimin e influencës në BE për ta izoluar Shqipërinë për një arste jothelbësore, atëherë nuk do të fitojë as vendi dhë as opozita. Sepse Rama, si gjithmonë, ka vënë në peshore interesat e tij në Himarë kundër interesave në marrëdhëniet me Greqinë dhe me opinionin publik. Kur pesha e së dytës do të bëhet më e madhe se e të parës, Beleri do jetë i lirë. Kështu Greqia do ta ketë fituar legjitimitetin e ndërhyrjes flagrante për interesat e veta dhe Mitsotakis  do përqafohet prapë me Ramën ndërsa ai shkallmon demokracinë.

Askush nuk e ndalon dot Greqinë ta trajtojë si interes të vetin çështjen Beleri, por ky interes nuk lidhet fare me kauzën e vërtetë të çështjes Beleri në Shqipëri. Askush nuk e ndalon dot qeverinë greke të bëjë ftesa provokuese, por e vetmja mënyrë që Shqipëria të mos dëmtohet, është që ftesat të refuzohen në unison nga palët politike, aq më tepër nga ata që prej 2 vjetësh flasin për sovranitetin. Me parimet dhe me kauzat e drejta dhe jo me flirtimet për interesat e momentit, mund të fitohet besimi i publikut.

bajram begaj

Sondazh

Poll
Editorial 18 Gusht 2023, 07:11 Klodian Tomorri

Një hetim që ngre pikëpyetje mbi SPAK

Kur mediat publikuan lajmin se gjykata i ka kërkuar prokurorisë të hetojë ish ministrat Beqja dhe Cani për rolin e tyre në koncesi...

Editorial 13 Gusht 2023, 20:45 Dosja.al

Kë kërcënuan tubimet e Albin Kurtit

Albin Kurti "Kam ardhur si kryeministër i Kosovës në një shtet me të cilin kemi marrëdhënie vëllazërore,"- th...

Editorial 11 Gusht 2023, 13:56 Shaban Murati

Lehësit e së keqes

Shaban Murati Është e pashpjegueshme, pse shumë komunistë fanatikë të regjimit diktatorial enverist pas ardhjes së demok...

Editorial 29 Korrik 2023, 15:19 Ermal Mulosmani

PD, rest in peace

Lulzim Basha duke votuar Uzurpimi i logos së PD-së nga Lulzim Basha dhe krijimi i dy partiçkave antagoniste "demokratike" shënon sip...

Editorial 18 Korrik 2023, 13:31 Dosja.al

Fotoja nga Kreta që nxjerr bllof Edi Ramën

Albin Kurti dhe Miroslav Lajcak Mjaftoi një foto nga Kreta, për të kuptuar se zhurma e Ramës në rajon, nuk ka asnjë lidhej me...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë