Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
E drejta e logos nuk mund të fitohet as me proçedurë apo Gjykatë, ajo fitohet me SHUMICË, me një votim ku çdo palë ka numëruesit e vet. Gjykata, për të qenë e paanshme, duhet të urdhërojë një votim të tillë. Ai grupim që ka shumicën merr LOGON, tjetri krijon Partinë Euroatllantike, krejt të kundërtën e zezonës Demokratike.
Uzurpimi i logos së PD-së nga Lulzim Basha dhe krijimi i dy partiçkave antagoniste "demokratike" shënon sipas meje fundin e Partisë së dikurshme që shënoi fillimin e pluralizmit politik në Shqipëri. Nuk ka asnjë parti në botë që merr logon sepse ka drejtësinë e kauzës, pastërtinë e lidershipit, përkrahjen e euroatlantikëve e broçkulla të tilla.
As e kundërta nuk mund të ndodhë, pra, që një parti e diskredituar, me liderë të vjetëruar, hajdutë e të korruptuar politikisht, me akuza monstruoze që nga vrasjet civile e deri te torturat mizore me pasojë vdekjen e qytetarëve, e shpallur nongrata nga USA, Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian të humbë të drejtën e logos për këto arsye.
E drejta e logos nuk mund të fitohet as me proçedurë apo Gjykatë, ajo fitohet me SHUMICË, me një votim ku çdo palë ka numëruesit e vet. Gjykata, për të qenë e paanshme, duhet të urdhërojë një votim të tillë. Ai grupim që ka shumicën merr LOGON, tjetri krijon Partinë Euroatllantike, krejt të kundërtën e zezonës Demokratike.
Euroatllantikët duhet të largoheshin nga Demokratikët si nga djalli, duke filluar që nga emri. Emri PD ka përfaqësuar në shumicë atë elektorat që identifikohet me korrupsionin, revanshin, luftën pakompromis ndaj kundërshtarit, veriorët më së shumti (kam qenë edhe vetë pjesë e këtij grupimi).
Në çdo votim që të bëhet shumicë e PD-së del Sali Berisha. Kjo u vërtetua me 6 Mars por edhe me 14 Maj.
"Pastërtorët" euroatllantikë "bashistë" kanë të gjithë të drejtën e botës të shkëputen nga llumi PD- ist dhe të krijojnë Partinë e tyre. Shumë prej tyre e ngatërrojnë kontributin shumëvjeçar në shërbim të PD-së me të drejtën për të trashëguar emrin. Njoh mjaft prej tyre, i kam miq disa. Pra, meqë ne i shërbyem kësaj Partie 30 vjet, pa përfitimet adekuate, tani që erdhi koha t'i shpëtojmë emrin nuk duhet ta lëmë në dorë të "nongratës", të errësirës, braktisjes, privatizimit për interesa të liderit e pallavra të tilla. Kjo thjesht nuk është e vërtetë.
Bota i ka zgjidhur këto dilema: ka vetëm një kriter, SHUMICA! Kush ka më shumë vota merr logon dhe emrin, pjesa tjetër krijon Parti tjetër.
Nuk më ka mbetur asnjë emocion politik apo nostalgjik për logon e PD-së. Kthimi i binomit 18 vjeçar Berisha-Basha, i vuri gurin e fundit çdo lloj raporti me këtë Parti.
Ajo çka jam i bindur tashmë është se Basha po privatizon një llokmë të mirë pushteti. Ai e di shumë mirë që elektorati i tij nuk i kalon kurrë 200 mijë vetë. Kaq i duhen, më shumë ndoshta i prishin punë. Do thotë me vete i shqetësuar: "mora shumë, ndoshta herë tjetër më kërkojnë të rris votat". Me këtë sistem elektoral, marrë parasysh firot, merr mes 10-15 deputetë. Pjesa tjetër( Berisha, Meta) mund të marrë 25-30 deputetë ndërsa Rama merr 95-100 deputetë. Kjo është krejt e qartë.
Por më e bukura është se Basha dhe Berisha tashmë e kanë në majë të gjuhës justifikimin e humbjes, është sivëllai plangprishës! Çfarë komedie! Kur të dëgjoj Bashën në 2025-ën entuziast me 20 deputetë të thotë që jemi me ngritje nën udhëheqjen time! Apo Berishën që të akuzojë "pengun" Basha për shërbimin e radhës. "Euroatllantikët" zgjodhën emrin më të papërshtatshëm për ta vënë në krye të tyre, ata treguan një pafuqi lidershipi dhe mungesë kurajoje të pashembullt. Nuk mundet kurrë që një eunuk i tredhur nga Berisha të bëhet lider i të ardhmes. Distanca nga Berisha nuk bëhet duke i vjedhë emrin por duke ia lënë si pjesë të të shkuarës.
Simbolikisht emri i Bashës duhej zhdukur i pari nga lista e lidershipit të Partisë së ardhshme. Le të ishte kushdo tjetër por jo Basha, simboli i dështimeve politike, gafave, memeve; një emër totalisht i konsumuar...
Për pjesën e Berishës nuk ia vlen të komentoj këtu, mjafton të përmend që figura numër 2 e pjesës së Berishës është Mul Noka, për të shpjeguar të ardhmen e kësaj Partie.
PD, rest in peace.
Albin Kurti dhe Miroslav Lajcak Mjaftoi një foto nga Kreta, për të kuptuar se zhurma e Ramës në rajon, nuk ka asnjë lidhej me...
Enton Abilekaj Në vend të shpjegonte pse nuk e lëshon drejtësinë, Kryeministri doli përpara shqiptarëve që të ...
Taulant Balla dhe Rrahman Rraja Kështu kaloi dhe ky skandal, me një ministër të larguar dhe një deputet të dorëhequr. S...
Enton Abilekaj Në fund mbeti vetëm një shëtitje me charter nëpër kryeqytetet e Ballkanit. As Vuçiç, miku i tij,...
Foto ilustruese Banka e Shqipërisë njoftoi se ka blerë deri më tani 120 milionë euro në tregun e këmbimit valutor, shif&...
Ola Xama Nga pamjet e rrahjes së dy njerzve të pafajshëm në Fushë Krujë kuptuam që: -Drejtimin e Policisë së...
Enton Abilekaj Kryeministri i Shqipërisë do të nisë nesër një tur të çuditshëm ballkanik me temë Proce...
Ermonela Felaj dhe Alfred Balla Raportimi para Kuvendit i kreut të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, kaloi pa ...
U duk si një gjest i bukur për t’u shprehur mirënjohjen SHBA-ve, veçanërisht për Kosovën. Një ftesë p&eum...
Klodian Tomorri Ekonomia shqiptare po merr gjithmonë e më shumë fytyrën e një çifligu bejlerësh. Të paktën, ...