LIVE UPDATES
Editorial

Kë kërcënuan tubimet e Albin Kurtit

Në fakt, as Vuçiç as Pëndarovksi nuk kishin asnjë arsye për tu shqetësuar për mitingjet, nëse do të kishin prioritet stabilitetin. Më të shqetësuar duhet të ishin Ali Ahmeti në Maqedoni dhe Edi Rama në Shqipëri.

13 Gusht 2023, 20:45 Nga Dosja.al
Kë kërcënuan tubimet e Albin Kurtit
Albin Kurti

"Kam ardhur si kryeministër i Kosovës në një shtet me të cilin kemi marrëdhënie vëllazërore,"- tha që në fillim Albin Kurti në tubimin e Tetovës. Pasi e ngriti në qiell Maqedoninë e Veriut, që, veç të tjerash, është ndër njohëset e para të Kosovës, lideri i VV, foli për forcimin e marrëdhënieve mes shqiptarëve.

Njësoj edhe në Shkup, kur mikpritësi ishte kryetari i Komunës nga BDI, Visar Ganiu. Mijëra pjesëmarrës, në të dy mitingjet. Pritje madhështore ku nuk munguan edhe disa elementë nacionalistë, por asgjë shqetësuese. Debati filloi kur Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në rolin e policit të Ballkanit, e quajti skandaloz, nacionalist. Ajo që veçoi më shumë ishte paraqitja e Kurtit si "Kryeministër i shqiptarëve".

Një rol që prej kohësh Presidenti serb është munduar t' ja japë Edi Ramës, duke propaganduar binomin e tyre si faktorin e stabilitetit në rajon. Pasi Vuçiç shpërtheu nga zemërimi, Presidenti i Maqedonisë, vendosi të ishte guri i dytë i dominosë, duke i fryrë një zjarri që ka për detyrë ta shfryjë. I mori elementët nacionalistë dhe u mundua ta vishte me to gjithçka ndodhi në Shkup dhe Tetovë, duke mbjellë një erë që mund të sillte edhe stuhi, nëse do të merrej si lëvizje origjinale.

Në fakt, as Vuçiç as Pëndarovksi nuk kishin asnjë arsye për tu shqetësuar për mitingjet, nëse do të kishin prioritet stabilitetin. Më të shqetësuar duhet të ishin Ali Ahmeti në Maqedoni dhe Edi Rama në Shqipëri.

Të dy tubimet kishin aq shumë pjesëmarrje dhe aq shumë entuziazëm, sa dukej sikur donin të jepnin mesazhin se shqiptarët, edhe në Maqedoninë e Veriut, i mbështesin qëndrimet e Kurtit në krizën që po vazhdon me Serbinë, pavarësisht kritikave të Ramës dhe Ahmetit. Në ato dy tubime nuk u fol asnjë fjalë kundër liderit të BDI apo Kryeministrit të Shqipërisë, sepse ishin aq përbashkues sa çdo fjalë do të ishte e tepërt. As integriteti i Maqedonisë së Veriut, as stabiliteti i Ballkanit, ato tubime kërcënuan vetëm presionin që po bëhet mbi Kosovën për të favorizuar edhë një herë Serbinë, duke i dhënë legjitimitetin të drejtojë 'de facto' Veriun. Kërcënuan ata që me stabilitetin fals duan t' i vënë kapakun një krize permanente dhe ta lënë aty përjetësisht.

Ato tubime kërcënuan bashkëpunimin e shtirur që prodhon vetëm mbipushtet për autokratët në vend të zgjidhjeve përfundimtare. Kërcënuan Ballkanin e Hapur, nga i cili Vuçiç nuk pranoi të heqë dorë, duke fituar edhe mbështetjen e Maqedonisë së Veriut. Ato tubime, treguan se partneri i Vuçiç në ndërtimin e fasadës së stabiliitetit, nuk e ka mbështetjen popullore për ta bërë këtë, dhe ky proces nuk mund të jetë pronë e dy autokratëve. Paqja nuk mund të vijë si marrëveshje e autokratëve që u imponohet qytetarëve. Asgjë që nuk bazohet në vullnetin e lirë të shprehur në mënyrë demokratike, nuk mund të ketë jetëgjatësi.

Vuçiç kishte shumë të drejtë që shpërtheu. Ato tubime i rrëzojnë fabulën me të cilën fiton mbështetjen Perëndimore për të mbajtur pushtetin me të gjitha mjetet. Ai duhet të fliste edhe për Edi Ramën, që këtë herë nuk gjente dot justifikime për ta akuzuar Kurtin.

albin kurti

Sondazh

Poll
Editorial 11 Gusht 2023, 13:56 Shaban Murati

Lehësit e së keqes

Shaban Murati Është e pashpjegueshme, pse shumë komunistë fanatikë të regjimit diktatorial enverist pas ardhjes së demok...

Editorial 29 Korrik 2023, 15:19 Ermal Mulosmani

PD, rest in peace

Lulzim Basha duke votuar Uzurpimi i logos së PD-së nga Lulzim Basha dhe krijimi i dy partiçkave antagoniste "demokratike" shënon sip...

Editorial 18 Korrik 2023, 13:31 Dosja.al

Fotoja nga Kreta që nxjerr bllof Edi Ramën

Albin Kurti dhe Miroslav Lajcak Mjaftoi një foto nga Kreta, për të kuptuar se zhurma e Ramës në rajon, nuk ka asnjë lidhej me...

Editorial 8 Korrik 2023, 14:42 Enton Abilekaj

Si dështoi fluturimi luksoz i Edi Ramës

Enton Abilekaj Në fund mbeti vetëm një shëtitje me charter nëpër kryeqytetet e Ballkanit. As Vuçiç, miku i tij,...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë