11 Gusht 2023, 13:56
Nga Shaban Murati
Shaban Murati
Është e pashpjegueshme, pse shumë komunistë fanatikë të regjimit diktatorial enverist pas ardhjes së demokracisë shfrytëzuan hapjen e rrugëve dhe shkuan në SHBA, Itali, Gjermani, Britaninë e Madhe, etj. ku ishin regjime, që ata i urrenin jo vetëm në kohën e qoftëlargut, por edhe sot i urrejnë. Në fakt nuk janë aspak komunistë të vërtetë, sepse po të ishin të tillë duhej të shkonin për të jetuar në vendet komuniste si Kina, Korea e Veriut, Vietnami, etj.
Mirë që u strehuan në Perëndim dhe gëzojnë pensionet e mira, ndihmën shëndetësore falas dhe të mirat sociale të kapitalizmit perëndimor, por pse nuk rrinë urtë e të heshtin, por lehin nëpër rrjetet sociale në Shqipëri në mbrojtje të komunizmit enverist. Në fakt nuk janë komunistë të vërtetë, por janë thjesht njerëz të ligj, që kanë zili dhe urrejnë realitetin, që shumica e popullit shqiptar jeton sot shumë më mirë se në kohën e triskave dhe tollonave të Enverit dhe e kanë bërë lanet atë regjim dhe atë diktator. Nostalgjikët enveristë, që lehin nëpër rrjetet sociale të Shqipërisë nga rehatia e vendeve kapitaliste perëndimore, janë pjesa më e zezë dhe më helmatisëse e llumit të shoqërisë shqiptare.
Brezi ynë e njeh mirë regjimin diktatorial dhe e di se kjo skotë lehësish nostalgjikë i ka borxhe të mëdha diktaturës, e cila i mori ata nga krraba dhe dhitë në skërkat e humbura të maleve dhe pushtuan qytetet, duke i bërë vegla të instrumenteve më shtypëse të diktaturës dhe duke u dhënë si shpërblim vila, poste, pushtet dhe jetë të paparë në qytetet kryesore të Shqipërisë. Shembull tipik i këtij modeli është një ambasador i asaj kohe që mburrej për mrekullinë, që bënte Partia e Punës dhe shoku Enver, që atë bari në mal me dy klasë fillore e kishte bërë ambasador.
Mirë, që nuk kërkuan falje për atë regjim gjakatar, që vrau shqiptarë më shumë se sa u vranë në Luftën e Dytë Botërore, por përse nuk heshtin dhe të gëzojnë në qetësi të mirat e kapitalizmit të urryer prej tyre. Treguan më dinjitet nazistët gjermanë, të cilët ikën me mijra vetë nga Gjermania pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore dhe shkuan në vendet e Amerikës Latine, ku kurrë nuk u ndjenë dhe nuk dolën në mbrojtje të nazizmit as në publik dhe as në rrjetet sociale. Por nostalgjikët enveristë shqiptarë nuk janë as komunistë dhe as njerëz, por janë thjeshtë të ligj, që ëndërrojnë ende të vrasin, të shtypin dhe t’i vdesin nga uria shqiptarët si dikur në regjimin e tyre. Ata janë lehësit e së keqes.
Është një grup nostalgjikësh, që lehin edhe nga shtrati, edhe nga varrri, që duan ta kthejnë Shqipërinë në ferrin e dikurshëm enverist dhe tani lufton nëpër rrjetet sociale shqiptare dhe perëndimore për të arritur të paktën synimin e ligë që Shqipëria dhe populli shqiptar të përbuzen nga popujt dhe nga shtetet e tjera si njerëz të lindur për të keqen.
shaban murati
Editorial
5 Gusht 2023, 14:20
Artur Meçollari
Korrupsioni e degradon një ushtri më keq se armiku në fushëbetejë. Mirë që nuk mendoni për Shqipërinë, por j...
Editorial
3 Gusht 2023, 20:37
John Avlon
Donald trump
Ekziston një tendencë për të parë aktakuzën e fundit të ish-presidentit Donald Trump përmes një p...
Editorial
29 Korrik 2023, 15:19
Ermal Mulosmani
Lulzim Basha duke votuar
Uzurpimi i logos së PD-së nga Lulzim Basha dhe krijimi i dy partiçkave antagoniste "demokratike" shënon sip...
Editorial
18 Korrik 2023, 13:31
Dosja.al
Albin Kurti dhe Miroslav Lajcak
Mjaftoi një foto nga Kreta, për të kuptuar se zhurma e Ramës në rajon, nuk ka asnjë lidhej me...
Editorial
14 Korrik 2023, 19:48
Enton Abilekaj
Enton Abilekaj
Në vend të shpjegonte pse nuk e lëshon drejtësinë, Kryeministri doli përpara shqiptarëve që të ...
Editorial
9 Korrik 2023, 15:11
Dosja.al
Taulant Balla dhe Rrahman Rraja
Kështu kaloi dhe ky skandal, me një ministër të larguar dhe një deputet të dorëhequr. S...
Editorial
8 Korrik 2023, 14:42
Enton Abilekaj
Enton Abilekaj
Në fund mbeti vetëm një shëtitje me charter nëpër kryeqytetet e Ballkanit. As Vuçiç, miku i tij,...
Editorial
7 Korrik 2023, 20:54
Gjergj Erebara
Foto ilustruese
Banka e Shqipërisë njoftoi se ka blerë deri më tani 120 milionë euro në tregun e këmbimit valutor, shif&...
Editorial
7 Korrik 2023, 19:24
Ola Xama
Ola Xama
Nga pamjet e rrahjes së dy njerzve të pafajshëm në Fushë Krujë kuptuam që:
-Drejtimin e Policisë së...
Editorial
5 Korrik 2023, 15:48
Enton Abilekaj
Enton Abilekaj
Kryeministri i Shqipërisë do të nisë nesër një tur të çuditshëm ballkanik me temë Proce...