E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
Berisha dhe Rama u bashkuan në pikëpamjen e "zhvillimit të pronës", duke legjitimuar Kullën, ashtu si në fushatën e zgjedhjeve lokale nuk e diskutuan kurrë marrjefrymën e betonit që do të vazhdojë. Rama, si ideator i betonizimit dhe si perfeksionues i këtij sistemi, sot zgjodhi ta shpalosë me mjeshtëri dhe krenari adhurimin e tij për kullat, duke premtuar të tjëra në një qytet që ka kaluar çdo limit të ndotjes dhe pajetueshmërisë.
Në një sistem të perfeksionuar, Kulla mbrapa Operas është e të gjithë aksionerëve. Nuk është vetëm e Berishës, as vetëm e Ramës, as e Metës, e Bashës jo e jo. Sipas aksioneve të pushtetit, secili ka pjesën e vetë. Lulzim Basha këtë herë mori aq aksione sa ka mbështetje dhe kjo i jep të drejtën të ankohet deri në SPAK. Sistemi e përjashtoi pa dëshirën e tij.
Për ta fshehur këtë të vërtetë, Kulla u hodh në treg si flirti i parë i atyre që në fakt prej 25 vjetësh janë bord aksionerësh. Kështu si u servir në publik, kanë të drejtë edhe Rama edhe Berisha. Ashtu siç kanë të drejtë kur akuzohen se Samir Manen, Shefqet Kasratin, Bashkim Ulajn, Agim Zeqon etj. i ka Rama dhe jo Berisha apo anasjelltas. Në raportin e fuqisë ata i takojnë sistemit, po aq sa sistemi u takon atyre. Kanë mik Sali Berishën po duan në pushtet Edi Ramën, pa e harruar miqësinë. Brenda sistemit, lufta është e ashpër për ndryshimin e kuotave, por asnjëherë fatale që ta rrezikojë atë.
Berisha dhe Rama u bashkuan në pikëpamjen e "zhvillimit të pronës", duke legjitimuar Kullën, ashtu si në fushatën e zgjedhjeve lokale nuk e diskutuan kurrë marrjefrymën e betonit që do të vazhdojë. Rama, si ideator i betonizimit dhe si perfeksionues i këtij sistemi, sot zgjodhi ta shpalosë me mjeshtëri dhe krenari adhurimin e tij për kullat, duke premtuar të tjëra në një qytet që ka kaluar çdo limit të ndotjes dhe pajetueshmërisë.
Berisha si kundërshtar ul kokën përpara fuqisë së sistemit ku bën pjesë dhe nuk guxon as të pyesë, për kë ndërtohen këto kulla? Kush blen? Ku gjenden paratë? Sa kreditohen? Ku është projekti ku bazohet investimi qindramilionë eurosh? A kanë rrezik të shndërrohen në germadhat moderne? Pse qendrat e biznesit me shumë më pak hapësira kanë dështuar dhe janë shndërruar në hotele? Cfarë efekti kanë këto në ekonomi?
A është ky modeli i zhvillimit të një qyteti? Po i vendit?
Këto pyetje u kanë mbetur t' i bëjnë ata që janë jashtë sistemit, që kanë marrë përsipër ta luftojnë dhe shpresojnë ta rrëzojnë. Ata që përfaqësojnë pakicën që nuk rend pas pronësisë së Kullës, por e sheh atë si pronë të një sistemi ku të gjithë janë bashkë dhe duhet të ikin bashkë, si e vetmja mënyrë që Tirana, Shqipëria dhe shqiptarët të marrin frymë.
Të tjerat janë lojërat e aksionërëve që të shpërndajnë përgjegjësinë. Sistemi nuk do t' ja dijë për raportin me votuesit por për raportet mes vetes, qytetarët nuk kanë asnjë rrugëdalje përveç autobuseve për Gjermani dhe kamionëve e gomoneve për Angli./Dosja.al
Shaban Murati Është e pashpjegueshme, pse shumë komunistë fanatikë të regjimit diktatorial enverist pas ardhjes së demok...
Korrupsioni e degradon një ushtri më keq se armiku në fushëbetejë. Mirë që nuk mendoni për Shqipërinë, por j...
Donald trump Ekziston një tendencë për të parë aktakuzën e fundit të ish-presidentit Donald Trump përmes një p...
Lulzim Basha duke votuar Uzurpimi i logos së PD-së nga Lulzim Basha dhe krijimi i dy partiçkave antagoniste "demokratike" shënon sip...
Albin Kurti dhe Miroslav Lajcak Mjaftoi një foto nga Kreta, për të kuptuar se zhurma e Ramës në rajon, nuk ka asnjë lidhej me...
Enton Abilekaj Në vend të shpjegonte pse nuk e lëshon drejtësinë, Kryeministri doli përpara shqiptarëve që të ...
Taulant Balla dhe Rrahman Rraja Kështu kaloi dhe ky skandal, me një ministër të larguar dhe një deputet të dorëhequr. S...
Enton Abilekaj Në fund mbeti vetëm një shëtitje me charter nëpër kryeqytetet e Ballkanit. As Vuçiç, miku i tij,...
Foto ilustruese Banka e Shqipërisë njoftoi se ka blerë deri më tani 120 milionë euro në tregun e këmbimit valutor, shif&...
Ola Xama Nga pamjet e rrahjes së dy njerzve të pafajshëm në Fushë Krujë kuptuam që: -Drejtimin e Policisë së...