LIVE UPDATES
Editorial

Dështimi që zbuloi e diela e përgjakur në Kosovë

26 Shtator 2023, 14:08 Nga Enton Abilekaj

Dështimi që zbuloi e diela e përgjakur në Kosovë

Lista Serbe shpalli tre ditë zie në veri të Kosovës. Flamujt serbë do të ulen në gjysmështizë brenda në Kosovë, në institucionet e Kosovës, për të nderuar ata që vranë reshterin e policisë së Kosovës.

Presidenti i Serbisë e parlajmëroi këtë që të dielën kur e quajti sulmin terrorist "rezistencë ndaj spastrimit etnik". Gazetarët e pyesnin me shqetësim për "fatin e serbëve të rrethuar nga policia".

Duket sikur janë akoma vitet '90, me Serbinë e plagosur në sedrën shoviniste, me serbët e bindur se duhet të rimerrnin territoret e ish-Jugosllavisë, që të vazhdonin të njihnin Beogradin si kryeqytet. Duket sikur koha ka ngelur në vend në shtetin më të madh të krijesës së çuditshme konfiktuale, që iu dha emri Ballkan Perëndimor.

Deri përpara së dielës, shumëkush në Perëndim dhe pakkush në Ballkan mendonte se gjërat kanë ndryshuar, ose investonte për këtë. Shikonte tek Vuçiç, liderin e Serbisë moderne, që e ka zëvendësuar megallomaninë me prakticitetin, të shkuarën me të ardhmen, luftën e armatosur për pushtim me Ballkanin e Hapur për invasion ekonomik. Deri përpara se e vërteta të shkruhej mbi trupin e Afrim Bunjakut, mendohej se Serbia dhe Vuçiç ishin gati ta kapërcenin gardhin për të kaluar nga oborri i Rusisë në atë të Perëndimit, me pak shtytje dhe hapësira ballkanike bëhej uniforme, euopianizimi do të përhapej në rajon si një rreze dielli që zhduk errësirën e luftërave.

Plumbat e së dielës në mëngjes sollën zgjimin e dhimbshëm që u dha fund ëndrrave. Asgjë nuk ka ndryshuar, Vuçiç veshi të njëjtin kostum të 1999, serbët morën të njëjtat armë dhe sulmuan të njëjtin territor për të treguar që kanë të njëjtin qëllim. Investimi i perëndimit rezultoi vetëm një joshje tregtare për një autokrat të predispozuar të shesë flamujt për të mbajtur pushtetin. Ofertat e panumërta në dëm të Kosovës dhe të paqes, ishin biskotat që i jepeshin Vuçiçit për të adhuruar një tjetër zot, po ai nuk ishte lideri i vendosur për të ndryshuar mentalitetin e kombit serb, për ta udhëhequr drejt Perëndimit, për t'i dhënë fund ëndrrave shoviniste me luftëra pushtuese dhe për të ndërtuar një shoqëri demokratike.

E mbështetën mënyrën se si qeveris, se si pushteti i tij i bëhej çdo ditë e më shumë atij të Putinit, në strukturë dhe organizim, me shpresën se autokrati do kishte fuqinë ta zhvendoste boshtin e Serbisë. Në fakt ai nuk është lideri, është pushtetari i pangopur, që sakrifikon gjiçka për pushtet. Mund të ishte lideri që rrezikon pushtetin për ta çuar vendin në drejtimin e duhur, mund të ishte autokrati i preferuar i perëndimit që, edhe pa mbështetjen e popullit të qeveriste me dorë të hekurt për të bërë ndryshimin historik të Serbisë, mund të ishte edhe lojtari që nuk e ul kurrë flamurin e nacionalizmit kur është në Beograd, por sapo del nga vendi e ndërron sipas vendndodhjes. Nuk mund të mos zgjidhte të tretën, sepse e shkuara e tij si tregtar idelaesh dhe flamujsh e sugjeronte këtë.

Investimi perëndimor pësoi një fiasko tragjike në Banjsko. Pastaj në Beograd, kur presidenti i Serbisë vrapoi të qante në prehërin e ambasadorit rus. Ajo që u pagëzua si realdiplomacia, kur u bazua tek joshja e Serbisë, doli llogari e bërë gabim nga një biznesmen në krye të një shteti të madh. I bëri të gjithë të mbyllnin sytë kur Serbia destabilizonte Bosnje - Hercegovinën, kur Kisha Serbe destabilizonte Malin e Zi në emër të "Botës Serbe", kur po kjo Kishë i vinte kushte Maqedonisë së Veriut dhe sigurisht, kur Kosova destabilizohej me një fërshëllimë. I bëri të gjithë të mbyllnin veshët kur Kosova, Bosnja dhe Mali i Zi kërkonin që agresori të lidhej me angazhime serioze, si e vetmja mënyrë për të garantuar paqen.

Nëse vrasja e Afrim Bunjakut nuk do të jetë fundi i kësaj politike, agresorët mund të bëhen më hakmarrës dhe pasojat mund të jenë akoma më të rënda.

serbi tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll
Editorial 25 Shtator 2023, 19:11 Ben Blushi

Fitorja e Kosovës

Ben Blushi Kosova mori një fitore të papritur, por të merituar, kur ishte në një ditë të keqe për shkak të lod...

Editorial 8 Shtator 2023, 15:12 Enton Abilekaj

Nuk ka paqe, vetëm armëpushim për opozitën

Enton Abilekaj Sali Berisha e ftoi sot Gazmend Bardhin të kandidojë për kryetar të grupit parlamentar të Rithemelimit duke i sigur...

Editorial 5 Shtator 2023, 16:22 Meri Lika

Lloji i MakeUp-it alias Tualetit!

  Meri Lika Kam lexuar se ka disa lloje makeup-i (ose thënë shqip lloje tualeti), profesional, social, dite, nate, për nuse, për ...

Editorial 20 Gusht 2023, 13:02 Enton Abilekaj

A duhet të shkonte Begaj në Athinë?

Ftesa provokuese e Mitsotakis për Presidentin Begaj, ia arriti qëllimit. Do t'ja arrinte edhe në rast se Begaj do të shkonte atje, pë...

Editorial 18 Gusht 2023, 07:11 Klodian Tomorri

Një hetim që ngre pikëpyetje mbi SPAK

Kur mediat publikuan lajmin se gjykata i ka kërkuar prokurorisë të hetojë ish ministrat Beqja dhe Cani për rolin e tyre në koncesi...

Editorial 13 Gusht 2023, 20:45 Dosja.al

Kë kërcënuan tubimet e Albin Kurtit

Albin Kurti "Kam ardhur si kryeministër i Kosovës në një shtet me të cilin kemi marrëdhënie vëllazërore,"- th...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë