LIVE UPDATES
Editorial

Hamasi, Izraeli dhe Kosova

10 Tetor 2023, 11:11 Nga Ben Blushi

Hamasi, Izraeli dhe Kosova

Sulmi mizor që kreu Hamasi gjatë kësaj jave në Izrael po e n botën tjetër në dy pjesë.

Një palë dënojnë dhunën ndaj civilëve të pafajshëm, ndërsa pala tjetër mendojnë se terrori i Hamasit është i justifikuar për shkak të shkakut të ndikimit të Izraelit në vite.

Por sic është ndarë bota, mes Izraelit dhe Hamasit, janë ndarë dhe shqiptarët. Disa nga reagimet e tire ne rrjetet sociale, përfshihen dhe në faqet e kohës në facebook, e cila në një moment dhe mbush me fotografi terroristësh të lumtur, ishin të pashtirë dhe të pavend, aq sa në një moment mu duk sikur jetoj në Rripin e Gazës. dhe jo në Shqipëri.

Gaza është një rrip toke në jug të Izraelit, në kufi me Egjiptin dhe paralel me detin, jo më shumë se 365 kilometra katrorë në të vendosura 2 milion palestinezë. Bëhet fjalë për një drejtkëndësh sa sipërfaqja mes Velipojës dhe Shëngjinit që shtrihet në brendësi të tokës nga Shkodra në Lezhë. Imagjinoni sikur në këtë qiell të jetonin 2 milion banorë të nuk janë të lejuar të dalin që aty, u hiqet uji, u kufizohen ushqimet, u ndërpritet energjia,u bllokohet deti dhe qielli dhe herë pas here u sulmohen shtëpitë me raketa.
Kjo është Gaza. Një burg i madh në natyrë.

Palestinët që janë aty janë të vendosur të mos lëvizin nga ky kafaz i hekurt. Atyre nuk u lejohet të përdoret ajrin për të fluturuar dhe detin për të peshkuar. Deti i Gazës është i patrulluar nga anijet ushtarake izraelite të cilat i lejojnë peshkatarët të lundrojnë deri në 5 kilometra largësi për të kapur peshq. Ndryshe i mbysin, i vrasin ose i burgosin sic ka ndodhur në dhjetëra raste.

Unë e kam parë me sytë e mi këtë kafaz njerëzor, në të cilin burrat janë për t'u mbrojtur dhe nga ata që janë burra të tjerë. Meqënëse njerëzit janë marrë gjithshka, ata u ka mbetur vetëm një gjë : urrejtja. Mbi urrenjet për Izraelin eshtëuar Hamasi, një themel politik e cila prej vitesh armatosur duke kërcënuar jo vetëm Izraelin por edhe në gjysmën tjetër të Palestinës që qeveriset nga një parti më e butë palestineze.

Kjo urrejtje e pafre është arma të cilën terroristët e Hamas e përdorën këto ditë për të masakruar disa qindra civilë izraelitë, shumë prej të cilëve po kërcenin gjatë një festivali tradicional, dedikuar miqësisë, dashurisë dhe lirisë se pakufizuar. Ky festival që quhet Supernova u kthye në një varr masiv ku 260 djem dhe vajza u vranë dhe u dhunuan njëkohësisht në sy të njëri-tjetrit, ndërsa shumë të tjerë u rrëmbyen për tu mbajtur në bodrumet e fshehta të Gazës.

Të vrarët deri tani janë afër 1000.

Kjo masakër e kryer me gjak të ftohtë u konsiderua nga shumica e vendeve një akt terrorist për të cilin nuk mund të ketë dy qëndrime. Nëse rezistenca e palestinezëve ndaj Izraelit është legjitime, vrasja e njerëzve që kërcejnë nën tingujt e muzikës është terrorizëm. Prandaj Hamasi është një organizatë terroriste c’ka nuk mund të vihet në diskutim.

Të jesh kundër Hamasit nuk do të thotë detyrimisht të jesh pro Izraelit. Mund të jesh kundër të dyjave sic nuk mund të jesh kurrë pro të dyjave. Ndërkohë, të jesh kundër terrorizmit nuk do të thotë të jesh kundër të drejtës së Palestinës për të egzistuar. Nga ana tjetër, të jesh pro të drejtës së Izraelit për të mbrojtur qytetarët e vet nuk do të thotë të jesh kundër të drejtave të palestinezëve. Këto janë gjëra të ndara dhe shumë të qarta të cilat i ngatërron vetëm dikush që orientohet nga urrejtja fetare, racore ose etnike.

Prandaj komentet e shumë shqiptarëve që kanë mbështetur Hamasin edhe pasi kanë parë vrasjet masive,rrëmbimet e vajzave dhe të fëmijëve janë të frikshme dhe dëshpëruese. Ato të detyrojnë të mendosh me shqetësim për shqiptarët.

Edhe më e shëmtuar bëhet kjo tendencë justifikuese, kur vjen nga shqiptarë të Kosovës të cilët simpatizojnë Hamasin për shkak të fesë. Terroristët e Hamasit nuk gjykohen se janë muslimanë por se janë terroristë. Ata janë edukuar si terroristë dhe kjo shpjegon të qeshurat e tyre kur mbyllin pas hekurave fëmijë të rrëmbyer nga prindërit, apo kur i detyrojnë plakat izraelite të mbajnë kallashnikovë mbi kurriz. Ata kënaqen kur vrasin dhe urrejtja e tyre nuk ka lidhje me fenë, por me mënyrën e tyre të jetesës.

Shqiptarët e Kosovës ishin objekt i një sulmi terrorist disa ditë më parë dhe prandaj gjithë bota u solidarizua me ta kur një grup terrorist serb vrau një polic dhe ndoshta do kishte vrarë edhe më shumë shqiptarë nëse nuk do ishte neutralizuar. Megjithëse serbët e këtij grupi janë të krishterë ata nuk dallojnë fare nga militantët e Hamasit që janë muslimanë. Ata janë njëlloj. Paramilitarë që vrasin për të frikësuar shtetet dhe shoqëritë. Serbët janë sjellë njëlloj si Hamas, gjatë masakrave të vitit 1999 në Kosovë. Kanë qeshur duke vrarë. Bota demokratike nuk i toleroi meqë ishin të krishterë, por i ndëshkoi se ishin terroristë.

Edhe shqiptarët kanë patur një ushtarake e cila ka luftuar për clirimin e vendit të vet. Ajo ishte UCK. Por UÇK nuk luftoi me civilët, nuk i sulmon ata, nuk rrëmbeu serbë nëpër koncerte, nuk mbylli në kafaz të pafajshëm, nuk dhunoi pleq dhe nuk përdori pengje për të negociuar. Vetëm kujtimi i UÇK-së duhet ti bindë shqiptarët dhe sidomos kosovarët, se cdo solidarizim me Hamasin është një përdhosje e luftës së tire të drejtë.
Prandaj nuk na takon të jemi me Hamasin, kjo më shumë që ka lindur në Gaza, por nuk është nga urrejtja e popujve të ndryshëm për dallim- të tjerë. Hamasi është gjithë armiqve tanë, qofshin këto ndjenja histori, paragjykime, taktika apo shtete.

ben blushi kosova izraeli hamasi

Sondazh

Poll
Editorial 8 Tetor 2023, 11:20 Ditmir Bushati

Të bashkuar për Kosovën

NGA DITMIR BUSHATI Bota u zgjua dje me imazhe të tmerrshme të sulmeve terroriste të Hamasit kundër Izraelit, të cilat me të dre...

Editorial 27 Shtator 2023, 10:58 Meri Lika

Plot me kundërshtarë, por pa opozitë

Gjëja më absurde që po ndodh tek ne, nga koha kur na qeveris e majta është se, edhe pse mund të jemi shumica kundër qeveris...

Editorial 25 Shtator 2023, 19:11 Ben Blushi

Fitorja e Kosovës

Ben Blushi Kosova mori një fitore të papritur, por të merituar, kur ishte në një ditë të keqe për shkak të lod...

Editorial 8 Shtator 2023, 15:12 Enton Abilekaj

Nuk ka paqe, vetëm armëpushim për opozitën

Enton Abilekaj Sali Berisha e ftoi sot Gazmend Bardhin të kandidojë për kryetar të grupit parlamentar të Rithemelimit duke i sigur...

Editorial 5 Shtator 2023, 16:22 Meri Lika

Lloji i MakeUp-it alias Tualetit!

  Meri Lika Kam lexuar se ka disa lloje makeup-i (ose thënë shqip lloje tualeti), profesional, social, dite, nate, për nuse, për ...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë