LIVE UPDATES
Editorial

Përplasja e dy Shqipërive

Dy ministret që bënin sikur mahniteshin, nuk ishin pjesë më dramatike e qesharakes që u shpërnda nëpër rrjete sociale shoqëruar me emojin e mekjes. Më shqetësuese se aq, ishte bindja e liderit të gjithëpushtetshëm, se madhështia e goditjes së tij e meritonte reagimin mahnitës.

6 Nëntor 2023, 15:32 Nga Enton Abilekaj
Përplasja e dy Shqipërive
Enton Abilekaj

Të shtunën e 28 tetorit, një video e shpërndarë nga vetë Kryeministri do të shndërrohej në memen - simbol të vitit të dhjetë të qeverisjes së tij. Ngjarja, jodramatike në dukje, zhvillohej në një tavolinë bilardoje, diku në Thumanë. I gjithëpushtetshmi, i veshur sportiv, vendos të marrë stekën dhe të tregojë aftësitë tij në një sport të palëvruar më parë, ose të pathënë në bëmat e tij. Guri lëshohet dhe, sapo prek grumbullin, zhurma tipike mbytet nga brohorimat e Ogerta Manatsirliut dhe Bora Muzhaqit, që, edhe ato për herë të parë u shfaqën si tifoze - ekspertë të sportit dembelistik.

Dy ministret që bënin sikur mahniteshin, nuk ishin pjesë më dramatike e qesharakes që u shpërnda nëpër rrjete sociale shoqëruar me emojin e mekjes. Më shqetësuese se aq, ishte bindja e liderit të gjithëpushtetshëm, se madhështia e goditjes së tij e meritonte reagimin mahnitës. Mungesa e dyshimit se servilizmi i shpërfaqur në fshatin e rindërtuar dhe ngazëllimi i ministreve që tejkalonte atë të banorëve që sapo kishin marrë shtëpitë, mund të lidhej me aftësinë e rallë të tij prej bilardisti. Ky reagim dramatik, tregon se tashmë ai është në fazën terminale të delirit autokratik.

Shenjat shqetësuese të këtij deliri ishin shfaqur edhe më parë, në fjalimet e gjata në Samitin e Procesit të Berlinit, apo kur Presidenti i Francës nuk po arrinte ta ndërpriste përroin delirant në konferencën e përbashkët për shtyp. Megjithatë, ajo e Thumanës, edhe për shkak të ngjashmërisë me matufepsjen e liderëve komunistë pas viteve të gjatë të sundimit, ishte shenja më e qartë se lideri totalitar, nuk pranon më mungesë adhurimi, e jo më, kritika, aq më pak sulme të ashpra si ato të opozitës në Kuvend.

Të nesërmen e asaj videoje shqetësuese, shtyu Kongresin e Partisë Socialiste. Nuk ishte mbledhur asnjë forum, nuk kishte takuar asnjë anëtar të vetëm të partisë, thjesht kishte vendosur që 7 miliardët e Buxhetit të 2024, duhet të propagandoheshin 24 orë në 24, si një arritje e madhe e udhëheqjes së tij. Zhurma e opozitës nuk duhet ta sfumonte arritjen historike.

Të hënën në Kuvend, sigurisht në mungesë të tij, Garda kishte marrë kontrollin. Forca të shumta të armatosura dhe të paarmatosura, mbronin deputetët e PS, ndërsa shtynin ata të opozitës. Një javë me përplasje, me futjen e paprecedentë të policisë në sallën e seancave plenare, me thirrjen e deputetëve në SPAK për atë që kishin bërë gjatë seancës, që u kulmua sot me rrethimin e zyrave të Kuvendit dhe refuzimin e plotë të opozitës.

Postimet e Ramës në rrjetet sociale dhe ajo që po ndodh në Parlament janë idetë që po ndeshen jashtë sallës. Nga njëra anë propaganda; Shqipëria që ecën me ritme të shpejta, buxheti që rritet në nivele historike, Kryeministri që ujdis marrëveshje ndërkombëtare për t'ia imponuar edhe Albinit të tmerrshëm dhe nga ana tjetër opozita që bën sherre, dhunë, zhurmë dhe nuk diskuton buxhetin e qytetarëve. Që njerëzit të mendojnë se për t’u arritur ato "suksese" duhet të reduktojmë opozitarizmin, që Shqipëria të bëhet kampione, opozita duhet të bëjë fasadën.

Nga ana tjetër, përpjekja e dëshpëruar e opozitës për të mos u eleminuar, që përpiqet të grisë fasadën e shkëlqyer që ka ndërtuar aleanca Qeveri-biznes-krim duke hetuar, në mos shpëtuar, paratë e shpërdoruara në 4 koncesionet e shëndetësisë, nga çarteri me të cilin lideri absolut, jo vetëm shëtit vetë, pa asnjë protokoll, por qeras herëpashere edhe miqtë dhe kolegët, pastaj inceneratori, investitorët startegjikë, Porti i Durrësit.
Nën presionin e prishjes së qetësisë së Liderit nga ekzistenca e opozitës, vartësit e magjepsur, janë gati të shkelin çdo ligj, të përdorin çdo mjet, deri në përplasje direkte, për t'i mbyllur gojën opozitës. Ata janë gati të shërbejnë si rekrutë besnikë të një regjimi pa liri, të shkelin edhe mbi veten, të ekspozohen si njerëz pa dinjitet, vetëm që të jenë pjesë e pushtetit totalitar. Këtu buron lehtësia e Edi Ramës për të personalizuar Shqipërinë.

edi rama ogerta manastirliu bora muzhaqi editorial nga enton abilekaj enton abilekaj

Sondazh

Poll
Editorial 6 Nëntor 2023, 14:56 Paolo Garimberti

Muskuj dhe diplomaci

Në fjalimin e tij të shumëpritur nga Bejruti, i transmetuar drejtpërdrejt në televizion (por jo në Izrael), udhëheqësi...

Editorial 22 Tetor 2023, 14:42 Enton Abilekaj

Banalizimi politik që nuk jep Drejtësi

Pritej të vinte një ditë si e shtuna e 21 tetorit. Pritej zhurma e madhe dhe kundër- reagimet. Deri tani duket një skemë e paras...

Editorial 15 Tetor 2023, 11:25 Ben Blushi

Pse fiton Kombëtarja e Shqipërisë ?

Shqiptarët luajnë futboll prej gati 100 vitesh, por asnjëherë ata nuk kanë fituar kaq shpesh dhe kaq lehtësisht, si kohët e...

Editorial 11 Tetor 2023, 11:08 Ditmir Bushati

Rendi i ngrirë

Kur një grup i armatosur rëndë sulmoi policinë në veri të Kosovës më 24 shtator, duke vrarë një polic dhe du...

Editorial 10 Tetor 2023, 11:11 Ben Blushi

Hamasi, Izraeli dhe Kosova

Sulmi mizor që kreu Hamasi gjatë kësaj jave në Izrael po e n botën tjetër në dy pjesë. Një palë dënojn...

Editorial 8 Tetor 2023, 11:20 Ditmir Bushati

Të bashkuar për Kosovën

NGA DITMIR BUSHATI Bota u zgjua dje me imazhe të tmerrshme të sulmeve terroriste të Hamasit kundër Izraelit, të cilat me të dre...

Editorial 27 Shtator 2023, 10:58 Meri Lika

Plot me kundërshtarë, por pa opozitë

Gjëja më absurde që po ndodh tek ne, nga koha kur na qeveris e majta është se, edhe pse mund të jemi shumica kundër qeveris...

Editorial 25 Shtator 2023, 19:11 Ben Blushi

Fitorja e Kosovës

Ben Blushi Kosova mori një fitore të papritur, por të merituar, kur ishte në një ditë të keqe për shkak të lod...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë