LIVE UPDATES
Editorial

SHBA e ka harruar rolin që duhet të luajë në Lindjen e Mesme

Megjithëse ndikimi amerikan mund të mos jetë ai që ishte dikur, është sërish e vërtetë se asnjë vend tjetër nuk mund të zëvendësojë Shtetet e Bashkuara, si lojtar kryesor në skenën globale. Por për të ruajtur këtë ndikim, SHBA do të duhet të veprojë me mençuri dhe të shkojë më tej se sa ka bërë deri tani.

21 Tetor 2023, 14:47 Nga Fareed Zakaria
SHBA e ka harruar rolin që duhet të luajë në Lindjen e Mesme
Foto ilustruese

Kriza në Lindjen e Mesme ka zbuluar një realitet të rëndësishëm për botën. Megjithëse ndikimi amerikan mund të mos jetë ai që ishte dikur, është sërish e vërtetë se asnjë vend tjetër nuk mund të zëvendësojë Shtetet e Bashkuara, si lojtar kryesor në skenën globale. Por për të ruajtur këtë ndikim, SHBA do të duhet të veprojë me mençuri dhe të shkojë më tej se sa ka bërë deri tani.

Mendoni se sa të munguara kanë qenë Rusia dhe Kina në këtë krizë. Gjatë viteve të fundit, të dyja fuqitë janë përpjekur në mënyra të ndryshme të injektohen në rajon. Rusia ndërtoi lidhjet e veta me Izraelin. Kina ndihmoi në lehtësimin e rivendosjes së lidhjeve diplomatike midis Arabisë Saudite dhe Iranit. E megjithatë, që kur shpërtheu kriza e Gazës, asnjëra nuk ka qenë në gjendje të luajë ndonjë rol në zbutjen e tensioneve, apo në ofrimin e zgjidhjeve.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara kanë qenë të angazhuara aktivisht që nga fillimi. Urdhëri i parë i Presidentit Biden ishte të dënonte sulmet terroriste të Hamasit dhe të qëndronte në solidaritet me Izraelin. Duke e bërë këtë me elokuencë, ai tani është zhvendosur në pozicionin e dhënies së këshillave për maturi. Ai u bëri thirrje izraelitëve që të mos konsumohen nga zemërimi dhe u kujtoi atyre reagimin e Shteteve të Bashkuara ndaj 11 shtatorit, duke pranuar se Uashingtoni, i konsumuar nga frika dhe zemërimi, bëri gabime.

Shpresohet se Izraeli po dëgjon. Presidenti ka të drejtë: Shtetet e Bashkuara morën një sërë vendimesh katastrofike pas 11 shtatorit, për të cilat ende po paguajnë një çmim. SHBA nxitoi të ndërtonte një burokraci të re për “sigurinë e atdheut” që përfshin qindra-mijëra njerëz dhe dy duzina organizatash. Zgjeroi dramatikisht pushtetin ekzekutiv, duke shkelur të drejtat individuale, duke zgjeruar sekretin qeveritar dhe duke sanksionuar atë që shumë do ta përshkruanin si torturë.

Strategjia ushtarake e Uashingtonit ishte gjithashtu e metë, që në krye të herës. Në vend që të fokusohej ngushtësisht te njerëzit që planifikuan dhe ekzekutuan 11 shtatorin, SHBA miratoi një qasje të gjerë dhe ambicioze që, sipas fjalëve të Presidentit George W. Bush, nuk bënte “asnjë dallim” midis terroristëve dhe “atyre që i strehojnë ata”. Kështu, vendi shkoi në luftë jo vetëm kundër al-Kaedës, por edhe kundër talebanëve, duke u përpjekur të garantonte që këta të fundit të mos sundonin më kurrë Afganistanin, një objektiv që përfshinte një luftë 20-vjeçare, të cilën Shtetet e Bashkuara e humbën. Dhe, sigurisht, shkoi më pas në luftë kundër Sadam Huseinit në Irak. Përgjigja e Uashingtonit ndaj 11 shtatorit – luftërat, burokracia etj – ka pasur një çmim, sipas një vlerësimi, prej 8 trilion dollarësh.

Mësimet për Izraelin janë të qarta. Një pushtim tokësor në Gaza është një përgjigje emocionale ndaj sulmit terrorist të Hamasit. Izraeli po përgjigjet me diçka të madhe dhe të guximshme, duke demonstruar se mund të shkojë përtej një qasjeje të vogël dhe të bëjë diçka dramatike. Por a është e mençur kjo? Një kurs i tillë do ta zhytë ushtrinë izraelite në rrugicat dhe tunelet e Gazës. Me siguri do të prodhojë edhe më shumë tragjedi humanitare në Gaza, duke zemëruar më tej vendet arabe dhe duke e kthyer opinionin botëror kundër Izraelit. Edhe nëse pas gjithë kësaj fiton, çfarë do të ketë fituar? Kush do ta qeverisë Gazën pas Hamasit? Kush do të jetë i gatshëm të pushtojë Rripin dhe të luftojë atë që sigurisht do të jetë një kryengritje kundër autoritetit të tij? Asnjë vend arab apo evropian nuk do ta merrte përsipër, kështu që do t’i bjerë Izraelit. Kishte një arsye pse një nga ushtarët më të dekoruar të Izraelit dhe figurat më të djathta politike, Ariel Sharon, zgjodhi të largohej nga Gaza.

Qëllimi i terrorizmit është të provokojë një reagim të tepruar. Përgjigja më e mirë ndaj tij është të mos humbasësh mendjen. Në të kaluarën, Izraeli u është përgjigjur shpesh sulmeve terroriste duke marrë kohën e vet, duke gjurmuar ata që në të vërtetë planifikonin dhe ekzekutonin misionet, dhe më pas duke i vrarë. Kjo ishte përgjigja e tij ndaj masakrës së Lojërave Olimpike të Mynihut të vitit 1972, ekzekutuar nga grupi palestinez “Shtatori i Zi”. Nëse Uashingtoni do t’i ishte afruar Al-Kaedës me një qasje të ngjashme strategjike, Shtetet e Bashkuara do të ishin në një pozitë shumë më të mirë sot.

Përveç këshillës së tij për maturi, Biden duhet të bëjë presion ndaj qeverisë izraelite që të sigurojë një rrugë politike për aspiratat palestineze. Për disa dekada, Shtetet e Bashkuara – nën administratën republikane dhe demokratike – shiheshin si një ndërmjetës efektiv midis dy palëve. Zyrtarët palestinezë u besuan diplomatëve amerikanë si Martin Indyk, Dennis Ross dhe Edward Djerejian, sepse ata punuan pa u lodhur për të gjetur një rrugë të negociuar për një shtet palestinez. Shtetet e Bashkuara i bënë presion OÇL-së që të hiqte dorë nga terrorizmi dhe të njihte Izraelin, por njëkohësishtt u bëri presion izraelitëve që të ndalonin ndërtimin e vendbanimeve.

Të gjitha këto përpjekje janë dobësuar pasi udhëheqja palestineze u tregua e pamend dhe Izraeli është qeverisur nga një sërë qeverish të krahut të djathtë që nuk besojnë në një zgjidhje me dy shtete, kanë shtuar vendbanimet dhe kanë mbyllur një sy ndaj gjendjes së palestinezëve. Këto janë kushte ideale për Hamasin, i cili argumenton se nuk ka zgjidhje jo të dhunshme, dhe se aktet e terrorizmit janë opsioni i vetëm.

Eshtë një përpjekje madhore për diplomacinë amerikane. Por alternativa është që kjo krizë të acarohet, dhe tani ajo mund të rezultojë kollaj në një dhunë, që do të jetë edhe më e keqe se sa ajo që po shohim tani. / The Washington Post – Bota.al

fareed zakaria lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll
Editorial 15 Tetor 2023, 11:25 Ben Blushi

Pse fiton Kombëtarja e Shqipërisë ?

Shqiptarët luajnë futboll prej gati 100 vitesh, por asnjëherë ata nuk kanë fituar kaq shpesh dhe kaq lehtësisht, si kohët e...

Editorial 11 Tetor 2023, 11:08 Ditmir Bushati

Rendi i ngrirë

Kur një grup i armatosur rëndë sulmoi policinë në veri të Kosovës më 24 shtator, duke vrarë një polic dhe du...

Editorial 10 Tetor 2023, 11:11 Ben Blushi

Hamasi, Izraeli dhe Kosova

Sulmi mizor që kreu Hamasi gjatë kësaj jave në Izrael po e n botën tjetër në dy pjesë. Një palë dënojn...

Editorial 8 Tetor 2023, 11:20 Ditmir Bushati

Të bashkuar për Kosovën

NGA DITMIR BUSHATI Bota u zgjua dje me imazhe të tmerrshme të sulmeve terroriste të Hamasit kundër Izraelit, të cilat me të dre...

Editorial 27 Shtator 2023, 10:58 Meri Lika

Plot me kundërshtarë, por pa opozitë

Gjëja më absurde që po ndodh tek ne, nga koha kur na qeveris e majta është se, edhe pse mund të jemi shumica kundër qeveris...

Editorial 25 Shtator 2023, 19:11 Ben Blushi

Fitorja e Kosovës

Ben Blushi Kosova mori një fitore të papritur, por të merituar, kur ishte në një ditë të keqe për shkak të lod...

Editorial 8 Shtator 2023, 15:12 Enton Abilekaj

Nuk ka paqe, vetëm armëpushim për opozitën

Enton Abilekaj Sali Berisha e ftoi sot Gazmend Bardhin të kandidojë për kryetar të grupit parlamentar të Rithemelimit duke i sigur...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë