LIVE UPDATES
Editorial

Rama- Meloni, Shqipëria jashtë BE për 5 deri 10 vjet

9 Nëntor 2023, 14:41 Nga Enton Abilekaj

Rama- Meloni, Shqipëria jashtë BE për 5 deri 10 vjet

Nuk bëhet fjalë për Humanizëm. Marrëveshja Rama - Meloni nuk ka asgjë humaniste. Këtë e thonë organizatat ndërkombëtare për të drejtat e refugjatëve dhe emigrantëve, por edhe vetë marrëveshja, që parashikon izolimin e tyre për të paktën 28 ditë, në Gjadër, megjithëse periudha e trajtimit të kërkesave të tyre nuk është e përcaktuar në marrëveshje.

Sipas autoriteteve italiane do të jetë 28 ditë, pastaj sipas marrëveshjes Italia do t'i heqë nga territori shqiptar. Ku do shkojnë emigrantët apo refugjatët pasi të largohen? A mund të riatdhesohen nëse nuk ka një marrëveshje të tillë? Me legjislacionin ndërkombëtar të pranuar edhe nga Italia edhe nga Shqipëria, nuk mund të rikthehen pa një marrëveshje riatdhesimi dhe një marrëveshje riatdhesimi për azilkërkuesit nuk mund të bëhet me një vend që nuk klasifikohet si "i sigurtë" nga Bashkimi Europian. Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe për riatdhesim, është një shembull për këtë.

Pra, nuk është fjala për humanizëm, përkundrazi është heqja e të gjitha të drejtave humane, nëpërmjet një procesi trans, që nuk garanton as respektimin e ligjeve minimale, as të drejtave minimale. Një marrëveshje të ngjashme Italia e ka me Libinë. Në shkurt të këtij viti, kur marrëveshja u rifreskua, të gjithë institucionet dhe organizatat ndërkombëtare e dënuan. Marrëveshja me Tunizinë dështoi, edhe pse Bashkimi Europian i ofroi shtetit afrikan qindra milionë euro, për të investuar në të gjitha fushat. Ashtu si po dështon marrëveshja mes Britanisë së Madhe dhe Ruandës, për shkak të vendimeve të Gjykatave Europiane dhe të Apelit në Londër.

Nuk bëhet fjalë për të ndihmuar Italinë. Nëse në Gjadër nuk do të tejkalohet kurrë numri i 3 mijë emigrantëve me afat qëndrimi 28 ditë, kjo për Italinë dhe masat anti-emigracion, është e papërfillshme. Janë tashmë rreth 140 mijë emigrantë vetëm për 2023 që kanë mundur të arrijnë në Itali. Ata nuk riatdhesohen, por depozitohen në Lampedusa, që është shndërruar në ishull - burg, ku azilkërkuesit jetojnë në kushte mizerabël, ndërsa trafikantët sillen vërdallë me sukses. Në këto kushte Italia ka kërkuar ndihmën e BE-së. Projektin e Brukselit për shpërndarjen e emigrantëve proporcionalisht në secilin shtet e ndaluan vetot e Polonisë dhe Hungasisë.
Marrëveshja me Shqipërinë trajton rreth 2 për qind të këtij fluksi, në rast se riatdhesimi do të funksionojë. Nëse nuk funksionon, do të trajtojë 0.3 për qind, ose Shëngjini do të mbipopullohet si Lampedusa.

Marrëveshja mbetet të jetë një varkë e dëshpëruar e propagandës së Giorgia Melonit për të shpëtuar anijen e premtimeve ksenofobe që po mbytet. Edi Rama nuk është Kryeministri i majtë, ose të paktën i përgjegjshëm, i një vendi gjysmë normal, që po ndihmon Italinë, po i ofruari për miqësi të bazuar në interesa personale, për të dëmtuar të dyja vendet, vetëm për përfitime elektorale. Sepse ai vetë e tha në 2021 se nuk hyn në politikat e qeverisë së tij, hapja e një kampi për emigrantët apo refugjatët e vendeve të pasura. Pra nuk është politikë, është thjesht pazar mes dy njerëzve për interesa personale.

Marrëveshja nuk ka asnjë lidhje me emigracionin, me empatinë e një vendi emigrantësh që është kundër emigrantëve. Azilkërkuesit afrikanë, nuk vijnë në Shqipëri me vullnetin e tyre, për të kërkuar një jetë më të mirë. Në këtë rast ata nuk janë as duke e përdorur Shqipërinë si tranzit për të shkuar në vendet e BE-së. Detyrohen forcërisht të vijnë dhe të izolohen. Një vend emigrantësh, nuk do ta dëshironte kurrë këtë për shtetasit e tij dhe nuk mund ta pranojë as për emgrantët e tjerë. Aq më pak të bëhet sheshi ku të drejtat e tyre bëhen përshesh.

E vetmja gjë që garanton ky protokoll është që Shqipëria nuk do të jetë anëtare e Bashkimit Europian të paktën për 5 vjet. Deri në 5 vjet pala shqiptare duhet të funksionojë si territor trans, eksra-europian, në administrim Italian. Brenda kësaj periudhe nuk e ka të drejtën ta anulojë kontratën. Pas kësaj periudhe duhet të njoftojë 6 muaj përpara që të mos rifreskohet një tjetër 5-vjeçar. Në 2028 pra, duhet të vendoset, nëse do të vazhdojmë të shërbejmë si burgu ekstra-europian duke qenë vend europian, apo do të hyjmë në BE. Kjo varet vetëm nga Edi Rama. Nuk ka as qeveri, as parlament, as Gjykatë që ta diskutojë vendimin e tij personal.

shqiperia marreveshje me italine per emigrantet enton abilekaj

Sondazh

Poll
Editorial 6 Nëntor 2023, 15:32 Enton Abilekaj

Përplasja e dy Shqipërive

Enton Abilekaj Të shtunën e 28 tetorit, një video e shpërndarë nga vetë Kryeministri do të shndërrohej në meme...

Editorial 6 Nëntor 2023, 14:56 Paolo Garimberti

Muskuj dhe diplomaci

Në fjalimin e tij të shumëpritur nga Bejruti, i transmetuar drejtpërdrejt në televizion (por jo në Izrael), udhëheqësi...

Editorial 22 Tetor 2023, 14:42 Enton Abilekaj

Banalizimi politik që nuk jep Drejtësi

Pritej të vinte një ditë si e shtuna e 21 tetorit. Pritej zhurma e madhe dhe kundër- reagimet. Deri tani duket një skemë e paras...

Editorial 15 Tetor 2023, 11:25 Ben Blushi

Pse fiton Kombëtarja e Shqipërisë ?

Shqiptarët luajnë futboll prej gati 100 vitesh, por asnjëherë ata nuk kanë fituar kaq shpesh dhe kaq lehtësisht, si kohët e...

Editorial 11 Tetor 2023, 11:08 Ditmir Bushati

Rendi i ngrirë

Kur një grup i armatosur rëndë sulmoi policinë në veri të Kosovës më 24 shtator, duke vrarë një polic dhe du...

Editorial 10 Tetor 2023, 11:11 Ben Blushi

Hamasi, Izraeli dhe Kosova

Sulmi mizor që kreu Hamasi gjatë kësaj jave në Izrael po e n botën tjetër në dy pjesë. Një palë dënojn...

Editorial 8 Tetor 2023, 11:20 Ditmir Bushati

Të bashkuar për Kosovën

NGA DITMIR BUSHATI Bota u zgjua dje me imazhe të tmerrshme të sulmeve terroriste të Hamasit kundër Izraelit, të cilat me të dre...

Editorial 27 Shtator 2023, 10:58 Meri Lika

Plot me kundërshtarë, por pa opozitë

Gjëja më absurde që po ndodh tek ne, nga koha kur na qeveris e majta është se, edhe pse mund të jemi shumica kundër qeveris...

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend