LIVE UPDATES
Editorial

Shqipëria, pasqyrë e krizës së kredibilitetit të Perëndimit

Si ka mundësi që askush në Itali të mos kenë dëgjuar paralajmërimet e prokurorit më të famshëm italian, Nicola Grateri, për lidhjet e mafies shqiptare me politikën në Shqipëri; se në përgjimet e ekipit të tij ndaj eksponentëve të ‘Ndragetës’ këta dëgjohen të thonë: Shqipëria është sot si Calabria në vitet ’60, prandaj duhet të shkojmë atje për të investuar.

10 Shkurt 2024, 08:43 Nga Fatos Lubonja
Shqipëria, pasqyrë e krizës së kredibilitetit të
Fatos Lubonja

SHQIPËRIA- Partia Demokratike italiane reagoi fort ndaj marrëveshjes Meloni-Rama për sjelljen në Shqipëri të emigrantëve që kapen në ujërat e Mesdheut; dhe jo vetëm ndaj Melonit, por edhe ndaj Partisë Socialiste shqiptare. Shkoi deri atje sa deklaroi se do të propozonte përjashtimin e saj nga familja socialiste evropiane, pasi Edi Rama dhe të tijtë nuk përfaqësojnë vlerat e së majtës evropiane. Por a u revoltua kaq shumë e majta italiane pasi konstatoi, e befasuar, se çfarë “vlerash” mbron në të vërtetë Partia Socialiste shqiptare apo reagoi në funksion të luftës së brendshme për pushtet? Ngrihet kjo pyetje pasi Edi Rama dhe partia e tij kanë dhjetë vjet në pushtet e duket e pamundur që simotra e një vendi partner kaq afër Shqipërisë të mos jetë në dijeni se çfarë ndodh në Shqipërinë e udhëhequr nga socialistët shqiptarë. Si ka mundësi që e majta italianë, përfshirë edhe gazetarët afër saj, të mos e dinë se gjatë dhjetë vjetëve të Ramës në pushtet, që përkojnë me shumicën e kohës kur ka qenë në pushtet edhe PD italiane, nga Shqipëria 2.8 milionë banorëshe kanë ikur minimumi 700 000 banorë?

DISA PYETJE TË TJERA

Si ka mundësi që askush në Itali të mos kenë dëgjuar paralajmërimet e prokurorit më të famshëm italian, Nicola Grateri, për lidhjet e mafies shqiptare me politikën në Shqipëri; se në përgjimet e ekipit të tij ndaj eksponentëve të ‘Ndragetës’ këta dëgjohen të thonë: Shqipëria është sot si Calabria në vitet ’60, prandaj duhet të shkojmë atje për të investuar.

Si ka mundësi që gazeta të rëndësishme italiane, që kritikojnë sot Ramën për marrëveshjen me Melonin, deri dje kanë reklamuar transformimet modernizuese të kryeqytetit shqiptar pa kthyer asnjëherë kokën për të parë se, në bashkëpunim me studio të shquara italiane, ky ka shkatërruar qendrën historike për të ngritur grataçiela në të cilat mafia shqiptare dhe ‘Ndrageta’ riciklojnë paratë e pista në dritë të diellit?


Si ka mundësi që italianët (në këtë rast veçanërisht e majta) nuk paskan lexuar apo dëgjuar se Rama ngulmonte te kryeministri i tyre i majtë Mateo Renzi, me të cilin mbante marrëdhënie po kaq të ngrohta sa ç’ka sot me të djathtën Meloni, që t’i shtynte biznesmenët italianë të investonin në Shqipëri, ku “nuk ka sindikata që t’u çajnë trapin”?

Dhe, më në përgjithësi, duket e pamundur që politikanët dhe gazetarët italianë të mos dinë ende se në Shqipëri, ashtu si edhe në Serbi e gjetkë, nuk ka kuptim të flitet për parti të majta dhe të djathta, por për parti-shtete që sa më shumë rrinë në pushtet, aq më shumë fitojnë vota në sajë të kapjes së të gjitha pushteteve, përfshirë edhe atë të krimit të organizuar?

A janë të gjithë “naivë”?

Duke ndjekur reagimet e Athinës pas arrestimit dy ditë para zgjedhjeve lokale të kandidatit të minoritetit grek Beleri, nuk mund të mos sjellësh nëpër mend pyetje të ngjashme për politikanët dhe gazetarët grekë: Si ka mundësi që vetëm pas aktit brutal ndaj kandidatit të minoritetit grek, Greqia po zbulon se në Shqipëri ka një regjim autoritar, që bashkëpunon me krimin e organizuar për të grabitur qytetarët shqiptarë dhe ku shkelen hapur, me arrogancë, të drejtat e njeriut? Këtyre pyetjeve tenton t’u përgjigjet indirekt gazeta greke “Kathimerini” në një shkrim të 15 dhjetorit 2023.

Them indirekt pasi shkrimi nuk i prek marrëdhëniet e ngrohta që kanë pasur kryeministrat grekë me Ramën përpara kësaj ngjarjeje, por merret me deklaratën e Berlinit ndaj vetos së Athinës kundër hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE për shkak të rastit Beleri. Sipas saj Uashingtoni, Londra dhe Berlini nuk po e kuptojnë dot se drejtësia e re shqiptare, që ata e promovojnë si “shembulli më i suksesshëm i reformës në Ballkanin Perëndimor”, po “bëhet një instrument politik” në duart e Ramës. Sipas “Kathimerinit”, kjo ndodh sepse, për shkak të “naivitetit” të tyre, ata kanë investuar miliona euro e dollarë në këtë reformë. Gazeta nuk thotë, megjithatë, se edhe Greqia ka qenë deri dje në këto pozita naiviteti. Në fakt argumenti se perëndimorët, të udhëhequr nga SHBA, kanë qëllime të mira, por nuk e kuptojnë dot realitetin e këtyre vendeve, qarkullon edhe brenda këtyre vendeve. Në Shqipëri opozita, edhe kur denoncon përdorimin e reformës nga Rama, apo operacionet e tij propagandistike, lobimet, por edhe korruptimet në Itali, Greqi, UK, SHBA e gjetkë, tregohet gjithnjë e kujdesshme t’i trajtojë këta partnerë si të keqinformuar apo naivë, por kurrsesi si bashkëpunëtorë me të keqen.

DYFYTYRËSIA PRAPA VITRINËS SË “VLERAVE”

Në fakt, histori investimesh perëndimore që kanë dështuar apo kanë rënë në duar të gabuara ka shumë – Afganistani është një nga të fundit – por është naivitet të besosh se këto bëhen nga naiviteti. Aq më tepër po të kesh parasysh se në rastin shqiptar, për dështimin e Reformës në Drejtësi është folur në qarqet evropiane që para disa vjetësh, kur emisarët e BE-së këshilluan si Kosovën edhe Maqedoninë të mos aplikonin reformën që u bë në Shqipëri, pasi ajo ka hapur më shumë se ç’ka zgjidhur probleme.

Pa e mohuar se në këto histori luan rol edhe naiviteti, manipulimi, madje edhe korrupsioni – ku spikat korruptimi nga Rama i zyrtarit të lartë të FBI-së Mac Gonical në funksion të hapjes së një procesi në SHBA kundër liderit të opozitës – mendoj se gjithsesi të vërtetës i afrohemi shumë më tepër nëse reshtim së trajtuari marrëdhëniet e Perëndimit me vende si Shqipëria nëpërmjet një qasjeje orientaliste që na bën të shohim perëndimorë të mirë, racionalë e të drejtë që rreken të emancipojë të liqtë, iracionalët, të padrejtët hajdutë lindorë. Këta 30 vjet kanë treguar qartë edhe në vendet e ish-Lindjes, që kanë besuar më fort se të tjerët në angazhimin e sinqertë të Perëndimit në ndërtimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës në këta vende, se prapa fasadës së këtij angazhimi kanë qëndruar interesa të forta ekonomike dhe gjeopolitike, të deklaruara dhe të padeklaruara, që u kanë imponuar politikave perëndimore aplikimin e gjuhës së dyfishtë dhe standardeve të dyfishta.

“MODELI” I DEVIJIMIT TË REFUGJATËVE

Një shembull i freskët i këtyre politikave është “modeli inovativ” i devijimit në kampe shqiptare të emigrantëve që synojnë vendet e BE. Në Itali, ky model në një anë reklamohet nga Meloni si një rrugë për ta sjellë Shqipërinë më afër familjes evropiane, dhe më anë tjetër, shpjegohet nga njerëzit e saj nëpër media si një strategji deterrence, d.m.th. trembjeje të emigrantëve me Shqipërinë. Vlefshmërinë e këtij modeli e përforcoi edhe simotra e PD italiane, Partia Socialdemokrate gjermane me kancelarin Scholtz, që nxitoi të deklarojë se gjermanët e shohin me shumë interes modelin Rama-Meloni. Janë po ata gjermanë për të cilët “Katherimini” thotë se, pas luftës në Ukrainë, janë transferuar fuqishëm në kampin e atyre që dëshirojnë një integrim të shpejtë dhe të menjëhershëm të Shqipërisë në BE, ndërkohë që deri dje kërkonin të shtonin kushte të tjera, sepse Shqipëria ishte larg standardeve.

Ironia është se sipas gazetës greke, deri dje – d.m.th para rastit Beleri, – ishte Greqia që përpiqej t’u shpjegonte nëpërmjet dy ministrave të vet të Jashtëm gjermanëve, francezëve dhe holandezëve se pse “është thelbësore të avancojë procesi i anëtarësimit në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”. Si për të mbushur kupën e përdorimit të gjuhës dhe standardeve të dyfishta nuk vonoi edhe reagimi perëndimor ndaj manipulimit të zgjedhjeve në Serbi nga autokrati Aleksandër Vuçiç, deri dje i përkëdheluri i tyre. Është e qartë se heshtja e Perëndimit ndaj ankimeve të opozitës serbe, që ka lënë prej vitesh parlamentin në shenjë proteste dhe që sot po e akuzon Perëndimin për mbështetje të autoritarizmit në Serbi, nuk u thye për shkak se atje nuk ka zgjedhje të lira, por për të shantazhuar Vuçiçin që nuk po distancohet nga Rusia.

PERËNDIMORËVE DUHET T’U VIJË TURP

Ndaj idesë së të majtës italiane për përjashtimin nga familja socialiste, Rama reagoi duke thënë se nëse në Itali marrëveshjen e kundërshton e majta, në Shqipëri e kundërshton e djathta, çka tregon se ndoshta ajo është thjesht e drejtë. Pas deklaratës së social-demokratit Scholtz, ai s’pati më nevojë ta diskutojë këtë temë, por nxitoi të shkojë në Gjermani të marrë pjesë në mbledhjen e grupit parlamentar të partisë së djathtë bavareze CSU, ku kryeministri i landit, kryetari i kësaj partie, inkurajoi aplikimin e modelit shqiptaro-italian për refugjatët. Në fakt, ndryshe nga ç’thotë Edi Rama, kjo marrëveshje do të duhej të konsiderohej e padrejtë sipas vlerave të së majtës dhe të së djathtës evropiane, pasi është në shkelje të të drejtave të njeriut.

Jo vetëm, por si të majtëve dhe të djathtëve evropianë do të duhej t’u vinte turp që një çështje si ajo e emigrantëve ta zgjidhin në një vend të varfër si Shqipëria apo ta përdorin Shqipërinë në funksion deterrence. Por duket qartazi se ata do të vazhdojnë të përdorin gjuhën e dyfishtë dhe standardet e dyfishta duke propaganduar progresin e vendeve si Shqipëria në arritjet e standardeve demokratike dhe duke mbështetur, në të njëjtën kohë, autokratët e tyre si rrugën më të lehtë për të zgjidhur problemet e veta. Dikush mund të thotë se kjo histori nuk është e re; se karta e të drejtave e njeriut është përdorur gjithmonë nga Perëndimi si karta Xholi në lojërat e tij gjeopolitike. Ndoshta, por jo në këto nivele. Që nga fillimi i epokës së pas Luftës së Dytë Botërore, Perëndimi nuk ka njohur kurrë një krizë të tillë kredibiliteti dhe legjitimiteti.

Artikull botuar në gazetën greke “Dromos”, 3 shkurt 2024

shqiperia

Sondazh

Poll
Editorial 8 Janar 2024, 10:48 Ditmir Bushati

Bindja që më përforcoi 2023

Ditmir Bushati Përfitimi më i madh i një edukimi të mirë është aftësia për të menduar me kokën t&eu...

Editorial 28 Dhjetor 2023, 10:16 Meri Lika

Drejtësia e padrejtë

Meri Lika Të them të drejtën, mua, që në fillimet e krijimit të saj e deri më sot, asnjëherë nuk më ka bi...

Editorial 19 Dhjetor 2023, 13:00 Ditmir Bushati

Një shtytje për zgjerimin

ditmir bushati Dhjetë vjet pasi shpërthyen protestat pro BE-së në sheshin Maidan të Kievit, për shkak se presidenti i atë...

Editorial 17 Dhjetor 2023, 18:28 Andrew Gimson

“Vdekja” e një Kryeministri

Boris Johnson Mëngjesin e së martës 7 prill 2020, u ngarkova nga Daily Mail të shkruaja nekrologjinë e Boris Johnsonit. Në or...

Editorial 6 Dhjetor 2023, 08:42 Meri Lika

Titaniku

Aty rreth fillimit të majit të vitit 1942, në një port të Detit Balltik të pushtuar nga gjermanët dhe nën urdhrat e ve...

Rama: Është status dinjiteti dhe qytetarie europiane që ky popull nuk e ka patur kurrë

Rama: Është status dinjiteti dhe qytetarie europiane që ky popull nuk e ka patur kurrë

Rama në Shkodër: Më vinte t’ju ulesha në gjunjë për t’ju kërkuar besimin

Rama: Sot kur erdha nuk u ndjeva sikur po hyja në Kandahar...

Rama në Shkodër: Gjysma e burrave, të rinjtë dhe shumica e grave mbështesin PS-në

Rama takim me gratë dhe vajzat në Shkodër: Përpiqen tani të më fusin në sherr me të gjithë burrat!

Pamjet e sherrit mes Xhelal MziuT, nipit të tij dhe punonjësit të bashkisë Bulqizë

Berisha: Aty zbulova se e-Albania ishte kthyer në një kurth të tmerrshëm

Rama-bizneset 3

Incidenti në Dibër, Berisha: Ishte provokacion i ulët i Klosit dhe militantëve socialist ndaj Mziut

Rama në Shkodër: Para pak ditësh, arkivi i Marubit u vulos si pasuri botërore

"Deri në 2029 biznesi i vogël ka zero taksë", Rama: Tavani nuk do të ndryshohet

Rama-bizneset 2

Rama për bizneset

Oratoria e kandidates socialiste në Belsh

"Pensionet janë qesharake"/ Berisha nga Saranda: Shqiptarët janë vjedhur si askush tjetër në Europë

Zhupa në Sarandë: Kemi një program nga më të mirët, Rama do ta marrë përgjigjen e merituar në 11 maj

Rama nga Gramshi: Dikur ai ishte i çarmatosur, sot po vendos drejtësi me “shpatën” që i dhamë ne!

Rama nga Gramshi: Duhet të bëjmë përpjekje që sa më shumë njerëz të na bashkohen

Integrimi në BE/ Rama në Belsh: Po zbatojmë profecinë e Skëndërbeut dhe amanetin e rilindasve

Rama e mbyll me batuta me të riun në Belsh: Do Zoti të është futur ndonjë gjë në kokë se pashë...

Rama nga Belshi: 11 maji historike për BE! Nëse nuk kapet 2027 për negociatat

"Unë e shijoj një vajzë se ma ka sjellë gruaja!" Këngëtarja-Ramës: Më vjen keq që nuk keni vajzë

Rama batuta me të rinjtë në Belsh: S’e kishte mendjen se po dëgjonte çfarë po i thoshte zoçka!

Rama takim me të rinjtë në Belsh: Vetëm një tifoz i një partie s’mund t’i shikojë…

Berisha: Edi Rama ngjason me atë hajdutin që vjen dhe të bën për të qeshur

Berisha: 4-vjeçari që vjen në mënyrë absolute do e çojë pronën tek i zoti

Rama takim me bizneset: Me rrëzimin e taksës së sheshtë, kemi kursyer 140 milionë euro çdo vit!

Rama në Elbasan: Fiskalizimit do t’i mbivendoset Inteligjenca Artificiale

Ministrja Ibrahimaj tregon tre pikat ku bazohet paketa "Paqja Fiskale"

Rama i drejtohet Llatjas: Mos i bëj presion me sy, duhet ta kishe bërë atë

"Altin Dumani nuk thërriste dot njeri se nuk e kishte shpatën", Rama: Drejtësinë e armatosëm ne

Rama: Nuk kam ofenduar asnjë burrë dibran, përkundrazi do i shikoni në zgjedhje

"Beteja politike është dyluftim me mjete paqësore",Rama:Politika bëhet me fjalë dhe me gjuhën shpatë

Rama: Fushata jonë e ka një çështje thelbësore, anëtarësimin në BE

"Nuk pyetën këta për fëmijët kur më nxorën mua lakuriq",Rama:Ilir Vrenozi,lideri i vërtetë i kënetës

Rama: Këta që thonë se fushata e PS është tallava janë përbuzës të kulturës shqiptare

"Flitet për gjuhën time", Rama: Ka vetëm një gjë që thashë gabim dhe kam kërkuar ndjesë!

Ezani i ndërpret fjalën/ Rama ndalon: Ta respektojmë!

"Vetëm me gratë po e mund Rama kënetën"/ Kryeministri nga Berati: Kaq sa jeni ju këtu

Rama nga Poliçani:Thonë "e ka gjysmën e qeverisë në qeli"! Ju kujtohet kur ju thoja ma jepni timonin

Rama: Do të krijohet një unazë që do të sjell më tepër investime dhe turizëm

Rama ironizon partitë e reja: Këta më kujtojnë Suden, Xhaferrin dhe Vehbiun!

"Ilir Vrenozi lideri i vërtet i PD-së"/ Rama: E ekzaltoi gjithë sallën kur përmendi erotizmin tim

Rama nga Skrapari: Dera e BE-së nuk hapet kollaj

"Altin Dumani nuk erdhi dje nga materniteti!" Rama në Skrapar: Ju këtu jeni specialistë për politikë

Rama nga Skrapari: Reformën në drejtësi e donim dhe e sollëm ne...

"Të thajmë kënetën që është bërë një pengesë!" Rama në Skrapar:Më 11 maj të shtyjmë Shqipërinë në BE

Rama në Skrapar: Shiu, oguri i bereqetit për mandatin e katërt

Berisha: Siguria në shkolla prioritet, orari në shkolla do të jetë 8 orë, që fëmijët të ushqehen

Berisha: Ne do e ndryshojmë atë dhe reformën territoriale