LIVE UPDATES
Ekonomi

BSH: Rritja e pagave po mbështet fuqinë blerëse, por krijon rreziqe për inflacion më të lartë

Në raportin e politikës monetare për tremujorin e katërt të vitit, Banka e Shqipërisë evidenton ecurinë pozitive të treguesve të tregut të punës.

14 Nëntor 2025, 07:19 Nga E.d
BSH: Rritja e pagave po mbështet fuqinë blerëse, por krijon
Foto Ilustruese

Papunësia e ulët dhe rritja e vazhdueshme e pagave ngelet një burim rreziku për rritje të çmimeve në të ardhmen. Në raportin e politikës monetare për tremujorin e katërt të vitit, Banka e Shqipërisë evidenton ecurinë pozitive të treguesve të tregut të punës. Të dhënat e tremujorit të dytë tregojnë rritjen me 3.4% të punësimit në sektorin privat

jobujqësor, uljen e shkallës së papunësisë në 8.5% dhe rritjen e pagës në sektorin privat me 9.5%. Sipas Bankës së Shqipërisë, këto zhvillime kanë mbështetur fuqinë blerëse të familjeve, por ato kanë rritur njëkohësisht kostot e prodhimit, duke vijuar të jenë një burim rreziku për rritjen e presioneve inflacioniste në të ardhmen. Inflacioni shënoi një rritje të lehtë në tremujorin e tretë, duke arritur një nivel mesatar prej 2.4%, nga 2.3% dhe 2%, në dy tremujorët paraardhës. Sipas analizave të Bankës së Shqipërisë, kjo rritje pasqyroi kryesisht rritjen e çmimit të qirave dhe rënien më të zbutur të çmimit të naftës, ndërsa çmimet e ushqimeve shënuan rënie.

Në veçanti, Banka e Shqipërisë thekson se presionet e brendshme inflacioniste janë forcuar, në pasqyrim të zgjerimit të aktivitetit ekonomik, kushteve të shtrënguara në tregun e punës, si dhe rritjes së çmimit të qirave. Këto të fundit ishin faktori kryesor që solli rritjen në 2.9% të inflacionit bazë në tremujorin e tretë. Në të kundërt, presionet inflacioniste nga jashtë mbeten të dobëta, të kushtëzuara nga çmimet e ulëta të lëndëve bazë në tregjet ndërkombëtare dhe nga mbiçmimi i kursit të këmbimit të Lekut.

Ekonomia shqiptare u rrit mesatarisht me 3.6% gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti. Banka e Shqipërisë vlerëson se rritja e konsumit dhe investimeve u mbështet nga gjendja e mirë financiare e sektorit privat, rritja e kredisë dhe nivelet e larta të besimit të konsumatorëve

dhe bizneseve. Në të njëjtën kohë, turizmi ka vijuar të rritet, ndonëse me ritme të moderuara, i nxitur nga rritja e kërkesës së huaj. Ky profil i rritjes ekonomike është pasqyruar në zgjerimin e aktivitetit në sektorët e shërbimeve dhe të ndërtimit, ndërkohë që sektori bujqësor dhe ai industrial kanë vijuar të shfaqin rënie të vëllimit të aktivitetit. Në vlerësimin e Bankës së Shqipërisë, ekonomia shqiptare pritet të rritet pranë potencialit në afatin e mesëm, ndërsa inflacioni pritet të rritet drejt objektivit 3%, brenda gjysmës së parë të vitit 2026. Kthimi i inflacionit në objektiv do të mbështetet nga rritja e inflacionit të

importuar dhe nga qëndrueshmëria e presioneve të brendshme inflacioniste. Sipas Bankës së Shqipërisë, rritja ekonomike do të mbështetet nga kërkesa e sektorit privat për konsum dhe investime, si dhe nga kërkesa e huaj, veçanërisht në sektorin e turizmit. Kontributi direkt i këtij sektori pritet të moderohet gradualisht në horizontin afatmesëm, por forcimi i lidhjes me sektorët e tjerët të ekonomisë do të ndihmonte në zgjerimin e ndikimit të tij në aktivitetin e brendshëm ekonomik.

Nga ana tjetër, kërkesa e sektorit privat do të mbështetet nga gjendja e qëndrueshme financiare e familjeve dhe bizneseve, klima pozitive e besimit dhe kushtet e favorshme të financimit. Megjithatë, ritmi i rritjes së ekonomisë parashikohet të jetë disi më i ngadaltë në krahasim me tre vitet e shkuara, në kushtet e ngadalësimit të pritur të aktivitetit ekonomik në Eurozonë dhe të afrimit të ekonomisë shqiptare me kapacitetet e saj prodhuese./Monitor.al

inflacion fuqinë blerëse paga

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës