LIVE UPDATES
Ekonomi

Fatkeqësia është lajm...po mungesa e sigurimeve???

Së fundmi, një kompleks i madh banimi u përfshi nga zjarri, që shkaktoi dëmtimin e dhjetëra banesave. Kur ndodhin ngjarje të tilla dhe të duhet të shkruash në raport me sigurimin e pronave, ndjesia e parë që të vë në vështirësi është se po thua gjëra që i publiku i ka lexuar shpesh edhe më parë.

25 Prill 2026, 07:43 Nga DOSJA

Fatkeqësia është lajm...po mungesa e sigurimeve???

TIRANË- Shqiptarët ngelen në shumicën e tyre të pambrojtur nga dëmet që mund të shkaktojnë zjarret dhe fatkeqësitë e tjera në pronë. Më pak se 6 në 100 banesa rezultojnë të siguruara ndaj zjarrit dhe fatkeqësive natyrore, ndërsa primi i shkruar bruto është rreth 10 euro për frymë në vit.

Së fundmi, një kompleks i madh banimi u përfshi nga zjarri, që shkaktoi dëmtimin e dhjetëra banesave. Kur ndodhin ngjarje të tilla dhe të duhet të shkruash në raport me sigurimin e pronave, ndjesia e parë që të vë në vështirësi është se po thua gjëra që i publiku i ka lexuar shpesh edhe më parë.

Shqipëria ende ka një mbulim shumë të ulët të sigurimit të pronave nga zjarri dhe fatkeqësitë natyrore; edhe më e ulët vlerësohet kultura e sigurimit të pronës në mënyrë të mirëfilltë vullnetare.

Statistikat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se për vitin 2025, vlera e primeve të shkruara bruto në sigurimin nga zjarri dhe forcat e natyrës ishte 2.43 miliardë lekë, ose rreth 25.1 milionë euro. Kjo përkthehet në prim vjetor sigurimi prej afërsisht 10 eurosh për frymë.

Gjithmonë sipas shifrave zyrtare të AMF-së, për vitin e kaluar në Shqipëri u nënshkruan rreth 63 mijë kontrata të sigurimit të pronës. Të dhënat e Censit të fundit, të vitit 2023, treguan se vendi ynë ka afërsisht 1.1 milionë banesa, nga të cilat 726 mijë janë të banuara.

Bazuar në numrin vjetor të policave të sigurimit, mund të vlerësohet se në Shqipëri janë të siguruara më pak se  6% e numrit të përgjithshëm të banesave ose më pak se 9% e numrit të njësive të banuara.

Ky është sidoqoftë një vlerësim indikativ, sepse jo të gjitha kontratat e sigurimit të pronës nga fatkeqësitë u takojnë individëve apo familjeve.

Më shumë se 90% e primeve të sigurimit nga katastrofat natyrore janë të përqendruara në Qarkun e Tiranës, ndërsa pjesa tjetër e vendit është në masën dërrmuese e pambuluar ndaj këtyre rreziqeve.

Për vitin 2025, siguruesit paguan rreth 576 milionë lekë ose rreth 6 milionë euro dëme të lidhura me sigurimin e pronave.

Megjithëse ligjërisht, sigurimi i pronës nga fatkeqësitë natyrore është vullnetar, në praktikë, pjesa më e madhe e kontratave të sigurimit për këtë produkt janë të lidhura me pronat e lëna si kolateral për kreditë bankare.

Në rastet kur kredia është e siguruar me kolateral, sigurimi i tij është kusht i vendosur nga banka për huamarrësin, ndaj edhe në këtë rast bëhet fjalë për një produkt faktikisht të detyrueshëm.

Në rast se nuk do të ekzistonte një kërkesë e tillë nga bankat, tregu i sigurimit të pronës do të kishte përmasa të papërfillshme.

Rritja e kredisë për pasuri të paluajtshme në vitet e fundit natyrisht që i ka dhënë shtysë edhe tregut të sigurimit të pronës, duke rritur numrin e pronave të siguruara, por edhe primet.

Kjo karakteristikë e tregu shtron edhe një problem tjetër. Në shumicën e rasteve, sigurimi i pronës nuk bëhet për vlerën e saj të plotë, por vetëm për vlerën e detyrimit që klienti ka ndaj bankës.

Në rast ngjarjesh ekstreme, ku prona mund të dëmtohet mund të shkatërrohet plotësisht për të gjithë vlerën e saj, një praktikë e tillë bën që pronari të mos dëmshpërblehet për vlerën e saj të plotë, por vetëm të lehtësohet nga barra e kredisë.

Siguruesit: Shteti nuk kultivon zhvillimin e një kulture sigurimi

Siguruesit theksojnë shpesh se një nga arsyet e vështirësisë për të krijuar një kulturë sigurimi vullnetar në Shqipëri është një lloj qëndrimi paternalist i shtetit, në rastet e fatkeqësive dhe dëmeve. Shpesh, qeveritë  marrin përsipër të dëmshpërblejnë subjektet e dëmtuara nga fatkeqësitë, siç ndodhi pas tërmetit të vitit 2019.

Një zgjedhje e tillë jo vetëm që e kalon faturën e fatkeqësive te taksapaguesit, por forcon te qytetarët mendësinë, të ngulitur edhe nga e shkuara komuniste, që, në rast se u dëmtohet prona, duhet t’i dëmshpërblejë shteti.

Një retorikë e ngjashme u përdor edhe në rastin e zjarrit të javës së kaluar. Pa u kryer ende ekspertiza dhe pa u evidentuar shkaqet dhe përgjegjësisë, kryeministri nxitoi të shfajësonte subjektin ndërtues, por duke shpallur njëkohësisht se ky subjekt do të riparonte dëmin në formën e një gjesti solidariteti ndaj banorëve.

Siguruesit mendojnë se një mjedis ku shteti vepron si sigurues (apo qoftë edhe si “garant” i solidaritetit të ndërtuesit) nuk u jep qytetarëve shtysën për të marrë vetë përgjegjësinë për ta siguruar pronën e tyre te kompanitë e sigurimeve.

Siguruesit shpjegojnë se njësitë e siguruara në objektin që u dogj javën e kaluar do të dëmshpërblehen nga kompanitë e sigurimeve, pavarësisht nga shkaqet që shkaktuan zjarrin dhe përgjegjësi të mundshme nga palë të treta.

Ata shpjegojnë se, në rast se provohen përgjegjësi të personave apo subjekteve në një rast zjarri, kompania ka të drejtë, në një moment të dytë, të ngrejë një padi regresi për të kërkuar kthimin e vlerës së zhdëmtimit.

Por, sipas tyre, kjo është një çështje që nuk prek të drejtat e pronarëve të banesave apo njësive të tjera, që do të dëmshpërblehen nga siguruesi.

Drejt sigurimit të detyrueshëm, që nuk jep zgjidhje të plotë

Edhe duke konsideruar shkallën shumë të ulët të mbulimit me sigurime të pronës nga katastrofat, qeveria shqiptare ka vendosur ta adresojë, të paktën pjesërisht, këtë problem, duke hartuar një ligj për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga katastrofat.

Historia e këtij ligji është një odise disavjeçare, që ende nuk është finalizuar me miratimin e tij. Qeveria ka propozuar disa variante, ku drafti i fundit zyrtar u dërgua te disa palë interesi në fillim të këtij viti.

Në këtë version të fundit, përfshihet edhe sigurimi nga përmbytjet, përveçse nga tërmetet. Megjithatë, skema e detyrueshme nuk parashikohet të përfshijë sigurimin nga zjarret.

Projektligji i delegon tek aktet nënligjore shumicën e elementëve bazë të skemës, si për shembull kufiri maksimal i mbulimit, primi që do të paguhet, kategorizimet përkatëse mbështetur në modelet e rrezikut, mënyrën dhe shkallën e përfshirjes së agjentëve dhe shoqërive private të sigurimit në rrjetin e shitjeve.

Në këtë kuptim, pothuajse të gjithë elementet që do të përcaktojnë funksionimin thelbësor të skemës do të detajohen në vazhdim me akte nënligjore.

Një nga problemet e skemës së detyrueshme është pikërisht rreziku i fragmentimit të sigurimit.

Së pari, skema e detyrueshme do të garantojë sigurim për një shumë relativisht të vogël, që nuk është saktësuar në projektligj, por që, sipas vlerësimeve të ekspertëve, mund të arrijë maksimalisht deri në 30 mijë euro.

Duke pasur parasysh rritjen e fortë të vlerës së pronave në vitet e fundit, sidomos në qendrat e rëndësishme urbane dhe në zonat bregdetare, një limit i tillë sigurisht që nuk i jep mbrojtje domethënëse në zonat ku ndodhet edhe përqendrimi më i lartë i popullsisë.

Së dyti, duke qenë se kontrata e sigurimit të detyrueshëm nuk do të ofrojë të njëjtat mbulime rreziqesh si produkti standard vullnetar, do ta bëjë mbrojtjen edhe më margjinale. Në rast se prona dëmtohet nga zjarri, qytetari që paguan sigurimin e detyrueshëm do të jetë po aq i pambrojtur sa ç’është edhe sot./Monitor.al

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet