Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Nga 4 miliardë lekë që ishte shuma e shpallur për financim nga Ministria e Financave, vlera totale e kërkesave arriti në 4.78 miliardë lekë.

Yield-et e bonove 10-vjeçare iu kthyen rritjes në ankandin e muajit prill. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, yield-i uniform i këtyre instrumenteve u rrit në 4.95%, nga 4.72% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm.
Nga 4 miliardë lekë që ishte shuma e shpallur për financim nga Ministria e Financave, vlera totale e kërkesave arriti në 4.78 miliardë lekë. Ministria e Financave vendosi ta rrisë shumën e emetimit në 4.6 miliardë lekë.
Pjesërisht, rritja e yield-it të emetimit mund të shpjegohet edhe me këtë lëvizje. Rregullorja e ankandeve të obligacioneve parashikon që yield-i emetimit të jetë uniform me yield-in e kërkesës më të lartë të pranuar.
Për momentin, tregu financiar vendas duket i qetë, pavarësisht sinjaleve për një rritje të pritshme të inflacionit. Edhe në ankandin e bonove 12-mujore, të zhvilluar këtë javë, yield-i mesatar i ponderuar pësoi përsëri rënie, duke zbritur edhe njëherë poshtë normës bazë të interesit.
Një tendencë të ngjashme shfaqën, më herët këtë muaj, edhe obligacionet 15-vjeçare.
Yield-i uniform i pranuar u rrit lehtë në 5.75%, nga 5.67% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm, të muajit shkurt.
Fakti që as yield-et e instrumenteve afatgjata nuk po shënojnë lëvizje shumë të rëndësishme është një tregues se tregu, për momentin, nuk duket veçanërisht i shqetësuar për një rritje të shpejtë dhe të fortë të normave.
Nga ana tjetër, gjendja përgjithësisht likuide e tregut dhe ulja e rreziqeve të perceptuara rreth borxhit publik sovran vazhdojnë të favorizojnë paralelisht normat relativisht të leverdishme të huamarrjes qeveritare.
Tremujori i parë i vitit konfirmoi tendencat në rënie të yield-eve. Kjo përcakton jo vetëm koston e borxhit të qeverisë, por është një referencë edhe për kosto e huamarrjes së sektorit privat. Normat e ulëta të interesit po mbështesin kreditimin me ritme të kënaqshme të ekonomisë, sidomos në segmentin e familjeve.
Tensionet gjeopolitike dhe rritja e çmimit të naftës kanë shtuar rreziqet e një skenari me inflacion më të lartë gjatë këtij viti.
Në komunikimet e fundit, Banka e Shqipërisë evidenton qartë rrezikun se, në varësi të kohëzgjatjes dhe intensitetit të zhvillimeve, kjo goditje rrezikon të pasqyrohet në rritje të inflacionit dhe frenim të rritjes ekonomike në vend, në përmasa potencialisht të ngjashme me zhvillimet që pasuan fillimin e konfliktit në Ukrainë gjatë vitit 2022. Por, deri tani, tregu i brendshëm financiar nuk po e reflekton një shqetësim të tillë./Monitor.al
TIRANË- Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka nisur javën me një rënie të mëtejshme dhe ka shënuar një rekord t&eum...
Fitimi neto që të gjitha bizneset realizuan në vendin tonë erdhi në ulje në vitin 2024. Ndonëse në raporte modeste me ...
Kthimi nga investimi i rezervës valutore shënoi rritje të lehtë vitin e kaluar. Sipas informacionit nga Banka e Shqipërisë, kthi...
Foto Ilustruese TIRANË- Për një krahasim lidhur me efektet që një krizë gjeopolitike mund të sjellë mbi inflacionin...
Një valë e re inflacioni po bëhet gjithnjë e më e mundshme. Inflacioni do të sillte një cikël të ri në rritj...
Rritja potenciale e ekonomisë shqiptare sot mbështetet më shumë te kapitali dhe më pak te puna. Analizat e Bankës së Shqip&...
Skema e re e shpërndarjes se bonusit të pensionistëve po aplikohet që nga muaji janar i këtij viti. Burimet nga Ministria e Ekonomis&...
Banka Botërore ka rishikuar lehtë në ulje pritshmërinë për rritjen ekonomike të Shqipërisë, duke e çuar at...
Bursat ndërkombëtare u rritën ndjeshëm, ndërsa çmimet e naftës ranë me ritme të forta, pas njoftimit për n...
Pas sektorit të shërbimeve (bareve, restoranteve dhe hotelerisë) dhe ndërtimit, brenda pak muajve, Tatimet kanë publikuar pagat refer...