Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Guvernatori, Gent Sejko, tha se vendimi për të mbajtur përsëri të pandryshuar normën bazë tenton të balancojë natyrën shtrënguese të politikës fiskale dhe forcimin e Lekut në kursin e këmbimit valutor.
TIRANË- Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi sot të mbajë përsëri të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 3%. Guvernatori, Gent Sejko, tha se vendimi për të mbajtur përsëri të pandryshuar normën bazë tenton të balancojë natyrën shtrënguese të politikës fiskale dhe forcimin e Lekut në kursin e këmbimit valutor.
“Këshilli Mbikëqyrës vëren se kjo vendimmarrje ndihmon në krijimin e kushteve të përshtatshme monetare për kthimin e inflacionit në objektiv gjatë vitit të ardhshëm. Gjithashtu, ajo është konsistente me kahun konsolidues, aktual e të pritur, të politikës fiskale si dhe me kahun forcues që ka ndjekur ecuria e kursit të këmbimit gjatë vitit 2023. Megjithatë, Këshilli Mbikëqyrës gjykon se presionet e larta inflacioniste nga ekonomia e brendshme mbeten një faktor rreziku për stabilitetin e çmimeve në vend. Në këtë kontekst, ai thekson se mbetet i gatshëm të vazhdojë procesin e normalizimit të qëndrimit të politikës monetare, nëse kjo masë do të konsiderohet e nevojshme për garantimin e stabilitetit të çmimeve,” tha Sejko.
Banka e Shqipërisë vëren se inflacioni vijoi të shënojë rënie në tremujorin e tretë të vitit, duke regjistruar vlerat respektive prej 4.2% dhe 4% në muajt korrik e gusht. Megjithatë, ritmi i rënies erdhi në ngadalësim gjatë tremujorit të tretë, ndërkohë që inflacioni i çmimeve të shërbimeve, të qirave dhe të mallrave të konsumit afatgjatë, u shfaq përgjithësisht i qëndrueshëm, duke ilustruar si kërkesën e lartë ashtu dhe rritjen e kostove të prodhimit në vend.
“Në aspektin makroekonomik, rënia e inflacionit u diktua nga rënia e inflacionit të importuar ndërkohë që presionet e brendshme inflacioniste – ndonëse në rënie – shfaqen më të qëndrueshme. Në një këndvështrim më të detajuar, rënia e inflacionit të importuar pasqyroi stabilizimin e çmimeve në tregjet ndërkombëtare dhe forcimin e kursit të këmbimit të lekut gjatë viteve të fundit. Në të kundërt, qëndrueshmëria e presioneve të brendshme inflacioniste diktohet nga rritja e shpejtë e pagave dhe e kostove të prodhimit. Në gjykimin tonë, stabilizimi në nivele të ulëta i inflacionit të importuar, një ecuri më e balancuar e kërkesës dhe ofertës për mallra e shërbime në vend, si dhe konvergjenca graduale e pritjeve për inflacionin në objektiv, do të diktojnë reduktimin e mëtejshëm të inflacionit në tremujorët në vijim,” tha Sejko.
Pas mbledhjes së ditës së sotme, Këshilli Mbikëqyrës konfirmoi projeksionet për një rritje mëtë ngadalësuar të ekonomisë gjatë vitit 2023 dhe për një kthim gradual të inflacionit në objektiv vitin e ardhshëm.
“Projeksionet e skenarit bazë sugjerojnë se ekonomia shqiptare do të vijojë të rritet gjatë periudhës në vijim, ndërsa inflacioni do të kthehet në objektiv rreth mesit të vitit 2024. Në periudhën afatshkurtër, një ritëm më i moderuar i rritjes ekonomike pritet të sjellë një ecuri më të balancuar të kërkesës dhe ofertës për mallra e shërbime, duke ndihmuar reduktimin e presioneve të brendshme inflacioniste dhe stabilizimin e çmimeve gjatë vitit të ardhshëm. Më tej, në periudhën afatmesme, ritmi i rritjes ekonomike pritet të vijë drejt normalizimit, në linjë me potencialet prodhuese të vendit. Ky skenar parashikimesh faktorizon pritjet tona për një ecuri të ngadaltë, por gjithsesi pozitive, të ekonomisë se Eurozonës, pritjet për reduktim gradual të inflacionit në ambientin e huaj, si dhe pritjet për një ecuri të qetë të ekonomisë dhe të tregut financiar shqiptar. Në të njëjtën kohë, përditësimi i analizës dhe parashikimeve sugjeron një profil më neutral të balancës së rrezikut,” thuhet në deklaratën e Këshillit Mbikëqyrës.
Marrë nga Monitor.al
euro Leku po vazhdon të fitojë terren në kursin e këmbimit me Euron edhe në ditët e para të muajit tetor. Sipas kursit z...
Agjentët imobiliarë të tregut të pasurive të paluajtshme e konsiderojnë të gabuar formulën që përdoret p&eum...
Ankesat e shumta të çmimeve që shpesh bëhen virale në rrjetet sociale nga ana e pushuesve të pakënaqur apo të habitu...
OLAF, zyra europiane kundër mashtrimit, pritet të vijojë hetimet për korrupsionin në shpërndarjen e fondeve në ndihmë ...
Në fillim të këtij muaji, hyri në fuqi marrëveshja mes 38 operatorëve telefonikë të vendeve të Ballkanit Perë...
Italianët janë kthyer në grupin e dytë të turistëve që vizituan më shumë Shqipërinë këtë vit ...
Ndërsa ekonomia nuk arriti të rimëkëmbej as në tremujorin e dytë, duke u rritur me vetëm 3.23%, aktivitetet e pasurive t&eu...
Teksa vendet e rajonit kanë bërë hapa para në luftën kundër informalitetit në tregun e punës, Shqipëria po që...
Importet e veshjeve dhe tekstileve në sasi ranë në të gjitha kategoritë gjatë 8-mujorit 2023 duke reflektuar kërkesën ...
Depozita TIRANË- Depozitat me afat në lekë po vazhdojnë edhe këtë vit rënien, për të dhjetin vit radhazi. Sipa...