E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
Nga Enton Abilekaj
TIRANË– Duke përcjellë një vit të vështirë, kanë mbetur ende shqiptarë që hedhin sytë me shpresë drejt 2022. Ata që nuk kanë vendosur ende të ikin, që besojnë se mund të ndryshojnë vendin e tyre në vend të vazhdimit të sagës së përjetshme shqiptare, emigrimit masiv. Është e vështirë të parashikohet një vit, ashtu si është e vështirë të shpresosh për një ngjarje të mirë në një vend që prodhon vetëm konflikt politik për të fshehur korrupsionin galopant të klasës politike. Viti 2021 u prit me shpresën se mund të rregullonte diçka, për shkak të zgjedhjeve që ishin përpara si një mundësi për të ndryshuar sadopak qeverisjen. Në 25 prill, u kuptua se zgjedhjet nuk janë më një opsion për ndryshim, ato nuk shërbejnë më, as për rotacionin, as për të dhënë një mesazh për vazhdimësinë. Vetëm shërbyen për të kuptuar se tashmë qeverisemi nga një grup që e di çfarë do votohet dhe bën gjithçka për ta shmangur vendimin, refuzon mesazhin, shton abuzimin për të kontrolluar ekonomikisht shoqërinë në çdo qelizë, nëpërmjet një bazë të dhënash personale, kur është regjistruar çdo votues i vendit.
Një përgjim masiv, më i plotë dhe më i detajuar se tele-ekranet e Big Brother-it në “1984” e Oruell, u publikua fillimisht në Lapsi.al, përfshiu gjithë mediat, shoqërinë dhe politikën, zbuloi se zgjedhjet kishin mbaruar ende pa filluar. Shërbeu për të kuptuar se Partia në pushtet, e kishte vënë tashmë Shtetin në funksion të interesit elektoral, për të deformuar vullnetin e njerëzve, për të zhvlerësuar pushtetin e votës, të vetmin që i ka mbetur qytetarit dhe për ta dhunuar pastaj më keq Shtetin, vendin, pasurinë publike, në shërbim të interesave ekonomike.
Një cikël i mbyllur, tipik i Sistemeve hibride të qeverisjes, ku zgjedhjet, opozita dhe ajo pjesë e lirë medias që mbetet, janë vetëm fasadë demokratike, shërbejnë vetëm për raportet e Brukselit dhe Washingtonit dhe për justifikimin e rrogës së ndërkombëtarëve që nuk duan ta prekin bërthamën e infektuar që helmon gjithë sistemin, por vijnë vërdallë për të dezinfektuar trupin e tij. Gjithçka nis nga e para, sa kohë që bërthama do të mbajë infeksionin. Kështu ndodhi kur votimi mbaroi i paraprirë nga skandali i “patronazhistëve”, nga ndryshimi i njëanshëm i Kushtetutës, prishja e marrëveshjes së 5 qershorit, hedhja e parave publike si shpërblim apo dëmshpërblim, mijëra punësime zgjedhore. Pasi uruan Edi Ramën për fitoren, SHBA, vendosën të shpallnin “non grata” Sali Berishën dhe filluan aksionin për largimin e tij. U quajt si ndihmë për Ramën, por koha kur u bë, rreth 1 muaj pas zgjedhjeve, pasi Rama e kishte garantuar mandatin e tretë duke përdorur edhe imazhin e Berishës si gogol dhe PD kishte hapur garën për rizgjedhjen e tretë të Bashës me miratimin e Berishës, për të vazhduar të njëjtin cikël që i interesonte Edi Ramës, “non grata” ishte e vetmja mënyrë për ta shkundur opozitën dhe gjithë politikën. Përtej efekteve të brendshme, luftës që shkaktoi 4 muajt e fundit të vitit dhe që pritet të vazhdojë, arsyet e vërteta mund të cojnë në një projekt më të gjerë, një projekt rajonal, ku përfshihet edhe Kosova, për të cilën Berisha është i ndjeshëm dhe i pabindur.
Ndërsa priten të tjera masa në janar nga presidenti Biden, fati që kanë rezervuar të mëdhenjtë për rajonin, Kosovën dhe Shqipërinë, duket i paqartë. Që nuk do të vazhdojë kështu, është e sigurtë. Një nga arsyet është iniciativa e Novi Sadit, që tani quhet Ballkan i Hapur. Me 5 marrëveshjet e nënshkruara më 21 dhjetor që do të hyjnë në fuqi në 1 janar, ekonomia e të tre vendeve do të ndryshojë shumë. Heqja e kontrolleve dhe radhave për prodhimet serbe veçanërisht, do të ndikojë tregtinë fillimisht, por bujqësinë dhe blegtorinë masivisht. Prodhimet bujqësore dhe blegtorale të Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut pritet të konkurojnë me shumë sukses produktet e pasubvencionuara, të pakontrolluara dhe pa infrastrukturë të fermerëve shqiptarë. Më të vegjlit do të falimentojnë të parët, ndërkohë që përpunuesit kanë filluar të preferojnë lëndën e parë serbe që tani.
Sektori që përbën 20 përqind të gjithë prodhimit të brendshëm, do të gjunjëzohet keq, fermerët do të falimentojnë, por për këtë ka menduar dyshja Rama- Vuçiç, duke nënshkruar marrëveshjen për lëvizjen e lirë, që do të krijojë mundëinë edhe për punësim dhe vendbanim në secilin vend pa patur nevojë për leje qëndrimi. Kështu, ata që falimentojnë këtu si pronarë, mund të shkojnë në Serbi ose në Maqedoninë e Veriut si punëtorë, të ndërtojnë një jetë të re, të popullojnë ato vende për të shpopulluar vendin e tyre. Vështirë të parashikohet plani i SHBA për Ballkanin, Kosovën apo Shqipërinë, me apo pa konsensusin e Europës. Ndërsa Plani i Edi Ramës dihet. Është firmosur në 21 dhjetor, falimentim të prodhimit vendas dhe shpopullim të shpejtë të fshatit. “Zoti qoftë me ne!”, të paktën sa të fillojmë të mendojmë për vete.
Dosja.al
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
Nga Bahador BahramiAUSTRALI – Shoqëria jonë drejtohet nga ndikimi shoqëror. Nga shitësi që dëshiron t’ju shesë një makinë, nga politikani që dëshiron votë...
Nga Andi BushatiKjo javë filloi me një seri ngjarjesh, nga ato të cilat një njeriu të zakonshëm nuk i ndodhin së toku gjatë një jete të tërë. Të hënën dëgjova a...
Nga Tanya GoldGjatë pandemisë së Covid-19, ne britanikët u fiksuam pas motos “Shpëtoni Krishtlindjet!”, sikur kjo festë të ishte një kafshë shtëpiake shumë e da...
Nga dje, Partinë Demokratike po përpiqen ta drejtojnë disa njerëz të vegjël. Përdorimin e fjalës “të vegjël” e kam në dy kuptime, si për nga mosha ashtu edhe pë...
Nga Enton ABILEKAJKy është Kuvendi i denoncimit të masakrës elektorale që PD e Berishës u paska bërë atyre të Bashës? Flutura Açka sapo denoncoi Luciano ...
Nga Elise LabottJavën e kaluar, ndërsa Joe Biden ftoi rreth 100 liderë botërorë në Samitin Virtual për Demokraci, ai jo vetëm ngriti alarmin mbi valën në rritje...
Nga BEN MANAJAmbasadoret e huaj ne Tirane sillen si rralle ne vende te tjera dhe kjo ndodh aty ku dinjiteti shteteror dhe respekti ndaj vendit dhe popullit ku a...
Nëse do ta quante vend krimi zyrën që përdori Berisha me Komisionin e Rithemelimit, nuk do të ftonte ambasadorët, por prokurorinë. Po meqenëse ambasadorët vrapu...
Nga Enton ABILEKAJKur “revolucioni paqësor” i Sali Berishës po derdhej si lumë i dalë nga shtrati në selinë e Partisë Demokratike, u duk se përplasja ishte e pa...
Nga Arlind QoriSali Berisha nuk vdiska kurrë. Për herë të parë emrin e tij e kam dëgjuar kur isha 9 vjeç, dikur nga janar-shkurti i 1991, kur një fqinj u...