LIVE UPDATES
Editorial

Gjeopolitika dhe gjeoekonomia: Cilat janë perspektivat për vitin 2022?

3 Janar 2022, 13:10 Nga DOSJA
Gjeopolitika dhe gjeoekonomia: Cilat janë perspektivat për vitin 2022?

Nga Fabio Marco Fabbri

BOTË – Të gjitha pandemitë e mëdha kanë pasur historikisht efekte të rëndësishme tek shoqëria. Pandemia e Covid-19, që po vë në pikëpyetje institucionet shëndetësore vendase dhe ndërkombëtare, ekuilibrin ekonomik, logjikën ligjore, format e ndryshme të globalizimit, ka disa karakteristika të ndryshme nga ato të mëparshmet.

Në fakt, ajo po ndikon një rishpërndarjeje të pushtetit në të gjitha dimensionet e tij: dixhitale, kulturore, financiare, politike, shëndetësore, duke ngritur problemin e marrëdhënies ndërmjet pavarësisë dhe ndërvarësisë së shoqërive tona.

Këto çështje do të jenë objekt i analizave gjatë vitit të ardhshëm, por ndoshta edhe për një të ardhme më të gjerë. Ndër temat e rëndësishmet, jane ato që kanë të bëjnë me mënyrën e daljes nga pandemia e Covid-19, pra si të vlerësohet trashëgimia e drejtpërdrejtë e krizës në shoqëri, ekonomi, sistemet shëndetësore, kohezionin politik dhe borxhet e shkaktuara nga urgjenca.

Një temë tjetër mbi të cilën do reflektohet, do të jetë imazhi i ri i “pushtetit”; veprimet politike rreth Covid-it që e kanë përmbysur edhe rolin e “pushtetit”. Në kuadrin e emergjencës shëndetësore, shumë vende janë detyruar të vendosin shumë kufizime  kushtetuese, të cilat frenonin deri dje tendencat fiziologjike autoritare të atyre që janë në pushtet.

Po ashtu do të analizohet edhe mënyra se si përdoren mjetet teknologjike, madje edhe nga pikëpamja e kontrollit; se si u përdorën instrumente financiare që ndonjëherë kanë ndihmuar, por që shpesh kanë lejuar veprime që në rrethana të tjera ishin të paimagjinueshme.

Ndërkohë, duhet bërë një analizë e mëtejshme mbi rolin që ka sot lufta. Në këtë kontekst nuk mund të mos vlerësojmë luftën në Armeni në vjeshtën e vitit 2020, një ofensivë ushtarake ku Azerbajxhani, me mbështetjen vendimtare të Turqisë, rimori pas 30 vjetësh një pjesë të madhe të provincës së saj separatiste të Nagorno-Karabakut.

Kjo e fundit ka treguar se fuqia ushtarake, mund të prodhojë ende rezultate reale:përfitime territoriale, forcimin e një regjimi, suksesin strategjik të një rajoni. Ashtu si disa muaj më vonë, veçse me një mesazh krejt të ndryshëm, tërheqja e palavdishme e trupave amerikane nga Afganistani , “mesazhi” nënvizon në këtë rast kufijtë e “forcës”.

Këto dy raste ekstreme, tregojnë se sa e vështirë është të përcaktohet roli dhe funksioni i fuqisë ushtarake në gjeopolitikën e viteve të ardhshme. Sigurisht, edhe nëse nuk është vendimtare dhe as e vjetruar, forca e armatosur do të luajë gjithmonë një rol themelor si një impuls dhe si rregullator në rivalitetet strategjike.

Përveç kësaj, 30 vjet pas rënies së Bashkimit Sovjetik, cilat janë perspektivat gjeostrategjike dhe të stabilitetit të sistemit politik dhe të ekonomisë në perimetrin territorial post-sovjetik?

Deri më sot, një fakt i sigurt është rikthimi i Rusisë në skenën ndërkombëtare me qeverinë e vet autoritare.

Ndoshta kjo e fundit ka qenë diçka e domosdoshme, pasi lidhet me një perceptim historik dhe ekuilibër social-politik, i cili është vështirë të konceptohet ndryshe, sidomos në nivelin  gjeostrategjik. Së fundi, për sa i përket perspektivës kineze, duke pasur parasysh projektet afatgjata të nisura, variantet gjeo-ekonomike nuk duket se kanë një ndikim të rëndësishëm për momentin.

Realiteti i pamohueshëm është se politika globale po përpiqet ende të imagjinojë një distancim nga ato dinamika të lindura nga kriza shëndetësore. Kjo i shtohet çorientimit në kuadrin e një kaosi normal global, atë që filozofi Piere Hasner (1933-2018) e cilësoi si një “koktejl i palexueshëm i botës”, duke e përshkruar karakteristikat e fillim-shekulli XXI të errët.

Megjithatë, shoqëria “jonë” është sot e shkatërruar më shumë se kurrë nga një pabarazi e madhe, një faktor që sigurisht mund të shkaktojë një “shok sociologjik”, gjë që ka qenë historikisht një parakusht për rebelime apo revolucione. Sistemi aktual duket qartazi i paaftë që ta zgjidhë këtë problem.

Në këtë kontekst ne shohim një luftë kulturore, e cila është përhapur në një shkallë pothuajse globale, dhe që po e thekson hendekun midis të pasurve dhe të varfërve, duke ndarë të rinjtë nga të moshuarit, klasat më pak të arsimuara nga ato të arsimuara, tregjet e “kontaktit fizik” nga ato online, inflacionin përkundrejt deflacionit, LGBT-të kundër heteroseksualëve që janë gjithashtu në një “luftë” me njëri-tjetrin, politikën nga anti-politika, “realitetin” e përhapur nga media dhe rrjetet sociale përkundër ndryshimeve reale në shoqëri, të “vaksinuarit” nga të pa vaksinuarit, të punësuarit që jetojnë me qira përkundrejt punëtorëve të tjerë, politikës së energjisë së gjelbër nga ajo e lëndëve djegëse fosile, kriteret e qëndrueshmërisë sociale dhe të qeverisjes mjedisore përkundër nevojës për t’u furnizuar me energji të besueshme, vetëm për të përmendur disa aspekte.

Pra, pyetja nëse kjo situatë mund të shkaktojë një tronditje sociologjike në vitin 2022 apo në një të ardhme të afërt, duke shkaktuar një “revolucion”, ndoshta jo në termat tradicionalë, nuk është më nëse do të ndodhë, por kur dhe si. Kjo duke pasur parasysh se historikisht pas një “ kolapsi social” nuk ka pasur kurrë fitues apo humbës, por janë hedhur themelet për një ripërtëritje apo “ ringjallje ”, bazuar në ekuilibra të rinj. (“Opinione.it” – Bota.al)

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

editorial editorial fabio marco fabbri gjeoekonomia gjeopolitika fabio marco fabbri gjeoekonomia gjeopolitika

Sondazh

Poll
Editorial 23 Dhjetor 2021, 13:39

Ç’fsheh poshtë dyshekut? E di Edi Rama

Nga Andi BushatiKjo javë filloi me një seri ngjarjesh, nga ato të cilat një njeriu të zakonshëm nuk i ndodhin së toku gjatë një jete të tërë. Të hënën dëgjova a...

Editorial 19 Dhjetor 2021, 09:31

Partia e madhe në dorë të njerëzve të vegjël!

Nga dje, Partinë Demokratike po përpiqen ta drejtojnë disa njerëz të vegjël. Përdorimin e fjalës “të vegjël” e kam në dy kuptime, si për nga mosha ashtu edhe pë...

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!