LIVE UPDATES
Insights

Armiku i madh i demokratëve!

Ndërsa demokracia kërkon koherencë, autokracia, kultivon zhurmën. Demokracitë vdesin jo vetëm nga gënjeshtrat e dukshme, por edhe nga zhurma që krijohet për "ti zbuluar" ato, duke pamundësuar të dallojmë ndryshimin midis të vërtetës dhe britmave.

24 Tetor 2025, 11:30 Nga Irena Beqiraj
Armiku i madh i demokratëve!
Irena Beqiraj

E enjtja e emisioneve politike, por jo vetëm, qartazi tregon se tanimë është krijuar një makineri e përsosur ku përfshihen media analistë, gazetarë, intelektualë edhe qëllimi i tyre nuk është më të bindin, por të lodhin. Në ekranet tona "faktet" mbysin njëri tjetrin me bollëkun e tyre, derisa nga lodhja çdo përpjekje për të dalluar të vërtetën ndihet e politizuar.

Ndërsa demokracia kërkon koherencë, autokracia, kultivon zhurmën. Demokracitë vdesin jo vetëm nga gënjeshtrat e dukshme, por edhe nga zhurma që krijohet për "ti zbuluar" ato, duke pamundësuar të dallojmë ndryshimin midis të vërtetës dhe britmave.

Dje, në rrëmujën tonë demokratike të fakteve, për disa OSBE-ja i kishte çertifikuar zgjidhjet por njëherazi për disa të tjerë kishte çertifikuar edhe manipulimin e tyre. Po ashtu zhurma e largimit të disa demokratëve drejt karrigeve të pushtetit, nga të shumtët u interpretua si "përçarje apo të shkalafitje e opozitës".

Ndërsa të tjerët, gjasme pa dert , argumentuan se nuk ka asgjë për t'u shqetësuar; largimet nuk janë gjë tjetër veçse taktikë makiaveliste e Ramës, për të tërhequr njërëz ambiciozë por të pa rëndësishëm për opozitën. Ja tek i ndamë edhe demokratët në ca të dorës së parë e ca të dorës së dytë!

Në këtë manual zhurme të hartuar me kujdes qytetarët e këtij vendi besojnë se jetojnë në demokraci. Besim i tyre në sistem nuk është naiv, por i sajuar, thënë ndryshe është produkt i propagandës. Në këtë kuptim propaganda, nuk ka errësuar vetëm realitetin; ajo po rishkruan gramatikën emocionale përmes së cilës ndihet realiteti.

Edhe kur autokracia ja arrin të kushtëzojë reflekset, ajo nuk ka më nevojë më për kamzhikun, pasi çdo abuzim mund të riinterpretohet si disiplinë edhe mungesa e shpresës është më efektive sesa shtypja. Edhe ky është gjenialiteti i autokracisë moderne ku jetojmë . Edi Rama nuk ka nevojë t'i ndalojë më zgjedhjet, ai thjesht i zbraz ato nga pritshmëria. Edhe për t'ja arritur kësaj i nevojitet gumëzhima ritmike e demoralizimit të opozitës, ku të gjithë një zëri përsërisim: "Je e dobët. Je e përçarë. Je e mbaruar."

Duke zëvendësuar faktet me ndjesitë, kritikën me përbuzjen, edhe dyshimi i opozitës mbi veten është bërë i padallueshëm nga çfarë nënkontraktorët e makinerisë së zhurmës rrëfejnë çdo ditë ekraneve. E pra, pas disa viteve që demokratëve u thuhet se janë kaotikë, elitistë ose naivë, është humane që disa, sidomos ata të parëndësishmit e dorës së dytë, të besojnë se mund të jetë e vërtetë. Dyshimi në vetvete ripaketohet si realizëm edhe lodhja si pragmatizëm, sepse mendja njerëzore , nuk mund të jetojë pafundësisht në tension; ajo përshtatet, madje edhe me robërinë e saj.

E pra, sot kriza e demokratëve më shumë se politike, më duket psikologjike. Armiku më i madh i demokratëve nuk është Edi Rama, por dyshimi i fshehur se Edi Rama mund të kenë të drejtë. Ky dyshim nuk është organik; është i projektuar, i prodhuar nga makineria e zhurmës që nuk fle kurrë, qëllimi i së cilës është ta bëjë arsyen të ndihet naive dhe empatinë të ndihet e dobët.

Demokratët nuk kanë vdekur. Vetëm se atyre po u kërkohet, çdo ditë me këmbëngulje dhe profesionalizëm, të ndihen "kufoma". Dhe tragjedia është se shumë demokratë ngatërrojnë jehonën me verdiktin. Çdo të enjte ndërsa kritikët e opozitës i kryejnë kufomës funeralin, të tjerët përpiqen ti zgjasin qiranë e morgut! Çfarë rezultati i mirë për pushtetin autoritar i Ramës i cili kështu ka prodhuar konsensus pa e fituar kurrë atë!

irena beqiraj

Sondazh

Poll
Insights 22 Tetor 2025, 12:21 Meri Lika

Aeroporti i Vlorës

Personazhi “Aeroporti i Vlorës” sot është bërë kryefjalë diskutimesh, debatesh me pro e kundra, me në krahë...

Insights 21 Tetor 2025, 11:30 Enver Robelli

Një pamje për histori

Nicolas dhe Carla Sarkozy Sot ndodhi në Paris çfarë nuk ka ndodhur kurrë: një ish-president francez shkoi në burg. Nicolas ...

Insights 18 Tetor 2025, 15:19 Auron Tare

Topin nuk ka kush ta gjuajë

Auron Tare Mbrëmë, në darkë, nën një shi të hollë vjeshte, ndesha njërin nga miqtë e mi të rinis&eum...

Insights 15 Tetor 2025, 11:24 Meri Lika

Luga e zbrazur e Shqipërisë

Meri Lika Tashmë shoqja Ursula von der Leyen e ka bërë Shqipërinë njësoj si Vlorë-Skelë do t’i thoshim ne vlo...

Insights 13 Tetor 2025, 13:12 Kimete Berisha

Komunat: Coza Nostra!

Kimete Berisha (Asgjë e re nën këtë qiell).- Në Kosovë, mafia zgjidhet me vota. - Komunat e Kosovës s’kanë k...

Insights 11 Tetor 2025, 11:31 Ylli Manjani

Po gatuhet një grabitje...

Ylli Manjani Me gjykatën aktuale kushtetuese kam qenë e jam kritik. Pa asnjë dyshim kemi patur trupa gjyqsore shumë më të mir...

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!