LIVE UPDATES
Insights

Pse askush s’di të thotë si ndodhi vdekja e Sandër Prosit

Një njeri i lodhur me idenë e frikës së asaj kohe, shkon në shtëpi dhe tenton të vrasi veten. Kur vajta në spital, më thotë: Për dy gishtë, kisha mbaruar punë!

21 Korrik 2022, 17:42 Nga Mevlan Shanaj
Pse askush s’di të thotë si ndodhi vdekja e Sandër Prosit
Sandër Prosi

Sandër Prosin. Burrin e pashëm, fisnik, të shtruar si në jetë dhe në art, e kam parë për herë të parë direkt në Teatrin Popullor, në rolin e shkëlqyer të Horatit! Ajo përshtypje e mikut të besës sipas atij roli të Shekspirit në ”Hamleti”, më ka mbetur edhe sot për njeriun Sandër Prosi. Horati ishte shkruar për Prosin tonë shumë shekuj më parë.

Na iku në mënyrën më të dhimbshme, ishte 65 vjeç. Sa i ri?! Çfarë humbje KOMBËTARE. Po kujtoj sot jo ato që përfytëron çdokush sa përmëndet emri Sandër Prosi. Në verën e vitit 1965 e pata fare pranë në oborrin e Teatrit Popullor. Një burrë sugjestionues me cigare ishte pranë meje, e përshëndeta, me buzëqeshje ma ktheu duke përkulur kokën. E kujtoj si tani! Mendoni ishte 45 vjeç në atë kohë, ndjesia ime sikur ishte goxha burrë në moshë!!! Ai paskesh qënë fare fare i ri.

Në ato vite posterat me portretin e tij nga filmat “Detyrë e posaçme” dhe “Vitet e para” të regjisorit Kristaq Dhamo, na ishin ngulitur në sy! Ishte bërë ylli i kinemasë që në hapat e parë të kinematografisë shqiptare! Kujtoj ecjen e tij gati unikale dhe si një meditim non stop. Vitet ikin vrullshëm në moshën studentore. Pas katër vitesh ishim së bashku në filmin “I teti në bronx” të Viktor Gjikës.

Po xhironim në atelie. Sandri kishte përqëndrim gjatë ushtrimit të provave. Unë isha në krevat, futet dr Borova dhe fillonte teksti. Paralelisht punonte edhe grupi i xhirimit si vendosja e kamerës, ndriçimit, zërit etj. Ndriçuesit të hipur në skelat e dekorit mbi tavanin e dhomës komunikonin me njëri- tjetrin. Kjo e pengonte Sandrin dhe për të evituar zhurmat vuri ca pambuk në vesh. Unë i shtrirë në krevat, i ri 25 vjeç, duke e parë që vuri pambuk, hapja gojën dhe nuk nxirrja zë.

Nuk po më dëgjonte, provoi të lëvizte pambukun dhe përsëri nuk po dëgjonte!!! E mori vesh humorin tim dhe më erdhi pranë e më drejtoi dorën duke më thënë: Ah, qerrata! Qeshëm. Ky xhest më pas u bë si çelsi i një miqësie të bukur ndër vitet që pasuan. Ishim në mbasdeje, flinim në baraka të sharrave në xhirimin e filmit “Guximtarët ” të Gëzim Erebarës.

Një pasdite, mes atij peizazhi malor, ishim së bashku duke biseduar dhe me cigaren që nuk dinte ta ndalte, i mjaftonte ndezja e parë se më pas cigarja ndizte cigaren, aty më thotë: E ke vënë re që këtej nuk përdor këmishën e bardhë dhe rri vetëm me bluzën e tutave?

– E ruaj për në Tiranë, pasi nuk kam tjetër. Edhe pushime të verës kam shumë vite që nuk kam bërë, pasi në kohën e pushimeve të teatrit vij në filma për të marr një rrogë plus …

I ndodhi një tronditje një ditë, në kohën e luftës së tmerrshme kundër liberalizimit. Ishte rregull që në ora 9.00 bëhej apeli në teatër.

Sandri nuk e dëgjoi emrin! Iku, me trazimin se “Më paskan hequr nga Teatri”.

Një njeri i lodhur me idenë e frikës së asaj kohe, shkon në shtëpi dhe tenton të vrasi veten. Kur vajta në spital, më thotë: Për dy gishtë, kisha mbaruar punë!

Vite më vonë, ishim duke pirë kafe te Drini, një e dielë me diell, fillim shkurti: Në atë kohë përgatiteshim për filmin “Plumba perandorit” . Sandri ishte duke folur me fytyrë nga dera, ne të tjerët po ndiqnim bisedën, kur pa pritur Sandri mbeti pa folur, kthejmë kokën shikojmë dy vajza me nga një tufë mimozash në dorë.

Njëra qe e gjatë e bukur, ja ngriu shikimin dhe fjalën. Goca sikur ndjeu çdo gjë dhe erdhi me tërë atë çudi pamje që na dhuroi, u afrua dhe i dha Sandrit dy degëza mimoze.

Mendoni buzëqeshjen fisnike të Sandër Prosit për gjestin e asaj vajze. Atë vajzë më vonë e mora në film për një paraqitje në një episod.

Gjatë filmit Sandri erdhi te unë për hatër të miqësisë pēr një rol karakteri, po bashkëpunimi dhe ndihmesa ishin të pa shlyeshme.

Po kujtoj copëza jete nga artisti më i njohur i ekranit shqiptar, në këtë përvjetor të ikjes!

Rolet ju ia dini, njeri më i arritur se tjetri, mjafton Dhaskal Todri, xha Jaho, apo Ismail Qemali e shumë e shumë të tjera, duke u kthyer deri te Othello. Unë po them copëza jete! Futem një ditë në kafe te 15 katëshi. Dukej fisnikërisht i ëmbël në komunikim me njeriun në tavolinë. Ma bëri me dorë, vajta dhe personi tj iku. Më zgjati cigaret Partizani, unë nxora DS, qeshi dhe më tha: Pse nuk ma respektove paqetën! Qeshëm.

I them, po kënaqeshe me atë personin. Sandri qeshi dhe më tha: Ishte një simpatizant që ti e di, vijnë dhe shprehin fjalë të mira! Unë nuk i kundërshtojë dot! Po sot në fakt kam harruar pa ndërruar baterinë e aparatit të dëgjimit dhe nuk dëgjoja asgjë!

Doja të dëgjoja veten time! Pas kaq vitesh kujtoj nga Sandër Prosi, njeriun që në çdo takim do diskutonte për punën e radhës, më jepte këshilla për dramaturgjinë e filmit që do të bëja.

Në një dokumentar timin “Berati” erdhi si narator, i pëlqeu teksti i shkruar nga Shpëtim Gina dhe kur e lexonte donte të ribënte dubla, ta bënte sa më mirë!

Sandrit nga violina që kishte studiuar i kishte mbetur shpirti delikat!

Të dëgjonte me vëmëndje dhe më pas me qetësi të pyeste! Nuk kam rastisur njeri të dytë në jetë që ta respektoj bashkëbiseduesin si Ai! Legjendë e gjallë që edhe pas kaq vitesh është këtu mes nesh! Në atë ditë marsi erdhi lajmi për ikjen tragjike të burrit më fisnik e të të famshëm të ekranit shqiptar!

Askush nuk di të thotë si ndodhi! Pas ka mbetur vetëm imazhi i burrit të bukur, të mençur dhe të urtë që kish lindur për ekranin, pa menduar se si ishte çasti fatal!

sandër prosi

Sondazh

Poll
Insights 16 Korrik 2022, 08:14 e.k

Gara e pushimeve në rrjetet sociale

Foto ilustruese TIRANË-  Nga Edlira Çepani Në një bisedë mes miqsh ku të parët pyesin “Ku keni qenë ...

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen