LIVE UPDATES
Insights

SPAK po ndihmon opozitën

Në boten e PR dhe marketingut shpesh paguhet më shumë për antireklamën e sofistikuar sesa për reklamën. Konsumatori politik është i targetuar që të 'manipulohet' nga subjektet politike që sot e kanë zhvilluar 'Marrëdhënien Publike' në shkallën më të lartë të manipulimit.

25 Tetor 2024, 13:46 Nga Kostana Morava
SPAK po ndihmon opozitën
Kostana Morava

Arrestimi i dy drejtuesve të vjetër dhe kryesorë të opozitës po përdoret nga disa eksponente, gjoja të pavarur, si një gur i fundit që u ka mbetur për të bërë opozitën e stilit të vjetër, manipulativ, interesaxhi dhe gjobaxhi. Në boten e PR dhe marketingut shpesh paguhet më shumë për antireklamën e sofistikuar sesa për reklamën. Konsumatori politik është i targetuar që të 'manipulohet' nga subjektet politike që sot e kanë zhvilluar 'Marrëdhënien Publike' në shkallën më të lartë të manipulimit.

Ama, në vetëvete, duke u përshtatur me frymën e kohës fusha e Marrëdhënieve Publike ka zhvilluar edhe krahun tjetër, atë që shërben për të zërthyer manipulimin. Nuk e kam matur statistikisht por vë re që historia e Shqipërisë së fillim viteve '90 deri më 2000 nuk para njihet mire nga votuesit e rinj të Shqiperisë. Psh, vitet e fundit, në media nuk përmendet me kriza ekonomike e fillim viteve '90. Ndoshta media ka vendosur që kjo pjesë e historisë së Shqipërisë është shumë e mërzitshme dhe prandaj nuk ka ndonjë vlerë. Por ama në fillim të viteve 90, pas të shumë pritures demokraci, Shqipëria dhe shqiptarët u gjenden në një areal ekstrem pasigurie. Flitej se nuk do te kishte më as bukë, shumë familje u prekën nga pushimet masive nga puna dhe kryefamiljarët dolën në asistencë ndërsa një pjesë e madhe e fabrikave dhe kombinateve të ndërtuara me plan u braktisën dhe bastisën deri në shkatërrimin e plotë të tyre i cili kulmoi në vitin 1997 kur shqiptarët u armatosën kundër njeri-tjetrit. Shqipëria e këtyre viteve, që shumë të rinj, fatmirësisht, nuk e kanë jetuar, drejtohej nga Berisha, i cili sot ndodhet në arrest shtepie. Në këto vite u burgos edhe ish-kryeministri socialist Fatos Nano.

Shumë shqiptarë të atyre viteve emigruan dhe shumë pak prej tyre janë kthyer në Shqipëri. Duhet thënë që më guximtaret dhe idealistet u kthyen si entitete indipendente me idene se si intelektuale do të jepnin kontributin e tyre për të zhvilluar vendin më të varfër dhe më të prapambetur të Euroës. Por historia ka gjithmonë dy anë. Bashkë me grupin e intelektualeve të pavarur që guxuan të kthehen në Shqipërinë e këtyre viteve, u kthyen edhe një grup intelektualësh të parafabrikuar të cilet, ashtu si gazetarët që shkruajnë me porosi, edhe keta intelektuale të bindur zyrash do të realizonin porositë e agjencive nga të cilat ishin rekrutuar përgjatë studimeve dhe qëndrimit në lindje apo perëndim të globit.

Me daljen e Nanos nga politika, nga PS, kjo parti u reformua përseri në mënyrën e saj dhe sot është në pushtet me kryetar të njëjtë që pas vitit 2005 por me një reformim të dyte që pas Nanos. Ilir Meta i cili doli nga rradhët e PS, fillimisht si një prej kryeministrave të saj, shumë shpejt i dha bekimin Berishës për mandatet e tij post '97-të. Berisha që larguar ne '97 nga drejtimi i vendit me akuza shume të rënda. Pati apo nuk pati Berisha gisht në krijimin e asaj që mund të jetë edhe (pseudo)lufte civile në Shqipëri të '97-tes ai ishte një nga faktoret kryesore të ngjarjes e cila la pas shkatërrimin e shtetit dhe vrasjen e mijëra djemve të rinj.

Një pjesë jo e vogël e politikanëve që më vonë do të hynin në opozitat e reja shqiptare të pas '97-tes, kishin bërë para dhe influence nepërmjet parasë, pikërisht nga trafikimi i vajzave apo tregtia e drogës. Gjithashtu në këto vite, pronat publike si fabrika dhe kombinate u privatizuan, shitën dhe rishiten nga figura te dyshimta, te pahetuara nga drejtesia e vjeter, te cilet gjeten ne kete areal te dobet politiko-ekonomik nje çarje për të hedhur rrënjet e para të një prej mafieve që do ngrihej në nivelet me të larta globale. E njohur sot në bote e përmendur edhe nga yje Hollivudi se fundmi nëper filma si fakt i mirënjohur, paradoksalisht mafia shqiptare është ndoshta i vetmi entitet qe është zhvilluar në vetvete, ndryshe nga intelektualet dhe politika e cila pësoi cdo ditë regres në zhvillimin e brendshëm. Partia Demokratike e Shqipërisë dhe partia Socialiste e Shqipërisë mund të jenë dy gjysma të së njejtës gjë, Partisë së Punës të Shqiperisë.

Ky detaj është mirë të mos harrohet në mënyre që analizat të jenë të sinqerta. E para parti kingmaker që prodhoi Shqipëria është LSI e cila rrodhi nga një krisje brenda PS-se, për të sjellë në pushtet Berishën i cili pas fitores se projektuar jashtë Shqipërise me 2005, i zhgjënjeu përseri shqiptarët në pushtetin e tij të dytë, edhe pse pa lufte. Gjithashtu me lëvizjen e LSI u normalizua një tjetër mekanizem gati mafioz, ai i shitjes dhe blerjes se deputeteve pasi ata kishin marrë votat nen sigla te tjera partish. Se si vazhdon historia me Edi Ramen nuk besoj se është harruar, në media përmendet shpesh se cfare i ka bërë Rama Shqipërisë dhe se cilat jane mekatet e tij ndaj këtij vendi. Si rrjedhojë e kësaj memorieje të paharruar për mekatet e Ramës po nxitoj të dal në përfundim.

Pa u rregulluar opozita nuk ndryshon Shqipëria dhe opozita rregullohet vetëm për sa kohë është në opozite. Nuk rregullohet grupimi politik kur është në pushtet. Grupimi politik në pushtet shpërbehet, sic ndodhi me PS në kohën e Nano-Metës që prodhoi Ramën në krye të PS. Nqs PS u rikrijua nga Rama-Ruci për të qëndruar 8 vjet në opozite dhe pas tashme 12 vjet ne pushtet, opozita e sotme duhet të rikrijohet për te mundur Ramen dhe PS dhe jo e kundërta. Te ike PS nga pushteti që të vijë opozita në pushtet dhe duke qenë në pushtet të forcohet është një KERKESE me bazë në partine Komuniste dhe është pikërisht ky mentalitet i cili duhet të shkulet nga Shqipëria. Pikërisht mentaliteti i mbjellë nga këto parti kryetaresh dhe nga një shpure e tërë figurash mediatike qe flasin vetëm për pushtetin, duhet të ndryshojë. Sepse këto parti funksionojnë vetëm si BANDA.

Kush dreqin e do akoma një opozite kaq të përlyer? Kush janë keta personashe të shpures që nuk flasin, kur kanë mundësine te flasin ne media, për nevojën imediate që ka Shqipëria për një opozite të re dhe të fortë e cila është e vetmja rrugë për ndërrimin real të pushtetit politik? Kush nuk e do Shqipërinë nuk do një opozitë më të fortë se Rama. Kush nuk e do Shqipërinë do një opozitë të përlyer dhe të dobët të cilën Rama do ta munde sa herë ti teket. Le të thone se partitë janë njësoj apo PS është me keq. Kjo nuk justifikon që PD, LSI dhe gjithë me rradhë partitë e këtij vendi janë këto që janë. Vetem në opozitë ndryshojnë organizmat politike të një vendi. Këtë duhet të kemi të qartë të gjithë. Dhe PO, duhet ti hapet rrugë standarteve të tjera që kërkon koha jo mbajtjes me zor me thonj të gjithckaje t vjeter që të mos shkulet.

Fatmirësisht në Shqipëri, ndryshe nga cfarë duan që të na bëjne të besojmë, ka ende njerez që shkruajnë, mendojnë apo jetojnë për qejfin e tyre. Këta njerëz, me apo pa kokrra, kanë arritur ti rezistojne 'kapjes' joshëse që bëjne, ndoshta pavetëdije, fondacionet, shoqatat, zyrat gjoja të rëndesishme, partite politike, biznesmenet dhe grupet mafioze, shpure e dy anëve të së njëjtës medalje. Dua te dini që njerëz të pavarur, patriote, ka patur, ka dhe do të ketë gjithmonë dhe sa here te jetë nevoja ata do te shfaqen për të zbërthyer teknikat manipulatore të gjoja kolegëve të tyre që shkruajnë intensivisht me porosi te posaçme, siç e do rasti, dhe sic po shihet edhe keto ditë kur shkrime të porositura i bëhet spin nga garda e vjetër e shpures së kryetarëve të bandave parti nëper cdo media dhe kudo.

Ka ardhur koha që ëer shoqërinë të ndryshojnë standartet e mendimit, politikës dhe veprimit, sidomos për cilindo që e ndjen veten në opozite ndaj gjithë pushteteve të mundshme, përfshi dhe atij të Ramës, sot. Duket se SPAK më në fund po ndihmon shoqerinë, dhe si mbrojtëse të saj në rradhë të parë opoziten, të clirohet nga banditët.

kostana morava

Sondazh

Poll
Insights 5 Tetor 2024, 19:05 Lumturi Hasa

Një yll u këput

Lumturi Hasa Një yll u këput. Nuk më harrohet ajo natë. Ishte pothuajse ora 2 e natës edhe pse distanca ishte e largët nga sh...

Insights 29 Shtator 2024, 16:21 Muhamedin Kullashi

Mbrojtja apo izolimi i Kosovës?

Muhamedin Kullashi KOSOVË- Orientimi politik i qeverisë Kurti, që nga fillimi i mandatit më 2021, u shqua me prirje gjithnjë e m&e...

Insights 21 Shtator 2024, 17:49 Andi Bejtja

Formimi i shtetit bektashi

foto ilustruese TIRANË- Puna për krijimin e Shtetit Bektashi në periferi të Tiranës ka nisur me shpejtësi marramendëse. ...

Insights 31 Gusht 2024, 19:48 Lutfi Dervishi

Skënderbeu, Ismail Beu dhe Edibeu

shtatorja e skenderbeut TIRANË- Inagurimi i shtatores së Skënderbeut te Hora e Arbëreshëve në prani të kryetares së...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë