LIVE UPDATES
Bota

Kosovë/ Fillon sot fushata 5-ditore për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale!

8 Nëntor 2021, 10:28 Nga DOSJA
Kosovë/ Fillon sot fushata 5-ditore për raundin e dytë të

PRISHTINË– Sot në Kosovë fillon fushata 5-ditore për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale që do të zhvillohen në 21 komuna që u ndanë në balotazh. Sipas Ligjit për Zgjedhjet Lokale, rundi i dytë i zgjedhjeve ndërmjet dy kandidatëve, të cilët kanë fituar më së shumti vota të vlefshme, do të mbahet më 14 nëntor. Për të marrë fitoren, kandidati duhet të ketë 50% plus 1 votë më shumë nga totali i fletëvotimeve.

Më 14 nëntor, Prishtina shkon në garën e balotazhit ndërmjet Arben Vitisë së LVV-së me 45.54 % të votave dhe Përparim Ramës së LDK-së me 29.17 %. Në Prizren garojnë Mytaher Haskuka LVV me 40.41 % të votave dhe Shaqir Totaj PDK, me 31.36 % të votave në raundin e parë.

Komuna e Gjilanit do të ketë balotazh ndërmjet Lutfi Hazirit nga LDK-ja që mori 43.51 % të votave, dhe Alban Hysenit nga LVV 44.71 %. E fortë është gara edhe në Gjakovë do të ketë balotazh Ardian Gjinin e AAK-së me 45.76 % dhe Mimoza Kusari-Lila LVV me 37.20 %. Në Podujevë garojnë Ekrem Hyseni i LDK-së, i cili në raundin e parë mori 44.20 % dhe Shpejtim Bulliqi i LVV-së me 44.16 %.

Në Drenas, kandidati i PDK-së Ramiz Lladrovci, i cili më 17 tetor mori 45.50 %, do të përballet me Driton Ajazin nga Demokratët për Drenasin, me 30.50 %. Kaçaniku do përballë sërish Besim Ilazi PDK që mori 44.67 % të votave kundër Jeton Rakës nga LVV me 33.36 %.

Në Istog, Ilir Ferati i LDK-së me 41.09 % të votave dhe Bekë Berisha nga AAK me 24.49 %, ndërsa në Dragash përballjen do ta kenë Bexhet Xheladini nga LDK që mori 35.69 % me Shaban Shabanin nga PDK, i cili në raundin e parë mori 32.56 %.

Burim Berisha i LDK-së me 49.72 % të votave dhe Enver Bajçinca nga LVV me 25.58 %, do të garojnë për komunën e Fushë Kosovës. Ndërsa në Obiliq përballen Xhafer Gashi nga Iniciativa Qytetare për Obiliqin dhe Halil Thaçi i LVV-së. Në raundin e parë kryetari aktual i Obiliqit mori 48.12 % të votave, ndërsa kandidati i tij me të cilin do të përballet në balotazhit 20.19 % të votave.

Në Klinë janë Zenun Elezaj nga AAK me 43.33 për qind të votave dhe Esat Raci PDK me 27.42. Në Kamenicë, Qëndron Kastrati nga PSD me 32.52 për qind të votave dhe Kadri Rahimaj LVV, 31.01 për qind. Në Rahovë, Smajl Latifi i AAK-së me 47.18 për qind të votave dhe Visar Korenica LVV me 24.84. Në Viti, Sokol Haliti LDK me 41.30 për qind dhe Arsim Ademi LVV me 34.50. Në Junik, Agron Kuçi AAK me 45.19 për qind dhe Ruzhdi Shehu i LDK-së me 42.01 për qind të votave në raundin e parë.

Malisheva shkon në balotazh mes Ekrem Kastratit nga NISMA me 34.08 për qind dhe Isni Kilaj PDK me 28.82. Në Vushtrri garojnë Ferit Idrizi i PDK-së me 34.81 për qind dhe Xhafer Tahiri LDK 33.82 për qind.

Në Shtime Qemajl Aliu LVV me 45.29 për qind dhe Naim Ismajli PDK me 44.23 për qind të votave në raundin e parë. Edhe dy komunat tjerat Kllokoti e Mamusha janë në balotazh. Në Kllokot garojnë Vladan Bogdanoviqit nga Lista Serbe me 41.01 për qind dhe Strahinja Spasiq nga GI Srpska Narodna Sloga 36.33 për qind. Ndërsa në Mamushë, Abdulhadi Krasniqi nga KDTP, i cili në raundin e parë mori 48.92 për qind dhe Arif Butuqi nga Kosova Adalet Turk Partisi me 36.95.

Ndërkohë që komunat që nuk do të votojnë më 14 nëntor janë Peja, Ferizaj, Mitrovica e Jugut, Deçani, Lipjani, Suhareka, Hani i Elezit, Leposaviqi, Zubin Potoku, Zveçani, Mitrovica e Veriut, Graçanica, Novobërda, Shtërpce, Ranillugu dhe Parteshi. Në zgjedhjet e fundit ishte LDK-ja forca politike që mori numër rekord votash, ndërsa një rënie të madhe dhe të papritur shënoi LVV.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni kosove prishtine zgjedhjet lokale ne kosove 14 nentor 2021 kosove prishtine zgjedhjet lokale ne kosove 14 nentor 2021

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen