LIVE UPDATES
Bota

24 Korrik 2020, 11:48 Nga DOSJA

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti para deputetëve të Kuvendit të Kosovës përsëriti qëndrimin e tij se dialogu me Serbinë është për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve.

Gjatë raportimit para deputetëve, Hoti tha në takimin e 16 korrikut në Bruksel, ku u takua me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, ka paraqitur kërkesat e Kosovës për zbardhjen e çështjes së të pagjeturve dhe për temat ekonomike.

Tema e parë, personat e pagjetur për Qeverinë e Kosovës është obligim shtetëror, moral ndaj familjeve të tyre. Andaj është trajtuar me parime dhe kërkesa të qarta që janë: në përputhje të plotë me Ligjin humanitar ndërkombëtar, të zgjidhet çështja e personave të zhdukur, përfshirë zbulimin e informacionit dhe ofrimin e burimeve të nevojshme njerëzore dhe teknike për zgjidhjen e kësaj çështjeje. E dyta, sjellja e drejtësisë në vend dhe e treta, kujdesi i nevojshëm për familjet e viktimave sipas standardeve ndërkombëtare”, tha Hoti, duke shtuar se kanë kërkuar që të kenë informacione edhe nga arkivat e ish-Jugosllavisë.

Atkivistë dhe familjarë të personave të pagjetur mbajnë në duar emrat e personave të pagjetur që nga lufta e fundit në Kosovës. Ndërkaq, për çështjet ekonomike, Hoti tha se do të kërkohet kompensim për dëmet e luftës, suksesin si dhe kompensim për dëmet e pronave private.

Hoti u zotua se do ta mbajë të informuar Kuvendin e Kosovës lidhur me procesin e dialogut, ku tha se nuk do të ketë ndarje territoriale.

“Unë kam përgjegjësi për këtë proces. Unë do t’iu mbaj të informuar gjatë gjithë kohës. Por,unë nuk do të rri duarkryq dhe as nuk do të qahem para jush, duke u ankuar për teori konspirative me harta e thika, apo me komplote për ndarje territoriale”, tha Hoti.

Një memorial i martirëve gjatë luftës në Kosovë

Kryeministri Hoti përsëriti tri parimet e qeverisë në dialog: integriteti territorial i Kosovës është i panegociueshëm dhe i pacenueshëm; organizimi kushtetues i Kosovës nuk preket dhe marrëveshja me Serbinë do të jenë në përputhje me Kushtetutën. Hoti po ashtu tha se nuk do të ketë dialog teknik dhe se në ditët në vazhdim të gjitha takimet në këtë proces do të jenë në funksion të draftimit të marrëveshjes përfundimtare.

Daut Haradinaj, shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, parti kjo qe është pjese e koalicionit qeverisës, tha se partia e tij mbështetë dialogun, por shtoi se dialogu në Bruksel asnjëherë nuk ka prodhuar asgjë të mirë për Kosovën, pa prezencën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Kërkesa jonë si parti politike, si partner i koalicionit është e qartë: Nuk guxon të rrëshqitet në dialogun teknik sepse dialogu teknik e favorizon Serbinë që t’i hapë kapitujt e integrimit. Në rast se një marrëveshje arrihet pa prezencën e SHBA-së, ajo zor se është e zbatueshme”, tha Haradinaj.

Opozita me kritika ndaj qeverisë për dialogun

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi e kritikoi kryeministrin Hoti se në takimin e 16 korrikut në Bruksel shkoi pa platformë, pa ekip dhe pa agjendë. Ai po ashtu e kritikoi Hotin që iu përgjigj në gjuhën serbe Vuçiqit, kur ky i fundit e pyeti nëse e kuptonte gjuhën serbe.

Selimi i pyeti kryeministrin Hoti nëse është duke iu shmangur përgjegjësisë, me emërimin e Skender Hysenit, koordinator për dialog.

“Ju atje nuk demonstruat shtetësi, e as legjitimitet, e as dinjitet. Shkuat duke hequr dorë nga reciprociteti, pra nga shtetësia, pra jo si dy shtete. U paraqitët pa dinjitet, duke demonstruar inferioritetin tuaj ndaj Vuçiqit, e po ashtu edhe pa legjitimitet sepse nuk e morët përkrahjen e spektrit politik në Kosovë”, tha Selimi.

Takimi Hoti-Vuçiq në Bruksel

Sipas Selimit, Hoti e ka përkrahjen vetëm të presidentit Hashim Thaçi, “i cili ishte i vetmi që e përshëndeti emërimin e Hysenit për koordinator shtetëror për dialog”. Deputetit i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj tha se takimi i Hotit në Bruksel dhe takimi i 23 korrikut i koordinatorit shtetëror të Kosovës për dialog, Skender Hyseni me palën serbe, tregon se Kosova ka hyrë në një proces ku sipas tij më e rëndësishme po duket “rruga të bëhet, sesa qëllimi që kemi”.

Ai e kritikoi qeverinë se nuk ka platformë e as strategji për këtë proces.

“Pa afat, pa cak, pa unitet. Të ndiqet një karvan i dialogut, pa e ditur cakun, afatin, kohën. Prandaj, po e shohim problem qasjen e qeverisë në dialog. Ne nuk jemi kundër dialogut dhe nuk do të jemi asnjëherë kundër dialogut. Nuk ka platformë. Çfarë po thotë kryeministri është pozicionimi legal i Kosovës. Kushtetuta është pozicionimi legal i Kosovës. Platforma është platformë për të arritur marrëveshje. Nuk ka strategji, e strategjia është një dokument për temat që dëshironi t’i ngritni, e cilat nuk dëshiron”, tha Hoxhaj, duke kritikuar Hotin që në takimin e 16 korrikut se pse ka lejuar që në Bruksel të ngritet çështja e të zhvendosurve.

PDK: Kryeministri u nxitua që shkoi në Bruksel

“Te tema e ekonomisë, veç na tregoni ku fillon dhe ku mbaron ekonomia dhe tregtia e Kosovës me Serbinë”, shtoi Hoxhaj. Pas 20 muajsh ndërprerje, më 16 korrik rinisi dialogu politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Pas këtij takimi, delegacionet e ekspertëve të të dyja vendeve, më 23 korrik u takuan në Brusel. Në këtë takim Kosova u përfaqësua nga koordinatori shtetëror për dialog, Skender Hyseni dhe palën serbe e përfaqësoi, shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

I dërguari i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, dhe dy negociatorët, Skender Hyseni nga Kosova dhe Marko Gjuriq nga Serbia. Paralajmërimet se ky takim i ekspertëve nënkupton rinisjen e dialogut teknik – që nisi më 2011 dhe që u pasua më pas me dialogun në nivel politik – nuk është mirëpritur në Prishtinë.

Presidenca është shprehur kundër rifillimit të dialogut teknik dhe po ashtu dy partitë e koalicionit qeverisës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate.

Marrë nga REL

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni avdullah hoti kuvendi i kosoves avdullah hoti kuvendi i kosoves

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen