LIVE UPDATES
Aktualitet

Lleshaj zbret në Durrës, u ‘tërheq veshin’ operatorëve turistikë: Qytetarët s’ju japin lekët për ujin dhe

17 Korrik 2020, 15:47 Nga DOSJA
Lleshaj zbret në Durrës, u ‘tërheq veshin’

DURRËS– Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, zbriti sot në Durrës. Ai zhvilloi një inspektim të masave për mbarëvajtjen e sezonit veror, dhe vuri theksin tek rreziku i motorëve të ujit.

Ministri shtoi se efektivët e policisë do të gpdasin çdo rast ku pikaset qytetari në rrezik, dhe do të vëzhgojnë me përpikmëri, edhe nëse zbatohen masat e ndërmarra ndaj situatës së pandemisë.

Lleshaj u bëri thirrje edhe operatorëve turistikë, të cilëve u ‘tërhoqi veshin’, duke shtuar se duhet të kenë prioritet sigurinë e qytetarëve dhe jo ujin e rënë, apo shezlongët.  Gjitahstu Leshaj tha se do të ketë edhe ndëshkim për ata operatorë turistikë që shqetësojnë qytetarët me muzikë në lokalet e natës, pas orës 23:00 gjatë javës dhe pas orës 00:00 në fundjavë.

Operatorët që shërbejnë në rërë ose në ujë marrin pará nga qytetarët, jo për ujin, as për rërën; – ata nuk shesin as ujin, as rërën, sepse rëra dhe uji janë pronë e qytetarëve, ata shesin shërbimin e tyre. Shërbimi i parë që duhet të shesin është siguria, jo shezlongu, por siguria. Kjo do të thotë që çdo operator që përdor një pjesë të bregdetit për qëllime të biznesit të tij, duhet që në paketën e ofertës të ketë sigurinë, duhet që të ketë rojet e plazhit, të ketë mjetet e shpëtimit, të ketë gjithë ato asete që duhen për të ofruar ndihmë ndaj qytetarëve dhe për të parandaluar me çdo kusht dëmtimin ose cenimin e jetës së qytetarëve në plazh,”- tha Lleshaj ndër të tjera.

Prononcimi i Lleshajt nga Durrësi

Po ndjekim sot në Durrës masat e marra nga organet shtetërore në përballim të situatës COVID-19 dhe për sezonin turistik. Masat për zbatimin e kërkesave të autoriteteve shëndetësore kundër COVID-19, përbëjnë prioritet të madh për të gjithë institucionet, për Policinë e Shtetit veçanërisht. Shoh që ka mobilizim të mirë nga të gjitha institucionet. Nën drejtimin e Prefektit bëhen inspektime të përbashkëta me pjesëmarrjen e të gjithë agjencive, të Policisë, të autoriteteve Shëndetësore, të Ushqimit, të Punës dhe të tjera. Mbetet me rëndësi vijimi i angazhimit për arsye se na duhet të ndërpresim me çdo kusht zinxhirët e përhapjes së mëtejshme të virusit. Këtu kërkohet sensibilizim, por kërkohet edhe ndërhyrje e fortë e autoriteteve për të ndëshkuar të gjithë ata që me papërgjegjshmëritë e tyre rrezikojnë të tjerët. Kjo punë do të vazhdojë me intensitet. Gjithashtu po shohim edhe masat që po merren për mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Theksoj rëndësinë që ka kujdesi për qetësinë e pushuesve sidomos në orët e mbrëmjes, kur muzika shndërrohet në faktor shqetësues dhe kontaminues, shndërrohet në një lloj virusi të dytë. Për këtë Policia e Shtetit ka marrë masa të plota për të goditur çdo rast papërgjegjshmërie. Këtu nuk kemi nevojë as për instrumente matës, as për decibel, as për centimetra, as për metra. Kemi nevojë vetëm për një njohuri të thjeshtë, zero zhurma pas orarit të përcaktuar në vendimin e qeverisë. Pas orës 23:00 gjatë javës dhe në fundjavë 24:00, niveli i zhurmës në lokale duhet të përfundojë në zero. Policia e Shtetit duhet të marrë masa dhe do të marrë masa, ashtu edhe sikundër i ka marrë, për të goditur cilindo që me papërgjegjshmëri, ose në shërbim të oreksit të tij për të bërë pará, shkatërron ose dëmton shëndetin dhe qetësinë e të tjerëve. Në këtë pikë detyrat për Policinë janë të qarta, jo thjesht gjobë, por sekuestrim të gjithë impianteve që prodhojnë zhurmë për qytetarët e procedim për të gjithë ata që bëhen shkak për këtë ndotje jo vetëm akustike. Një çështje tjetër me rëndësi për të cilën Policia duhet të angazhohet fort është siguria në ujë dhe në rërë. Është për t’u theksuar me kënaqësi që masat këtë vit janë më të mira. Disiplinimi i vendosjes së operatorëve që përdorin plazhin është në nivelin e duhur, por kërkohet thellim i masave për sigurinë. Operatorët që shërbejnë në rërë ose në ujë marrin pará nga qytetarët, jo për ujin, as për rërën; – ata nuk shesin as ujin, as rërën, sepse rëra dhe uji janë pronë e qytetarëve, ata shesin shërbimin e tyre. Shërbimi i parë që duhet të shesin është siguria, jo shezlongu, por siguria. Kjo do të thotë që çdo operator që përdor një pjesë të bregdetit për qëllime të biznesit të tij, duhet që në paketën e ofertës të ketë sigurinë, duhet që të ketë rojet e plazhit, të ketë mjetet e shpëtimit, të ketë gjithë ato asete që duhen për të ofruar ndihmë ndaj qytetarëve dhe për të parandaluar me çdo kusht dëmtimin ose cenimin e jetës së qytetarëve në plazh. Një çështje tjetër po aq e rëndësishme, është ajo që ka të bëjë me motorrët e ujit. Ndonëse këtu sot nuk shoh për fat të mirë, por kemi pasur në vijueshmëri sinjale dhe shqetësime nga qytetarët për raste ku persona të caktuar, krejtësisht të papërgjegjshëm, rrezikojnë jetën e tjerëve duke përdorur motorët e ujit. Motorrët e ujit shërbejnë kryesisht për ndotje dhe jo për kënaqësi dhe prodhojnë një rrezik të shtuar për sigurinë e qytetarëve, të cilët duan të shijojnë ujin e detin tonë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet sander lleshaj sander lleshaj

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen