Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
Paketa anti-shpifje, Basha premtim medias: Është vija e kuqe, e anuloj sapo të vij në pushtet
16 Dhjetor 2019, 09:26Nga DOSJA
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha së bashku me opozitën kanë mbledhur sot në një tryezë, përfaqësues të medias dhe të shoqërisë civile.
Në fjalën e tij Basha tha se kjo që po bëhet tani nuk është e lejueshme, pasi po vendoset censura me anë të ligjit. Kreu i PD shtoi se censura ndaj medias është vija e kuqe.
“Është një ofensivë kundër medias, kundër gazetarëve dhe kundër fjalës së lirë. Nuk jemi këtu që të përkrahim tuaj, por jemi kuëtu se pa lirinë e medias, pa lirinë e fjalës nuk ka as liri politike. Këtu jemi si partner që shoqëria të jetë e informuar. Kryeminsitri kërkon të ngushtojë hapësirën e informimit të qytetarëve. Kjo është vija e kuqe dhe nuk do e lejojmë”, u shpreh Basha.
Në fjalën e tij, kreu i opozitës shtoi se do të anulojë ligjin sapo të vijë në pushtet nëse Parlamenti e miraton.
Deklaratat janë bërë sot nga tryeza e organizuar nga opozita për të diskutuar për paketën anti-shpifje, e cila kundërhstohet prej tyre. Kjo pasi qeveria socialiste është investuar prej 2 vitesh në krijimin e një pakete të quajtur “Paketa Anti-shpifje”e cila do të kalojë në Kuvend në 19 dhjetor. Kjo paketë, e cila synon të vendosë rregulla në mediet online, është pritur negativisht nga gazetarët dhe organizatat që mbrojnë fjalën e lirë. Me këtë ligj, Shqipëria kthehet në vendin e vetëm në Evropë që gazetarët dhe mediat gjobiten me vendime administrative. Por përveç gjobave media online do të përballet dhe me mbyllje, ku parashikohet një gjë e tillë kur publikohet 5 “fake neës”, bllokohet për një vit.
(A.B. Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar Parlamentit që të zgjatet gjendja e fatkeqësisë natyrore deri më 31 mars 2020. Kërkesa përfshin tri qarqet, Tira...
KAMËZ- Kryeministri Edi Rama ka shoqëruar sot për në shkollë, Aurelin dhe Alesion, duke i marrë në makinën e tij. Rruga për tek shkolla ishte e shkurtër, p...
KAMËZ- Kryeministri Edi Rama ka shoqëruar në shkollë, Aurelin dhe Alesion, dy fëmijët që u hodhën nga ballkonet e shtëpive për t’i shpëtuar tërmetit. Kreu ...
TIRANË- I ftuar për të dytin vit radhazi në Akademinë Politike të FRPD-së, Christian Kremerë, zv Sekretar i Përgjithshëm i Unionit të Partive Popullore Eur...
TIRANË- Forumi Rinor i Partisë Demokratike, ka zhvilluar sot aktivitetin e përvitshëm të Akademisë Politike. Në këtë aktivitet ku janë trajnuar qindra të r...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar sot për paketën anti-shpifje të propozuar nga qeveria. Në fjalën e tij gjatë Akademisë Politike...
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha, ka hedhur sot akuza të forta kundër Edi Ramës duke e bërë përgjegjës për 24 jetët e humbura në Thumanë. Sipas Berish...
TIRANË- Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka qenë sot i ftuar në Akademinë politike të FRPD dhe prej andej ka reaguar për paketën anti-shpifje. Në fjalën e t...
KAMËZ– Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në shtëpin e re të Alesion Cakonin, 10-vjeçairt që u hodh nga ballkoni për t’i shpëtuar tërmetit. Gjatë viz...
TIRANË- Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri ka reaguar sot kundër dy projekt-ligjeve të propozuara nga qeveria të cilat cënojnë lirinë e shprehjes. ...