LIVE UPDATES
Politike

PD për energjinë, Bozdo: Plani jonë i jep zgjidhje të gjitha problemeve kryesore, do rrisim 150% të investimeve të huaja

24 Shkurt 2021, 11:03 Nga DOSJA
PD për energjinë, Bozdo: Plani jonë i jep zgjidhje të gjitha

TIRANË– Eksperti i PD-së për energjinë, Eno Bozdo, gjatë prezantimit të programit të partisë është shprehur se plani është konkret dhe i jep zgjidhje të gjitha problemeve kryesore që kanë shqiptarët.


FJALA E PLOTË:

Shqiperia sot ka nje plan te mirefillte per energjine, kete sektor kaq jetik per ekonomine dhe mireqenien e shqiptareve. Plani qe zt. Basha sapo prezantoi eshte konkret dhe i jep zgjidhje te gjitha problemeve kryesore qe vuan sot sektori. Ky plan i prekshem do te realizohet qe nga dita e pare e punes se qeverise se zt. Basha. Per here te pare pas tete vitesh, nuk do kemi me fjale dhe premtime boshe, por nje plan te detajuar reformash per tu ndermarre.

Plani i zt. Basha per energjine ndihmon shqiptaret dhe ekonomine e tyre familjare, mbeshtet fort biznesin per te qene konkurrues, hap vende te reja pune duke mundesuar investime vendase dhe te huaja, aq te domosdoshme per ekonomine tone. Per kete arsye une sot dua ritheksoj me ju disa nga pikat krysore te ketij plani.
Persa i perket sektorit te energjise elektrike, objektivi yne do te jete se pari liberalizimin e sektorit, me fokus cmonopolizimin e tij. Cmonopolizimi i sektorit do te ndermerret sa me pare per t`i dhene frymemarrje hapjes se tregut dhe konkurences se lire, nepermjet:
Liberalizimit të tregut të furnizimit me pakicë – të gjithë klientët e lidhur në tensionin e mesëm do të furnizohen në treg të lirë;
Liberalizimit te tregut me shumicë, krijimi dhe funksionimi i nje burse energjie (APEX), duke terhequr operator ekonomik me reputacion dhe me eksperience ne kete fushe, si dhe krijimin dhe funksionimin e tregut të balancimit dhe shërbimeve ndihmëse, përfshirë opsionet per manaxhimin së kërkesës,
Komercializimi i KESH sh.a. – energjia e prodhuar nga KESH do të përdoret kryesisht për të mbuluar kërkesën në pik me kosto tregu, ku çmimi më i lartë do ta lejoje KESH te zgjeroje portofolin e burimeve gjeneruese te energjise.
Se dyti, nje rregullator i forte dhe reforme strukturale e kompanive publike në sektorin e energjisë elektrike, me qellim mirëadministrimin e tyre, nëpërmjet:
Rritja e pavaresisë së rregullatorit-ERE, fuqizimi i tij me njerëz profesionistë dhe pavaresisë së plotë të politikave financiare të tij, në përputhje me direktivat e BE;
Reforma ne kompanite shteterore te sektorit energjetik do te perqendrohet ne:
Lufte kunder korrupsionit nepermjet transparencës se plote në manaxhimit të fondeve si dhe lufte nepotizmit politik nepermjet vendosjes se manaxherëve me nivel të lartë professional, duke vendosur objektiva te qarte ne administrimin e kompanise,
Në veçanti, reformim thelbesor i OSHEE nëpërmjet:
Implementimit te ndarjes funksionale dhe operative te Operatorit te Sistemit te Shperndarjes nga Furnizuesi i Sherbimit Universal. Pavaresisht angazhimeve te qeverise kundrejt Komisionit Evropian dhe Sekretariatit te Energjise, nje reforme e tille nuk eshte perfunduar.
Ritjes së investimeve efikase në rrjetin e shpërndarjes – kjo do të sjellë një përmirësim të ndjeshëm në humbjet teknike dhe joteknike të shpërndarjes duke ulur gradualisht peshën që zë kosto e shpërndarjes në tarifën fundore të energjisë elektrike;
Persa i perket sektorit te Gazit Natyror
Sektori i gazit natyror do të konsiderohet një sektor strategjik dhe do të mbështetet me politika qeveritare zhvillimi. Ne kete kuader, objektivat tona qe do te jene ne mbeshtetje te plote te strategjise se BE per pavaresine energjetike dhe nxitjen e energjive te pastra, do te synojne:
Gazifikimi e Shqiperise duke filluar nga gazifikimi i Zonave Industriale;
Ndertimin e te pakten 600 MW kapacitet te impianteve TEC qe furnizohen me gazin natyror;
Ndertimin e projekteve prioritare si ai Magjistrali Jon Adriatik dhe Magjistralin Shqiperi Kosove;
Ndertimin e nje stacioni Rigazifikues Gazi te Lengeshem (LNG) me synimin per ta kthyer Shqiperin ne nje hub te rendesishem te LNG dhe porte hyrese ne Evrope;
Terheqjen e investitoreve te huaj (Kapital dhe Kwon How) ne realizimin dhe perfundimin e ketyre prioriteteve;

Ne sektorin minerar, objektivat strategjike te qeverisjes do te mundesojne:
Nderhyrje drastike per permiresimin e klimes se biznesit ne kete sektor dhe rritje ne vlere prej 150% te Investimeve te Huaja Direkte, nepermjet:
ofrimit me “gare” te objekteve minerare sipas konceptit te planifikimit te territorit duke shmangur klientelizmin, monopolin, rritur transparencen, dhe ofruar informacionin e plote gjeologjik,
ofrimit te zonave te hapura sipas parimit “I pari ne kohe, i pari ne te drejta” per veprimtarite e kerkim zbulimit, duke shmangur subjektivizmin dhe nxitur pjesemarrjen per rivleresim te burimeve egzistuese
Dyfishim te kontributit ne PBB te sektorit minerar duke orientuar biznesin drejt:
shfrytezimit te burimeve minerale, per rritje te prodhimit të mineraleve tradicionale dhe diversifikimit te produkteve minerare, bazuar ne projektet e reja ne: nikel, krom, baker, bitum e rera bituminoze
promovimit dhe zgjerimit te gamës së mineraleve qe mund te futen ne qarkullim ekonomik si titan-magnetiteve-vanad-mbajtës, mineraleve te rralle, platinit, plumb-zinkun (bazaltet, fosforitet, anhidritet, olivinitet, xhamit vullkanik, baritit, albitofireve, talkut, gureve dekorative), etj;
Ne sektorin e naftes,
Siguria juridike, faktor shume i rendesishem per investitoret e huaj vecanerisht ne sektorin e naftes, kerkon domosdoshmerisht nje koherence midis ligjeve dhe institucioneve qe kjo industri administrohet. Legjislacioni ekzistues shqiptar ka nje amulli ne kete drejtim. Ligji i Sektorit te Naftes dhe Ligji Fiskal si dhe aktet e tyre nenligjore kane shume mbivendosje dhe kundershti midis njeri tjetrit, Kjo amulli do te qartesohet ne kuadrin ligjor, nenligjor dhe te procedurave administrative te institucioneve te ndryshme. Reforma do te perqendrohet:
Siguri juridike dhe nje sistem fiskal mikprites per investitoret e huaj, nje administrate profesionale dhe e pergjegjeshme per zhvillimin normal afatgjate te aktivitetit te kerkim-prodhimit te hidrokarbureve ndaj ndryshimeve ligjore qe ndikojne ne kete aktivitet.
Permiresimi i imazhit te Shqiperise si nje vend mikprites per investimet ne sektorin e kerkim-prodhimit te hidrokarbureve dhe mbeshtetje per investitoret qe kerkojne te investojne ne aktivitetin e kerkim-prodhimit te hidrokarbureve;
Reformim i kuadrit ligjor qe mbulon aktivitetin e kerkim-prodhimit te hidrokarbureve, duke synuar eliminimin e kostove shtese te panevojshme, pershpejtimin e procedurave gjate zhvillimit te aktivitetit dhe mbeshtetjen me masa lehtesuese ne kohe krizash. Gjithashtu reformim i organizimit insitucional dhe rregullator qe monitoron aktivitetin e kerkim-prodhimit te hidrokarbureve;
Percaktimi i nje politike te qarte dhe te sakte per furnizimin e tregut vendas me nafte bruto te prodhuar ne vend;
Te dashur Miq,
Pas tete viteve te qeverisjes se Rames, te gjithe jane te bindur qe deshtimi i tij eshte perfundimtar. Ai duhet dhe do te largohet. Por edhe pse ky eshte hapi i duhur, ne kemi nevoje per nje lidership te vertete, per reforma te verteta dhe angazhime konkrete.
Dhe e vetmja rruge per te sheruar dhe shendoshur sektorin e energjse, apo ekonomine, shendetesine dhe arsimin, si dhe te gjithe sektoret e tjere jetike te vendit, jane planet e detajuar sot e ditet me pare nga Lulzim Basha.
Une jam besimplote qe sebashku dhe me Lulzim Bashen,
ne do t`ia dalim
Faleminderit

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike eno bozdo programi i pd per energjine eno bozdo programi i pd per energjine

Sondazh

Poll
Politike 24 Shkurt 2021, 10:30

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka mbledhur në zyrën e sëlisë së Partisë Demokratike aleatët për të firmosur marrëveshjen e koalicionit. Ndërkohë që sot...

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë