Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka lëshuar akuza të reja në drejtim të kryebahskiakëve të Partisë Socialiste. Në një deklaratë për mediat, një ditë pasi kandidati i PS-së në Shkodër u pezulluar nga kryeministri Edi Rama, Basha theksoi se Valdrin Pjetri nuk është i vetmi kryebashkiak i Ramës me të shkuar kriminale.
Kryedemokrati listoi 17 emra kryebashkiakësh që sipas tij janë të përfshirë në traik droge, arrestime dhe kanë probleme të ndryshme me drejtësinë.
Basha përmendi emrin e Pjerin Ndreut të cilin e akuzoi se është një njeri nga lista e zezë e ambasadës amerikane për përfshirje në trafiqe, u hoq nga policia me Fatos Nanon, u rikthye deputet me Edi Ramën, u kap në dosjen 184, u kandidua për Bashkinë e Lezhës.
Për Valbona Sakon, kryeopozitari theksoi se ajo është e përfshirë në vjedhjen e votave në bashkëpunim e krimin dhe është përfaqësuese e bandës Dako-Avdylaj me familjarë eksponentë të rëndësishëm të drogës.
Ndër të tjera Basha përmendi edhe emrin e Agim Kajmaku në Vorë të cilin e akuzoi se është një person me dy identitete dhe i përfshirë në veprimtari të paligjshme në Greqi.
“Artur Bushi në Krujë është i dënuar për trafik droge dhe nuk duhet të jetë kryebashkiak
Agim Kajmaku në Vorë është një person me dy identitete dhe i përfshirë në veprimtari të paligjshme në Greqi.
Dionis Ymeraj në Dibër është gjithashtu njeri me të shkuar kriminale. I pushuar për korrupsion dhe nën hetim për korrupsion, i përfshirë në vjedhjen e votave në Dibër, përfaqësues i bandës së Ymer Lalës
Rakip Suli duhet të ishte përjashtuar dhe ndjekur penalisht, kur ishte deputet, për përfitimet e paligjshme në konflit interesi për objektet me qera e me kontrata, por as nuk u përjashtua, as u dënua, por u kandidua.
Tërmet Peci në Tepelenë, Klement Ndoni, të arrestuar në flagrancë nga policia dhe të ndjekur nga prokuroria për qindra kilogramë kanabis.
Edi Rama dhe mercenarët e tij në media dhe kudo, që sot po përpiqen t’i bëjnë dalje Valdrin Pjetrit duke larë duart, nuk patën asnjë fjalë për të thënë për Vangjush Dakon.
E ndaluan edhe SHBA-të të hyjë në Amerikë për korrupsion, por Edi Rama dhe mercenarët e tij nuk thanë asnjë fjalë dhe nuk shkruan asnjë rresht.
Për Damian Gjiknurin e kapur në korrupsion dhe në tentativë për të pastruar para në SHBA, të kapur në dosjen e 184 si koka e operacionit për shoitblerjen e voitave me bandën e Ymer Lalës, Edi Rama dhe mercenarët e tij nuk kanë asnjë koment
Për Jurgis Cyrbjen, përfaqësuesin e bandës së Shullazit në Kuvend, Edi Rama dhe mercenarët e tij nuk kanë thënë asnjë fjalë dhe nuk kanë shkruar asnjë rresht.
Nuk ka thënë e shkruar asgjë as për Ilir Ndrazhin, përfaqësuesin politik në Kuvend të bandës së Avdylajve
As për Rrahman Rrajan, as për Taulant Yaris, as për Ulsi Manjën, Xhemal Qefaliajn, Paulin Sterkajn, të kapur dhe evidentuar në bashkëpunim me bandit për vjedhjen e votave në Dibër, Durrës, Shkodër, Elbasan dhe gjithë Shqipërinë,”- tha Basha më pas.
Lider i PD-së nuk kurseu as vëllain e kryeministrit Edi Rama, Olsin, të cilin e akuzoi se është i përfshirë me protagonistët e trafikantëve të kokainës në fabrikën e Xibrakës.
E vërteta është se të gjithë këta i mbrojti Edi rama, se kështu mbron të vëllain e tij Olsin e përfshirë drejtpërdrejt me protagonistët e fabrikës së kokainës në Xibrakë
Deklarata e plotë e Lulzim Bashës
Problemi i Valdrin Pjetrit nuk eshte individual. Rama kërkon t’ia hedhe Shkodres dhe Shqiperise
Zgjidhja që kishte Edi Rama për Shkodrën ishte të bënte qytetar të parë të Shkodrës një trafikant droge, një kryebashkiak të krimit. T’u vinte në krye shkodranëve një 6 përqindësh, kryebashkiak të pakicës së pakicës.
Sot ka një përpjekje të shfrenuar për ta shitur Valdrin Pjetrin. Rama i pari e shiti menjëherë dhe sot ka lëshuar mercenarët në media që ta sulmojnë. Janë ata që i bënë propagandë Shkodrës me muaj , ata që i hynë me dhunë Shkodrës për t’i imponuar Valdrin Pjetrin, sot, befas, kanë zbuluar se Valdrini nuk qenka më i denjë për Shkodrën.
E gjithë propaganda e Edi Ramëspo përpiqet ta trajtojë këtë një problem individual, si mungesë inteligjence e një njeriu që desha t’ia hidhte Ramës dhe popullit.
Në fakt i padenjë për Shkodrën dhe për gjithë Shqipërinë është Edi Rama.
Ai që po përpiqet t’ia hedhë Shkodrës dhe gjithë Shqipërisë është Edi Rama
Valdrinin e çoi në Shkodër Edi Rama, duke e ditur se kush ishte edhe vëllai i tij, duke inaugurar hotelin e drogës.
Dhe me qëllimin që ai të garantonte trafikun e drogës
dhe të qenieve njerëzore në rrugën e Ballkanit
E cila kalon përmes Shkodrës
Për Valdrinin, Edi Rama hyri në Shkodër i armatosur me forca speciale.
Për Valdrinin, Edi Rama ishte i gatshëm të fuste Shkdorën në përplasje civile
Për Valdrinin, Edi Rama e provokoi Shkodrën me një 2 prill të dytë.
Edi Rama e dinte shumë mirë kush ishte Valdrini, por atij i duhej pikërisht Valdrini në Shkodër, siç e tha pak ditë më parë si kryetar i bashkise dhe si drejtues politik në Shkodër.
Tani Rama po përpiqet me shpejtësi të lajë duart. Në të vërtetë Pjetri dhe rasti i tij do të ishte i parëndësishëm, nëse e vërteta do të ishte siç thonë mercenarët e Edi Ramës. Por e vërteta është ndryshe.
E para, rasti i Valdrinit nuk është rast i shkëputur. Sot, një pjesë e mirë e të gjithë kryebashkiakëve, që Edi Rama u imponoi me dhunë shqiptarëve janë me të shkuar kriminale ose me lidhje të tanishme kriminale.
Pjerin Ndreu në Lezhë një njeri nga lista e zezë e ambasadës amerikane për përfshirje në trafiqe, u hoq nga policia me Fatos Nanon, u rikthye deputet me Edi Ramën, u kap në dosjen 184, u kandidua për Bashkinë e Lezhës.
Valbona Sako në Durrës është e përfshirë në vjedhjen e votave në bashkëpunim e krimin dhe është përfaqësuese e bandës Dako-Avdylaj me familjarë eksponentë të rëndësishëm të drogës.
Artur Bushi në Krujë është i dënuar për trafik droge dhe nuk duhet të jetë kryebashkiak
Agim Kajmaku në Vorë është një person me dy identitete dhe i përfshirë në veprimtari të paligjshme në Greqi.
Dionis Ymeraj në Dibër është gjithashtu njeri me të shkuar kriminale. I pushuar për korrupsion dhe nën hetim për korrupsion, i përfshirë në vjedhjen e votave në Dibër, përfaqësues i bandës së Ymer Lalës
Rakip Suli duhet të ishte përjashtuar dhe ndjekur penalisht, kur ishte deputet, për përfitimet e paligjshme në konflit interesi për objektet me qera e me kontrata, por as nuk u përjashtua, as u dënua, por u kandidua.
Tërmet Peci në Tepelenë, Klement Ndoni, të arrestuar në flagrancë nga policia dhe të ndjekur nga prokuroria për qindra kilogramë kanabis.
Në krye të pushtetit lokal Rama po mundohet të imponojë sot përfaqësues të krimit dhe të pakicës kudo në Shqipëri
Edi Rama dhe mercenarët e tij në media dhe kudo, që sot po përpiqen t’i bëjnë dalje Valdrin Pjetrit duke larë duart, nuk patën asnjë fjalë për të thënë për Vangjush Dakon.
E ndaluan edhe SHBA-të të hyjë në Amerikë për korrupsion, por Edi Rama dhe mercenarët e tij nuk thanë asnjë fjalë dhe nuk shkruan asnjë rresht.
Për Damian Gjiknurin e kapur në korrupsion dhe në tentativë për të pastruar para në SHBA, të kapur në dosjen e 184 si koka e operacionit për shoitblerjen e voitave me bandën e Ymer Lalës, Edi Rama dhe mercenarët e tij nuk kanë asnjë koment
Për Jurgis Cyrbjen, përfaqësuesin e bandës së Shullazit në Kuvend, Edi Rama dhe mercenarët e tij nuk kanë thënë asnjë fjalë dhe nuk kanë shkruar asnjë rresht.
Nuk ka thënë e shkruar asgjë as për Ilir Ndrazhin, përfaqësuesin politik në Kuvend të bandës së Avdylajve
As për Rrahman Rrajan, as për Taulant Yaris, as për Ulsi Manjën, Xhemal Qefaliajn, Paulin Sterkajn, të kapur dhe evidentuar në bashkëpunim me bandit për vjedhjen e votave në Dibër, Durrës, Shkodër, Elbasan dhe gjithë Shqipërinë.
As për bandën e Xibrakës, bandën e fabrikës së kokainës, ku kanë dalë nga burgu autorët kryesorë. Pse kanë dalë?
Kush nuk e mban mend më Estref Halili nga Kolonja e Lushnjës u shty drejt vetëvrasjes në paraburgimin e stërzgjatur për një cigare hashash, ndërkohë që krerët e bandës së kokainës u shoqëruan nga policia drejt arratisë dhe ata që u kapën tashmë janë liruar.
E vërteta është se të gjithë këta i mbrojti Edi rama, se kështu mbron të vëllain e tij Olsin e përfshirë drejtpërdrejt me protagonistët e fabrikës së kokainës në Xibrakë
E vërteta është se lidhja e Edi Ramës me krimin është një lidhje e përhershme.
Kush mendon se Rama mund të korrigjohet, është naiv dhe i rrezikshëm.
Unë e di që problemi kryesor që ndjejnë shqiptarët është ekonomia, varfëria, papunësia, të cilat godasin direkt jetët e shqiptarëve. Shqipëria ka shumë mundësi për të gjithë. Shqipëria ka mundësi të mos ketë papunësi, të mos ketë varfëri, por kjo gjë kërkon që qeveria të punojë për njerëzit, që ekonomia të ofrojë mundësi për të gjithë.
Kjo nuk mund të arrihet me një politikë të kapur nga krimi dhe nga një grusht oligarkësh.
Një qeveri e pakicës punon për pasurimin e pakicës. Një qeveri që vjen në pushtet nga krimi dhe mbahet në pushtet nga krimi do t’i shërbejë krimit.
Një qeveri që vjen në pushtet me paratë dhe mbështetjen e oligarkëve, do t’u shërbejë oligarkëve
Shikoni bumin e ndërtimit në Tiranë. Shikoni kocnesionet kriminale me kosto të fryra në mënyrë marramëndëse. Janë të gjitha shërbimi dhe favoret që Edi Rama u bën krimit dhe oligarkëve. Ato janë varfërim i shqiptarëve të thjeshtë.
Edi Rama nuk i ka shërbyer kurrë popullit dhe nuk do t’i shërbejë kurrë popullit. Ai është kryeminsitri i krimit, kyeministri i oligarkëve dhe do jetë i tillë deri në ditën e fundit që do të jetë në pushtet.
Vetëm një qeveri qe vjen me votën e lirë të njerëzve, të popullit, punon për popullin. Ndaj përpjekjet tona për ekonominë, për punësimin, për përparimin do të japin rezultat vetëm kur të zgjidhim problemin e madh politik: Çlirimin e politikës nga krimi dhe oligarkët
Ata që mendojnë se Edi Rama mund të kufizohet, mund të reformohet apo mund të korrigjohet, janë, në rastin më të mirë, naivë të rrezikshëm. Edi Rama është i zhytur në krim dhe mbijetesa e tij politike është e lidhur me krimin. Edi Rama duhet të ikë.
Edhe pas ikjes së tij Shqipërisë do t’i duhen përpjekje titanike për të çrrënjosur modelin kriminal që ka instaluar ai në Shqipëri dhe për të kuruar plagët e korrupsionit. Por rrugë tjetër nuk ka.
Pastrimi i sistemit tonë politik, largimi njëherë e mirë i drejtimit kriminal të qeverisje, është shpresa dhe rruga e sigurtë për një Shqipëri që i takon të gjithë qytetarëve të saj.
Një ditë më parë Partia Demokratike publikoi dokumentet ku sipas tyre vërtetohet se kryebashkiaku i Shkodrës ka qenë dënuar me 18 muaj burg në Itali për drogë. Gjithashtu PD-ja ka paralajmëruar një protestë që pritet të zhvillohet sot në Shkodër, kundër Pjetrit. Vetë Pjetri u shpreh se po pret vendimin e përfundimit të procesit të verifikimit të figurës nga ana e autoriteteve zyrtare shqiptare dhe italiane.
Në lidhje me këtë lajm ka pasur reagime nga Partia Socialiste dhe nga vetë kryetari i saj, Edi Rama ka pezulluar Pjetrin nga strukturat e PS-së deri në verifikimin e rastit nga Prokuroria.
(f.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Zëvendës kryeministri Erion Braçe ka publikuar një denoncim në rrjetet e tij sociale, kundrejt një gjyqtari që ka hequr bllokimin e diskos “...
Lezhë- Ditën e sotme është betuar kryetari i ri i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu dhe njëkohësisht është konstituuar Këshilli Bashkiak. I pranishëm në këtë cer...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha vijon me denoncimet e tij në rrjetet sociale. Para disa orësh, Berisha ka publikuar një video ku shihet një helikopte...
Shkodër- Sot nga Partia Socialiste është vendosur që të shtyhet konstituimi i Këshillit Bashkiak të Shkodrës. Ky vendim është marrë pasi pritet përgjigjja e Pro...
Shkodër- Shtyhet konstituimi i Këshillit Bashkiak të Shkodrës. Konstituimi i kësaj bashkie ishte parashikuar të bëhej më 20 gusht por është shtyrë pasi pritet p...
Shkodër- Kryetarja në ikje e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi në një intervistë për gazetën “Shekulli” ka deklaruar se nuk do të dorëzojë bashkinë.Ajo është shpr...
Shqipëri- Presidenti Ilir Meta vijon ende të jetë me pushime bashkë me familjen e tij në malet e Prevallës. Ai ka postuar së fundmi një foto me kryetaren e LSI...
TROPOJË- Pas drejtimit prej vitesh nga PD, Bashkia e Tropojës tashmë do të drejtohet nga një socialist.Ditën e sotme është konstituuar këshilli bashkiak i ...
TIRANË– Kandidati i PS-së për Shkodrën, Valdrin Pjetri akuzohet nga PD-ja, e cila ka publikuar edhe disa dokumente, se ka qënë i arrestuar në Itali për tra...
TIRANË– Ngritja e një memoriali për qytetarët turq të rënë gjatë grushtit të shtetit kundër presidentit Recep Erdogan ka qënë temë debati në politikë...